• Borxhi i Shqipėrisė 3.3 miliardė euro

    Tė dhėnat zyrtare tregojnė se detyrimet financiare tė Shqipėrisė ndaj vendeve tė tjera po rriten nga viti nė vit.

    Njė raport i fundit i Bankės sė Shqipėrisė, i cili bėn njė analizė tė hollsishme tė borxhit tė jashtėm vėren se detyrimet e Shqipėrisė, krahasuar me vitin 2003 janė rritur me 2.6 herė.



    Nė fund tė vitit, 2009, borxhi jashtėm bruto i vendit arriti nė 3.3 miliardė euro, nga tė cilat gjysma i pėrket qeverisė, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė borxh i marrė nga sektori privat. I shprehur ndaj Produktit tė Brendshėm Bruto, borxhi i jashtėm zė aktualisht 38.2 pėr qind tė PBB-sė. Edhe pse ky tregues quhet i qėndrueshėm pėr sa kohė ėshtė poshtė nivelit 50 pėr qind, shqetėsimi lidhet me faktin se nė Shqipėri ky tregues po shfaq rritje tė vazhdueshme.

    Vetėm nė 6 vjet borxhi i jashtėm bruto u rrit ndaj Produktit Kombėtar me 13.1 pėr qind, duke kėrcyer nga 25.1 pėr qind e PBB-sė qė ishte nė vitin 2003 nė 38.2 pėr qind nė fund tė vitit tė kaluar. Nėse borxhi i jashtėm do tė vazhdoj tė rritet me kėto ritme, edhe gjatė viteve nė vazhdim, shumė shpejt shqipėria mund tė afrohet kufijve kritik. Nėse pas viteve 2000 borxhi i jashtėm i vendit ėshtė rritur mesatarisht me 200 milionė euro nė vit, nė dy vitet e fundit tė marrė sė bashku ai u rrit me gati 1.3 miliardė euro.

    Rritja e shpejtė e detyrimeve me jashtė ėshtė edhe njė nga arsyet se pse banka e shqipėrisė, po hedh sė fundmi idenė e njė debati kombėtar pėr rishikimin e modelit ekonomik./top-channel.tv
    Komente 1 Koment
    1. Maska e ramizz
      ramizz -
      na epni ne ca leke re se na duhen:confused
  • Sponsor