• Shqipėri: Qeveria premton per rritje rrogash

    Kryeministri Berisha tha se kjo rritje ėshtė e rėndėsishme sepse realizohet nė moment krize dhe se pėr ta pėrballuar atė qeveria nuk do tė marrė borxhe.



    Nė Shqipėri, qeveria vendosi sot rritjen e pagave dhe pensioneve, e cila do tė jetė mesatarisht rreth 5 pėr qind.
    Kryeministri Sali Berisha tha se kjo rritje ėshtė dyfish e rėndėsishme pasi realizohet nė njė moment krize dhe se pėr ta pėrballuar atė qeveria nuk do tė marrė borxhe. Sipas kryeministrit rritja ėshtė tre deri pesė herė mė e madhe se indeksi i inflacionit, i cili kėtė vit ka qenė nė kufijtė me tė ulėt, duke qėndruar poshtė objektivit prej 2 deri 4 pėrqind tė pėrcaktuar nga Banka e Shqipėrisė.

    Zoti Berisha theksoi se vendimi pėr rritjen e pagave dhe pensioneve ėshtė bėrė i mundur falė ecurisė sė ekonomisė e cila sic tha ai i rezistoi krizės mė mirė se ekonomitė e tjera. Megjithatė pėr tė disatin vit radhazi, qeveria shqiptare edhe kėtė herė do tė jetė e detyruar tė rishikojė buxhetin, nė dy tre javėt e ardhshme.

    Pėr shkak tė tė ardhurave mė tė ulta se plani fillestar qeveria pritet tė miratojė njė plan shkurtimesh tė shpenzimeve, ndėrkohė qė edhe rritja ekonomike e parashikuar prej 4.3 pėrqind, pritet tė ndryshojė drejt uljes.

    burimi-voa
    Komente 1 Koment
    1. Maska e aliu
      aliu -
      me vjen mire qe per qeverine paska rritje rrogash .por ti leri p.....dhet dhe te shofin realiten e rritjes ekonomike ne SHQIPERI .http://index.fieri.com/ekonomi/5024-...-varferit.html.mora shembull vendin ku jam.
  • Sponsor