• Presidenti i Shqipėrisė Bujar Nishani

    Nė Shqipėri ministri i Brendshėm Bujar Nishani ėshtė zgjedhur presidenti i ardhshėm i vendit. Parlamenti me 73 votat e shumicės nė pushtet mbėshteti nė raundin e katėrt kandidaturėn e tij e cila u propozua pas tėrheqjes nga gara nė momentet e fundit tė zotit Artan Hoxha, kandidati zyrtar i shpallur nga shumica tė dielėn nė mbrėmje. Emri i zotit Nishani u kundėrshtua prerė nga opozita e cila nuk mori pjesė nė votim dhe qė gjatė gjithė procesit kishte kėmbėngulur pėr njė president qė tė kishte mbėshtetjen e tė gjithė krahėve tė politikės.



    I ulur nė radhėn parė tė poltronave tė krahut tė djathtė tė sallės sė parlamentit, ministri i Brendshėm Bujar Nishani u ngrit menjėherė nė kėmbė kur kolegėt e tij tė shumicės brohoritėn sapo u numėrua edhe vota e 71-tė nė favor tė tij. Ai mori pėrshėndetjet e drejtuesve mė tė lartė tė koalicionit qevrisės, kryeministrit Sali Berisha, kryetares sė parlamentit Jozefina Topalli dhe drejtuesve tė partive aleate, nė pėrfundim tė njė procesi tė gjatė dhe tė njė dite tė trazuar plot me tė papritura tė pakėndshme pėr shumicėn. Nė harkun e tre ditėve, dy kandidatėt e propozuar praj saj, nė fillim anėtari i Gjykatės sė Lartė Xhezair Zaganjori, dhe mė pas, dje kandidati zyrtar Artan Hoxha, hoqėn drė papritur nga gara. Tėrheqja e zotit Hoxha madje pati njė peshė shumė mė tė rėndė pasi ajo ndodhi vetėm pak minuta pėrpara se tė niste votimi pėr tė.

    Pas pėshtjellimit tė momenteve tė para kryeministri mblodhi aleatėt e tij. Mė pas ai dhe kryetari i Lėvizjes socialiste pėr Integrim Ilir Meta patėn edhe njė takim me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu, i cili nė ndryshim nga homologėt e tij perėndimor nuk u shfaq nė sallėn e parlamentit pėr tė ndjekur seancėn. Nėn trysninė e kohės sė kufizuar nė dispozicion dhe me nxitimin pėr tė mbyllur sa mė shpejt tė carėn e krijuar, shumica njoftoi kandidaturėn e zoti Nishani. Pasdite, pas kryerjes sė procedurave, tė cilat nxitėn kundėrshtime tė opozitės, shumica zgjodhi presidentin e ri. Nė fund tė njė procesi tė gjatė, kryeministri Berisha jo vetėm qė ja doli tė zgjidhte presidentin e ri duke dėshmuar qėndrueshmėrinė e shumicės sė udhėhequr prej tij, por coi nė postin mė tė lartė tė shtetit, atė qė kish deklaruar me kėmbėngulje qė prej disa muajsh, njė eksponent tė partisė sė tij.

    Zoti Berisha edhe njė herė tjetėr duket se fitoi pėrballė kundėrshtarit tė tij zotit Rama. Pėr gati tre javė ai drejtoi njė proces duke deklaruar se po ishte nė kėrkim tė konsensusit me opozitėn. Por palėt asnjėherė nuk iu afruan realisht njė marrėveshjeje. Pėr kryetarin socialist kjo qė ndodhi do tė ketė sipas tij pasoja nė procesin e integrimit. Kjo ėshtė pjesa qė mbetet pėr t’u parė nė ditėt e ardhshme. Edhe sepse me Brukselin, i cili i kishte mėshuar variantit tė njė presidenti qė tė pėrfaqėsonte unitetin e popullit, kanė mbetur ende tė hapura llogari tė tjera, pėr realizimin e disa reformave tė konsideruara kyce, ku mė kryesorja ėshtė ajo zgjedhore. Klima qė ka krijuar mes palėve zgjedhja e zotit Nishani, nuk ėshtė e favorshme pėr njė progres tė shpejtė. E nėse pėrmbyllja e reformave vonohet atėherė, mėnyra se si pėrfundoi procesi i zgjedhjes sė presidentit rrezikon tė rėndojė mė shumė. Nėse momenti i tanishėm do tė tejkalohet brenda njė periudhe tė shkurtėr, pa u kthyer nė njė pengesė tė mėtejshme, atėherė edhe kjo do tė jetė njė cėshtje qė do tė arkivohet pa lėnė gjurmė tė veēantė.
    burimi-VOA
    Komente 1 Koment
    1. Maska e vaaldr1n
      vaaldr1n -
      Per hajr (:
  • Sponsor