• Shqiptarėt levizin pa viza nga 15 dhjetori

    Shqiptarėt e pajisur me pasaporta biometrike pritet tė lėvizin lirshėm, pa viza, nga data 15 dhjetor e kėtij viti.

    Burime konfidenciale treguan pėr TCH se, nė rast tė njė vendimi pozitiv nga Kėshilli i Ministrave tė Brendshėm nė 8 nėntor, botimi nė fletoren zyrtare europiane ėshtė pėrcaktuar, paraprakisht, tė bėhet nė datėn 14 dhjetor dhe hyrja nė fuqi e tij qė nė sekondat e para pas mesnate, nė 15 dhjetor.




    Kjo gjė u vendos nė mbledhjen e sotme tė sekretariatit qė mbulon publikimin e vendimeve tė BE-sė nė fletoren zyrtare.

    Ky pėrcaktim rrėzon atė qė thuhej deri mė sot, se hyrja nė fuqi e vendimit pėr heqjen e vizave afatshkurtra realizohet 20 ditė pas botimit nė fletoren zyrtare, duke ndjekur shembullin e 3 vendeve tė tjera tė Ballkanit njė vit mė parė, tė cilat pėrfituan nga regjimi pa viza nė 19 dhjetor, njė dite pas botimit nė atė kohė tė vendimit nė fletoren zyrtare.

    Njė lajm tjetėr pozitiv ėshtė ai qė ndikon nė pėrshpejtimin e procesit dhe qė ka tė bėjė me fillimin e punės sė pėrkthimit nė 22 gjuhėt zyrtare tė Unionit tė propozimit legjislativ tė Komisionit, menjėherė pas votės nė seancė plenare tė Parlamentit Europian, tė enjten e kaluar, mė 7 tetor.

    Tashmė, fjala e fundit pėr finalizimin e kėtij procesi i mbetet ministrave tė Brendshėm tė BE-sė, tė cilėt e kanė pėrfshirė kėtė cėshtje nė takimin e datės 8 nėntor, nėn emertimin "falls B", qė nga fjalori teknik i BE-sė nė shqip pėrkthehet si, temė e hapur pėr vėrejtje apo deklarata politike nga ato vende anėtare qė do ta dėshironin njė gjė tė tillė/top-channel.tv
    Komente 1 Koment
    1. Maska e ReniX
      ReniX -
      wow, e vertet! por sdo me besohet derisa te vije 15 dhjetori