• Tė hėnėn do tė rivotohet pėr Presidentin e Shqiperisė

    Nė Shqipėri raundi i parė i votimit pėr presidentin e ri tė vendit u mbyll pa asnjė rezultat duke qenė se nė garė nuk u paraqit as kandidat. Mė herė shumica kishte paraqitur kandidaturėn e anėtarit tė Gjykatės Kushtetues Xhezair Zaganjori, e cila u refuzua nga socialistėt sipas tė cilėve shumica ka shmangur dialgun duke veprira nė mėnyre tė njėanshme. Pėr pasojė kandidatura e zotit Zaganjori nuk u pėrfshi nė garė nė raundin e sotėm. Ndėrkohė palėt nuk ranė dakort as pėr datėn e raundit tė dytė.

    Te Henen Raundi i Dyte per President



    Nė Shqipėri parlamenti vendosi sot qė e hėna e ardhshme tė jetė dita nė tė cilėn do tė zhvillohet raundi i dytė i votimit pėr presidentin e ardhshėm.

    Nga ana e tij kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta bėri thirrje qė tė hiqet dorė nga psikologjia e bllokimit apo refuzimit, duke ju referuar qėndrimit tė socialisteve ndaj kandidaturės se anėtarit tė Gjykatės Kushtetues, Xhezair Zaganjori.

    Zoti Meta tha se njė takim mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama do tė pėrshpejtonte sipas tij procesin e zgjedhjes sė presidentit tė ardhshėm dhe do tė shėrbente pėr shuarjen e paragjykimeve qė ekzistojnė nė distancė mes tyre.

    Raundi i parė pėr presidentin e Republikės u mbyll dje pa asnjė rezultat, si pasojė e mungesės sė kandidaturave nė garė. Opozita kundėrshtoi propozimin pėr kandidaturėn e zotit Zaganjori, duke u shprehur pėr njė proces tė njėanshėm nga ana e shumicės.

    Tė dyja palėt deklarojnė se janė nė favor tė njė figure konsensuale por akuzojnė njėra tjetrėn pėr mungesėn e njė dialogu real mes tyre.
    Komente 1 Koment
    1. Maska e ReniX
      ReniX -
      Nė Shqipėri ka pėrfunduar pa asnjė rezultat konkret takimi i zhvilluar nė mbrėmje mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit tė Partisė socialiste nė opozitė Edi Rama pėr zgjedhjen e presidentit tė ardhshėm tė vendit.

      Nė deklarimet e secilės palė pas afėr 90 minutash bisedime, u la tė kuptohej qartė se secili kishte shprehur qėndrimet e veta pa gjetur pika tė pėrbashkėta. Kryeministri tha se shumica ėshtė e vendosur tė kėrkojė konsensusin sipas asaj qė pėrcakton kushtetuta nė raundet e para tė votimit.

      Zoti Berisha i mėshoi faktit se "shumica ka bėrė pėr kėtė hapat e veta, tėrheqjet e veta dhe ka paraqitur njė kandidaturė jashtė interesit partiak nė pėrpjekje pėr konsensus me opozitėn", duke ju referuar emrit tė anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese, Xhezair Zaganjori. Kryeministri theksoi mė tutje se besonte se dhe opozita do tė bėnte hapat e saj.

      Nga ana e tij kryetari socialist tha se "opozita nuk ka asnjė kusht, por vetėm vullnetin pėr njė proces tė dakortėsuar ku qeveria t’i japė mundėsi asaj pėr tė kontribuar". Zoti Rama saktėsoi se nuk ishte folur pėr emra dhe se ajo kishte kėrkuar qė "tė ndėrtohet njė kornizė parimore brenda sė cilės mund tė gjendet konsensusi dhe opozita mund tė japė konsensusin". Por zoti Rama ka pėrjashtuar qė kėtė konsensus tė mund ta japė pėr kandidaturėn e zotit Zaganjori.

      Sipas tė gjitha gjasave, edhe raundi i nesėrm i votimit do tė digjet sėrish pa asnjė kandidat nė garė.
      burimi-VOA
  • Sponsor