• Tė drejtat e njeriut nė Shqipėri

    Mė 8 maj 2011, Shqipėria mbajti zgjedhje vendore, tė cilat Organizata pėr Sigurimin dhe Bashkėpunimin nė Evropė (OSBE), i cilėsoi si konkurruese dhe transparente, por gjithsesi shumė polarizuese, pėr shkak tė mosbesimit mes partive politike nė qeveri dhe nė opozitė.

    Korrupsioni nė tė gjitha degėt e qeverisjes, dhe veēanėrisht nė sistemin gjyqėsor, mbeti njė problem serioz. Njė mjedis tepėr i polarizuar elektoral i karakterizuar nga incidente mashtrimi dhe numėrime tė kontestuara penguan tė drejtėn e qytetarėve pėr tė ndryshuar qeverinė e tyre lirisht. Probleme tė rėndėsishme gjatė vitit tė kaluar ishin gjithashtu rrahjet nga policia dhe keqtrajtime tė tjera tė personave tė dyshuar gjatė ndalimit dhe marrjes nė pyetje, nganjėherė pėr tė nxjerrė pohime.

    Probleme tė tjera tė tė drejtave tė njeriut gjatė vitit tė kaluar pėrfshinin disa raste keqtrajtimesh fizike nė qendrat e paraburgimit tė policisė, dhunė familjare dhe diskriminim kundėr grave e fėmijėve, abuzime dhe diskriminim nė bazė tė statusit tė pakicave etnike dhe tė orientimit seksual apo identitetit gjinor. Pati gjithashtu raporte pėr raste trafikimi personash.



    Qeveria jo gjithmonė ndėrmori hapa pėr tė ndjekur penalisht zyrtarėt tė cilėt kryen abuzime. Shumė zyrtarė tė qeverisė gėzuan imunitet nga ndjekja penale, ndėrsa ata qė kishin interesa tė fuqishme biznesi shpesh qenė nė gjendje tė shmangnin ndjekjen. Disa zyrtarė tė nivelit mė tė ulėt u dėnuan pėr abuzime, por mosndėshkimi i policisė pėr abuzimet fizike vazhdoi.

    Gjatė vitit 2011 pati njė incident nė tė cilin forcat qeveritare tė sigurisė vranė katėr persona. Mė 21 janar, pjestarė tė gardės sė republikės shtinė ndaj protestuesve gjatė njė demonstrate tė dhunshme tė opozitės pėrballė Kryeministrisė. Katėr protestues u vranė gjatė demonstratės. Prokurorja e Pėrgjithshme ka hapur njė hetim rreth vrasjeve. Hetimet vazhduan ngadalė. Deri nė fund tė vitit, asnjė nga pjestarėt e Gardės apo nga zyrtarėt e qeverisė nuk ishte paditur pėr rolet e tyre nė vrasjet qė ndodhėn.

    Gjatė protestės sė dhunshme tė 21 janarit, thuhet nė raportin pėr Shqipėrinė, demonstruesit provokuan dhe sulmuan disa policė. Disa prej policėve u kundėrpėrgjigjėn duke i rrahur ashpėr protestuesit. Dhjetra policė dhe protestues u plagosėn.

    Burimi-Zeri Amerikes
  • Sponsor