Lirenti.com Forum: Gjithēka qė duhet tė dini mbi kompjuterat, mbi sportin, argėtimin, bukurinė, muzikėn, romancėn dhe tė tjera.

Pyetni nė forum pėr tė pasuruar dijet tuaja, gjithashtu lexoni artikujt, programet pėr kompjutera, blogun, shikoni filma online, vendosni foto nė album ose bėni njė tour tė faqes. Ju mirėpresim!

  • Femije te Padukshem!



    Prej kater vitesh, disa femije ne Tirane kane bere kontrate me vehten, te arratisur nga kushtet e veshtira te familjes, e vetmja shprese mbijetese per ta eshte nje rruge ne kryeqytet.


    Cdo mbremje i gjen trotuareve, ne zonat me te populluara te Tiranes, ku ushtrojne nje profesion te cuditshem sic eshte ai i ofrimit te vendeve te parkimit. Secili prej tyre mbart nje histori te hidhur. Ylli tani eshte 17 vjec, pas ndarjes se nenes me babain, ai preferoi me mire te ishte i lire, i pakushtezar, larg bashkejeteses me njerkun.



    “Ne familje kishim shume probleme. Babai beri 6 vjet burg, nena u martua me nje tjeter dhe une nuk kisha ku te rrija. Nuk me pranonte njerku dhe dola nga shtepia”, pohon ai. Ashtu si neper filma, ku sekuenca te tilla te kujtojne shmangien nga rreziku, keta femije, diku ne zemer te Tiranes gjejne mundesine per t’u prehur pak ore prane njeri-tjetrit.



    Njeri prej tyre, Sokoli thote se ne keto kushte ka patur raste te ishte edhe i semure. Keta femije, edhe ne kete menyre jetese, mundohen t’i marrin asaj me te miren. Ylli thote se nuk i kane munguar dhuratat per Vitin e Ri, ndersa pasioni i tij, sikunder te gjithe bashkemoshataret, eshte interneti.



    “Me dhuruan nje pale atlete, ndersa televizor shikoj ne internet”, shprehet ai. Te uritur, te mbetur ne meshiren e atyre qe pranojne t’u japin lemoshe, hera-heres te kushtezuar nga moti me shi apo i ftohti, mbijetesa e tyre ka vetem nje emer, rruga e mbushur me makina dhe nje karabina qe ne gjuhen e tyre te perditshme quhet “Dy katesh“. Deshira e tyre me e madhe eshte te kene nje shtepi. Edhe pse nuk kane ndjekur shkolle, kur i pyet per te drejtat e tyre ata t`i rendisin sikur te ishin te rritur.




    Burimi:Top-Channel
    Ky artikull e ka origjinėn nga tema e Forumit: Femije te Padukshem! filluar nga Kliton Shiko Postimin Origjinal
    Komente 3 Komente
    1. Maska e Donnaa
      Me te vertet me vjen shum keq per keta femij
    1. Maska e Kliton
      Shume keq me vjen dhe mua per keto femije te pa shprese,mendoj se shteti duhet te veproj me cfare do lloj menyre qe keto femije te kene nje te ardhme si te gjithe femijet e tjere.
    1. Maska e noemi84
      Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Kliton Lexo postimin
      Shume keq me vjen dhe mua per keto femije te pa shprese,mendoj se shteti duhet te veproj me cfare do lloj menyre qe keto femije te kene nje te ardhme si te gjithe femijet e tjere.
      Klinton shteti qe kur ka ardhe "DEMOCRAZIA" nuk ka ven asnjeher dor me ndihmuar femijet jetim te jetimoreve qe sa mbushin te 18 duhet te largohen dhe te perballen me jeten, pa pune, pa shtepi e pa mbeshtetje..jo mo per keta femij qe e kane nje familie por jan larguar vete per probleme te ndryshme.. shum keq. me te vertete qe komunizmin nuk e duam por ama ne ate kohe jetimet qe mbushnin moshen 18 , i jepnin shtepi, i shkollonin dhe i siguronin punen, Tani jetimet e shkrete vrasin veten nga halli..