
Investimet e emigrantėve qė kanė vėnė prona apo pasuri tė paligjshme nė Shqipėri, gjatė aktiviteteve kriminale nė tė gjithė botėn, do tė sekuestrohen. Pasuria do tė kalojė shtetit ku ka ndodhur vepra penale. Nė fillim tė muajit shkurt ka hyrė nė fuqi ligji Pėr marrėdhėniet juridiksionale me autoritetet e huaja, ku detajohen tė gjitha tė dhėnat qė duhet pėr tė sekuestruar njė pronė nė Shqipėri pėr llogari tė gjykatave dhe shteteve tė huaja.
Me kėrkesė tė autoriteteve gjyqėsore tė huaja, gjykatat shqiptare mund tė vendosin sekuestrimin e sendeve tė konfiskueshme qė ndodhen nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, pėr tė cilat ėshtė dhėnė njė vendim sekuestrimi nė shtetin kėrkues. Megjithatė, vendimi ankimohet nė gjykatėn mė tė lartė brenda 10 ditėve nga dita e nesėrme e marrjes sė dijenisė. Kėrkesa pėr vėnien e sekuestros ekzekutohet nga gjykata vendase, nė pėrputhje me Kodin e Procedurės Penale. Kur njė palė e tretė, qė ka fituar tė drejta nė mirėbesim, njė autoritet shtetėror apo njė palė e dėmtuar qė ka vendbanimin nė Shqipėri, pretendon pronėsinė mbi sendet, dokumentet apo fitimet nga pronat, dėrgohen vetėm nėse gjykatat e huaja garantojnė kthimin e tyre nė fund tė procedimeve nė lidhje me provat, thuhet nė ligjin qė ėshtė miratuar me urgjencė nga qeveria dhe tashmė ka hyrė nė fuqi.
Pronat e kėrkuara Sendet e sekuestruara u dėrgohen gjykatave tė huaja me kėrkesėn e tij, nė pėrmbushje tė letėr-porosisė pėr tu konfiskuar ose pėr tiu kthyer pronarit tė ligjshėm. Kėto sende pėrfshijnė: sendet e pėrdorura pėr kryerjen e njė vepre penale; sendet qė rrjedhin nga kryerja e njė vepre penale apo vlera e barabartė me to; fitimet nga njė vepėr penale apo vlera e barabartė me to; sende tė tjera tė dhėna me qėllim nxitjen pėr kryerjen e njė vepre penale, si edhe shpėrblimet pėr njė vepėr penale, thuhet nė projektligj. Sipas tij, dėrgimi mund tė realizohet nė ēdo fazė tė procedimit penal dhe vetėm bazuar nė njė vendim tė autoritetit tė huaj gjyqėsor. Por sendet apo fitimet nga pronat mund tė mbahen nė mėnyrė tė pėrhershme nė Shqipėri nėse pronari i tyre ka banimin ose qėndrimin nė Shqipėri, ka pretendime serioze nė lidhje me fitimet pėr kėtė aktivitet apo pronė.
Kontrolli i personave
Bazuar nė njė kėrkesė tė shtetit kėrkues, gjykata, nė ēdo moment gjatė procedurave tė ekstradimit, mund tė urdhėrojė kontrollin e personit, i cili ėshtė privuar nga liria, qė kėrkohet ekstradimi, kontrollin e ambienteve dhe sekuestrimin e sendeve. Sendet e mėposhtme qė gjenden nė zotėrim tė personit tė privuar nga liria, pėr tė cilin kėrkohet ekstradimi, i dorėzohen shtetit kėrkues me kėrkesė tė tij: sendet qė do tė shėrbejnė si prova; sendet qė janė pėrfituar si rezultat i veprės penale dhe qė gjenden nė zotėrimin e personit tė kėrkuar nė momentin e kapjes ose qė zbulohen mė vonė, thuhet nė ligjin qė Ministria e Drejtėsisė do tė zbatojė me tė gjitha kėrkesat e gjykatave tė huaja. Sipas tij, dorėzimi i sendeve tė pėrmendura bėhet edhe nėse dorėzimi i personit, ndonėse ėshtė miratuar, nuk mund tė kryhet pėr shkak tė vdekjes ose sėmundjes sė personit tė kėrkuar. Nėse sendet pėrkatėse i janė nėnshtruar sekuestros ose konfiskimit nė territorin e Shqipėrisė, ato mund tė ruhen pėrkohėsisht nė lidhje me procedimin penal tė papėrfituar ose mund ti dorėzohen shtetit kėrkues me kusht qė ato tė kthehen.



Menu
Kategoria
Komentet e Fundit
Sondazhe






Temat e Fundit
Firefox 4 me Multitouch!
Firefox 4 tashme ka kaluar ne versionin e trete te betes, por akoma nuk eshte gjithēka e vendosur. Gjerat mund te ndryshojne si ne pamjen e programit dhe performance.
13-08-2010 08:21 PMNje veēori qe doja