• Del Bosque: Jemi Spanja e Euro 2008

    Pėrzgjedhėsi i Spanjės, Vicente del Bosque, duket tė ketė marrė kurajė nga ‘oktapodi’ i famshėm, pasi nė konferencė pėr shtyp ka folur pėr tė kaluarėn dhe pėr filozofinė e pandryshuar tė skuadrės sė tij.



    “Gjermania gjithmonė ka qenė nėpėr finalet, ne kėtė e dimė nga fėmijėria. Le tė shohim nėse kėto rekorde janė tė vėrteta apo jo. Ėshtė e vėrtetė se Spanja nuk ka qenė e turneve tė mėdha deri tani. Dy vite ėshtė kohė e gjatė, por ne nuk kemi tentuar ta fshijmė tė kaluarėn. Ne tentojmė ta ndjekim tė njėjtėn rrugė me disa ndryshime sepse stagnimi nuk ėshtė i mirė. Por, ne nuk e kemi harruar tė kaluarėn. Nuk ka shumė dallime nė krahasim me Euro 2008. Sidoqoftė, ėshtė e vėrtetė se tani kemi qenė mė tė ērregulluar”.

    “Gjermania ka aftėsi tė mira kundėrsulmuese, mbrojtje tė mirė dhe individė tė mirė. Ne jemi dy ekipe tė forta qė e prezantojmė mėnyrėn se si luhet futbolli nė Evropė. Ne jemi dy ekipe tė ndryshme. Ata janė mė tė drejtpėrdrejtė dhe mė vertikalė, kurse ne pėrhapemi mė shumė nė sulmet tona. Ata kanė lojtarė tė cilėsisė sė lartė. Lahm, Schweinsteiger, Klose, Ozil, tė gjithė kėta mund ta bėjnė diferencėn”, deklaroi Del Bosque
  • Sponsor