• Presidenti Barack Obama vazhdon Udhėheqjen e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikes



    Presidenti Barack Obama doli fitimtar nga zgjedhjet e djeshme presidenciale pėrkundrejt rivalit tė tij republikan Mitt Romney, duke i dhėnė fund kėshtu njė fushate tė gjatė dhe negative. Presidenti Obama shėnoi fitoren nė shtetet e pavendosura dhe pas numėrimit tė 84 pėrqind tė votave ai kryeson me mė pak se 1 pėrqind 49.6 ndaj 48. 9 tė kandidatit republikan Mitt Romney. Por votat elektorale, nga ana tjetėr i dhanpė atij njė fitore tė thellė, ai siguroi 303, nga 270 tė nevojshme. Duke folur mbrėmė, para pėrkrahėsve tė tij nė Ēikago, Presidenti pėrshėndeti zotin Romney dhe duke shprehur optimizėm pėr 4 vjetėt e ardhshėm:

    "Unė besoj se ne mund tė mbajmė gjallė premtimin e themeluesve tė vendit tonė, ideja se me punė, pa patur rėndėsi se kush je dhe nga vjen, se si dukesh, ose se me kė je nė dashuri, nuk ka rėndėsi nėse je zezak apo i bardhė, hispanik, aziatik apo indiano-amerikan, i ri apo i moshuar, i aftė apo i paaftė, homoseksual apo jo, ju mund tė keni sukses nė Amerikė, nėse jeni tė gatshėm tė pėrpiqeni.

    Presidenti u shpreh me njė ton tė vendosur pėr tė bashkėpunuar gjatė katėr vjetėve tė ardhshme:

    "Unė besoj se ne mund tė punojmė pėr tė ardhmen sė bashku sepse ne nuk jemi aq tė ndarė siē sugjerojnė politikat tona. Ne vazhdojmė tė jemi mė shumė se sa njė grumbull shtetesh blu dhe tė kuqe. Ne jemi dhe do tė mbetemi pėr gjithmonė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Sė bashku me ndihmėn tuaj dhe me mirėsinė e Zotit ne do tė vazhdojmė udhėtimin tonė dhe do t’i kujtojmė botės arsyet qė ne jetojmė nė vendin mė tė madh tė botės".

    Presidenti Obama arriti rizgjedhjen ndaj ish guvernatorit Mitt Romney megjithė ekonominė e dobėt amerikane, papunėsinė e lartė, borxhin masiv tė qeverisė federale dhe bllokimin politik tė Washingtonit. Ekonomia ishte ēėshtja mė shqetėsuese pėr votuesit, qė u pyetėn ndėrsa dilnin nga qendrat e votimit dhe megjithė gjendjen e vėshtirė ekonomike, zoti Obama humbi vetėm dy shtete, qė fitoi nė vitin 2008, Indianėn dhe Karolinėn e Veriut. Ndėrsa rezultati i zgjedhjeve tė djeshme nuk solli asnjė ndryshim pėr sa i pėrket balancės sė pushtetit nė Washington, presidenti Obama u zotua tė punojė me udhėheqėsit e tė dyja partive pėr tė ndihmuar vendin tė rimėkėmbet plotėsisht nga recesioni mė i rėndė qė prej depresionit tė Madh. Nė Florida, njė shtet qė zoti Obama e fitoi para 4 vjetėsh, nuk ėshtė shpallur ende fituesi.

    Zoti Obama e mbajti fjalimin e fitores rreth 2 orė pasi u shpall fitues dhe mė pak se njė orė pasi zoti Romney ofroi humbjen me anė tė njė fjalimi plot kortezi.

    burimi-VOA
  • Sponsor