• Ulet interesi ne Bankat Shqiptare

    Nė Shqipėri guvernatori i Bankės Qendrore Ardian Fullani njoftoi sot vendimin e Kėshillit Mbikqyrės sė bankės pėr tė ulur sėrish me 0,25 pikė pėrqindje normėn bazė tė interesit. Kjo ėshtė ulja e katėrt qė banka ėshtė detyruar tė bėjė nė harkun e 6 muajve tė fundit



    Guvernatori Fullani shpjegoi se Banka gjykon se nė vazhdim tė lehtėsimeve tė mėparshme tė politikės monetare ulja e fundit do tė krijojė kushte mė tė pėrshtatshme monetare, pėr respektimin e objektivit tė inflacionit si dhe pėr nxitjen e aktivitetit ekonomik tė vendit.

    Vendimi i sotėm i Bankės u ndikua fort edhe nga rėnia e madhe qė inflacioni shėnoi nė muajin shkurt kur zbriti papritur nė kuotėn e 0,6 pėrqind. Duke folur pėr zhvillimet ekonomike nė vend, guvernatori tha se aktiviteti ekonomik nė tre muajt e parė tė vitit pritet tė rritet ngadalė.

    Pasiguria dhe paqartėsitė kanė bėrė qė konsumatori shiptar tė vazhdojė tė shfaqė tendenca drejt kursimit, ndėrsa biznesi nga ana e tij ka ulur investimet. Ekspoertet dhe importet shėnuan njė rėnie tė fortė nė dy muajt e parė tė vitit ndėrkohė qė sipas Bankės edhe kontributi i kėrkesės sė huaj vlerėsohet i dobėt si pasojė e ngadalėsimit ekonomik nė vendet partnere tė Shqipėrisė

    Burimi-Voa
    Komente 2 Komente
    1. Maska e aliu
      aliu -
      kjo tregon nji rritje marramendese te ekonomise shqiptare e kuptoni ju mo sa e kemi rritur mireqenien ne ,opopo lene fare
    1. Maska e ReniX
      ReniX -
      Statistikat zyrtare para disa ditesh thuheshin se ekonomiua ne Shqiperi pesoi rritje ne pjesen e dyte te 2011-tes!
  • Sponsor