• Ambasadori i ri amerikan

    Kandidati i zgjedhur nga presidenti amerikan Barak Obama pėr tė qenė ambasador i Shteteve te Bashkuara nė Shqipėri, Aleksandėr Arvizu foli nė seancėn pėr konfirmimin e tij nė Komitetin pėr Marrėdheniet e Jashtme nė Senat, pėr tė shpjeguar misionin e ardhshėm dhe pėr tė ēuar mė tej, siē tha ai, interesat e SHBA-sė nė Shqipėri.

    Ai e konsideroi vendin tonė njė histori suksesi si dhe i bėri thirrje klasės politike tė lėrė mėnjanė rivalitetin pėr t’u pėrqėndruar tek njerėzit e thjeshtė.



    “Nganjėherė duket se klasa politike ėshtė mė e shqetėsuar nė rivalitetet e saj sesa me mirėqenien e qyterarėve tė thjeshtė. Pėr njė moment tė shkurtėr, pėrpara zgjedhjeve parlamentare tė 2009-ės, ishim dėshmitarė tė njė sensi jetėshkurtėr tė shpirtit bipartizan. Vėzhguesit objektivė ndėrkombėtarė i vlerėsuan kėto zgjedhje si reflektuese tė vullnetit tė popullit. Pėr fat tė keq, Shqipėria mbetet e mbėrthyer nė trashėgiminė e politikės ku ka vetėm tė fituar ose vetėm tė humbur dhe ku ka njė mosbesim tė thellė mes shumicės dhe opozitės. Njė dialog konstruktiv mes palėve ėshtė shumė i vonuar dhe do ta ndihmonte Shqipėrinė pėr tė vėnė nė punė talentin e lindur dhe shkathtėsinė e saj pėr ta ēuar pėrpara”, ėshtė shprehur Arvizu.

    Sa i takon zhvillimit ekonomik, Arvizu pėrmendi Shqipėrinė si njė ndėr dy vendet nė Europė qė gjatė vitit 2009 shėnoi rritje ekonomike, ēka, sipas tij, parashikohet edhe kėtė vit. Por siē tha ai, mė shumė duhet bėrė nė Shqipėri.

    “Si njė shtet aleat i NATO-s, Shqipėria duhet tė aderojė nė parimet mė tė larta tė Aleancės. Respekti i plotė pėr sundimin e ligjit dhe institucionet e pavarura ėshtė ende i dobėt, ndėrsa korrupsioni ende i lartė”, tha Arvizu.

    Ai foli edhe pėr rolin e Shqipėrisė nė rajon.

    “Shqipėri ėshtė njė avokat i fortė i integrimit tė Ballkanit Perėndimor nė bashkėsinė euro-atlantike, duke patur njė fushatė pėr tė kultivuar marrėdhėniet e mira me dhe ndėrmjet fqinjėve, pėrfshirė Serbinė dhe Kosovėn. Nė tė njėjtėn kohė, Shqipėria ėshtė njė pėrkrahės kyē i politikės sonė pėr tė shtuar njohjet diplomatike tė Kosovės”, deklaroi Arvizu.

    Ai vlerėsoi kontributin ushtarak tė Shqipėrisė nė Afganistan nė kuadėr tė forcės ISAF si dhe pėrmendi ndihmėn e ofruar nė rastin e strehimit tė tė burgosurve tė Guantanamos.

    Ambasadori Arvizu do tė zėvendėsojė nė kėtė detyrė Xhon Uidhers.

    Arvizu ėshtė diplomat karriere i Shėrbimit tė Huaj, nė rangun e kėshilltarit ministror. Aktualisht, ai ėshtė drejtor i zyrės sė zhvillimit tė karrierės dhe pozitave tė Departamentin amerikan tė Shtetit. Mė parė ka qenė zėvendėsndihmės sekretar nė Zyrėn e Ēėshtjeve tė Azisė Lindore dhe Paqėsorit. Aleki ka qenė gjithashtu zėvendėsshef misioni nė Bangkok tė Tailandės dhe nė Pnom Pen tė Kamboxhias. Ai ka shėrbyer edhe nė vende tė tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Kėtu nė Uashington ai ka punuar nė Kėshillin e Sigurimit
  • Sponsor