• Rriten tarifat e telefonisė fikse nė Shqipėri

    Tarifat e telefonisė fikse pritet tė rriten pėrsėri. Sipas vendimit mė tė fundit tė Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike dhe Postare, qė nga data 1 shtator tarifa e pajtimit mujor do tė arrijė nė 530 lekė, nga 430 lekė qė ėshtė aktualisht.

    Tarifat e thirrjeve lokale brenda rrjetit Albtelecom, nė orar tė zakonshėm, do tė rriten nė 3.6 lekė, nga 3 lekė qė janė aktualisht. Ulje do tė pėsojnė tarifat e thirrjeve kombėtare brenda rrjetit Albtelecom, qė do tė bien nė 7.7 lekė, nga afro 9 lekė qė kushtojnė aktualisht.



    Ulje tė lehtė do tė pėsojnė edhe tarifat e thirrjeve drejt rrjeteve celulare, qė nė brezin orar tė zakonshėm do tė kushtojnė 31.3 lekė, nga 32.7 lekė qė kushtojnė sot.

    Tarifat e reja u vendosėn nė kuadėr tė shpalljes pėrsėri tė Albtelecom si operator me fuqi tė ndjeshme nė treg, ēka e bėn shoqėrinė mė tė madhe tė telefonisė fikse subjekt tė rregullimit tė tarifave me shumicė dhe me pakicė. Sipas ekspertėve tė AKEP, kėto ndryshime janė nė kuadrin e ribalancimit tė tarifave, nė pėrputhje me kostot.

    Veēanėrisht nė rastin e Albtelecom tarifat kanė qėnė mjaft problematike, sepse pėr vite tė tėra tarifat kanė qėnė nėn kosto, madje ka munguar edhe njė informacion i mirėfilltė nė lidhje me kostot e operatorit kombėtar tė teleonisė fikse

    Sė fundmi, AKEP ka marrė rezultatet paraprake tė metodologjisė sė re tė matjes sė kostove pėr Albtelecom, e pėrgatitur kjo nga njė shoqėri e specializuar e kontraktuar nga AKEP.
    Nga raporti paraprak rezulton se kosto e tarifės sė pajtimit mujor tė Albtelecom ėshtė rreth njė mijė lekė nė muaj, tarifė qė pritet t’i vendoset konsumatorit vitin e ardhshėm.

    AKEP vlerėson se ribalancimi i tarifave ėshtė i domosdoshėm pėr t’i dhėnė stiumujt e duhur Albtelecom pėr tė investuar nė zgjerimin e rrjetit. Shqipėria ėshtė vendi me penetrimin mė tė ulėt tė telefonisė fikse nė Europė me mė pak se 12%.

    Shtimi i investimeve pėr zgjerimin e rrjetit do t’i jepte mundėsinė njė numri mė tė madh familjesh shqiptare tė kishin akses nė telefoninė fikse. Njė problem tjetėr, sipas ekspertėve, ėshtė se tarifat nėn kosto tė Albtelecom shtermbėrojnė konkurrencėn nė dėm tė operatorėve tė tjerė mė tė vegjėl tė telefonisė fikse.
  • Sponsor