• Ndahet nga jeta Mjeshtri i madh i aktrimit Roland Trebicka

    Aktori i njohur Roland Trebicka nuk ka mundur tė fitojė betejėn me sėmundjen e rėndė qė e mundonte prej kohėsh. “Mjeshtri i madh” i aktrimit, qė njihej mė sė shumti si “Jovan Bregu” pėr shkak tė rolit tė tij nė komedinė “Pallati 176”, i cili vijon tė mbetet nė kujtesėn e artdashėsve si interpretimi i tij mė i mirė, ėshtė ndarė nga jeta pasditen e sotme nė moshėn 65-vjeēare. Mėsohet se aktori i ka kaluar momentet e fundit tė jetės me tė afėrmit nė shtėpinė e tij nė Tiranė.




    Ndėrkohė qė nė familjen Trebicka janė hapur dyert e mortit, vajza e aktorit ka bėrė tė ditur se babai i saj vdiq duke menduar pėr familjen, madje u ka lėnė amanet qė tė mos qajnė e tė mos dėshpėrohen nga humbja e tij.

    Ndėrkaq nė dyert e Teatrit Kombėtar ėshtė vendosur edhe lajmėrimi pėr vdekjen e aktorit tė madh, ndėrsa homazhet nė nderim tė tij do tė zhvillohen tė enjten nė ambientet e Teatrit nga ora 11:00-13:00.

    Shenjat e sėmundjes iu shfaqėn sė tepėrmi gjatė kohės qė Trebicka po merrej me dramėn "Njė tablo absurde" nė vitin 2011. Ai u kurua nė njė klinikė tė specializuar nė Paris tė Francės, kundėr kancerit nė mushkėri, ku iu nėnshtrua edhe njė ndėrhyrjeje kirurgjikale. Nė kryeqytetin e Francės, pėr tė u kujdes vajza e tij, qė ndodhet prej vitesh me banim atje. Dy muaj pas shtrimit tė tij nė spital, qeveria shqiptare miratoi njė fond pėr financimin e kurimit tė aktorit, i cili mbante titullin "Mjeshtėr i madh".

    Sė fundi Roland Trebicka pritej tė kthehej nė skenėn e Teatrit Kombėtar me rolin e Seit Beut nė dramėn “Ėndrra e Ismail Qemalit”, fituese e konkursit pėr dramėn shqipe me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė.

    MTKRS: DITE ZIE PER KULTUREN SHQIPTARE
    Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Aldo Bumēi, shprehu sot ngushėllimet pėr ndarjen nga jeta tė aktorit tė madhe tė skenės shqiptare, Roland Trebicka. “Njė ditė zie pėr kulturėn shqiptare”, e ka cilėsuar Bumēi ndarjen nga jeta tė aktorit tė madh.
    “Shenjtėria qėndron dhe nė njė buzėqeshje ka thėnė Nėnė Tereza. Roland Trebicka ka dhuruar njė jetė tė tėrė buzėqeshje pėr tė gjithė. Kur ndėrron jetė njė aktor, nuk vdes vetėm ai si njeri duket sikur shuhen dhe personazhet e tij, por nė fakt ndodh e kundėrta”, shprehet Bumēi nė mesazhin e tij.

    “Pikėrisht kėto personazhe e sjellin midis nesh, e ringjallin me magjinė e artit. Kėtė mund tė themi pėrballė aktorit tė pėrmasave tė Roland Trebickės i cili u ka dhuruar hare dhe buzėqeshje tė gjithė shqiptarėve, pėr mė shumė se 40 vjet”, shton ministri Bumēi.
    “Ndoshta hyrja e Trebickės nė rrugėn e artit ishte e rastėsishme, kur ai ishte vetėm 14 vjeē, por nuk ishte e rastėsishme lidhja e tij e pėrjetshme me skenėn, ashtu siē nuk ishte e rastėsishme qė pas disa roleve tė spikatur tė planit dramatik, nė teatėr apo nė filmin “Koncert nė vitin 1936”, Roland Trebicka e gjeti veten si njė aktor i shkėlqyer i komikes, nė rolin e Jovan Bregut, tek komedia “Pallati 176”, rol qė e bėri tė famshėm”, vijon mė tej Bumēi.

    Ai thekson se “dashuria e Roland Trebickės me skenėn ishte sa e ndėrsjelltė, aq dhe e veēantė. Skena e donte fort Landin, me talentin e tij tė dukshėm dhe vullnetin e paepur. Por edhe ai e donte atė me tė gjithė fuqinė e shpirtit tė tij, deri nė vetėmohim”. “Nga sot e tutje, skenave sė teatrit shqiptar do t’u mungojė sharmi i kėtij gjeniu tė humorit, do t'i mungojė familjes, gjithė tė dashurve, spektatorit, por ai e la veten nė artin kombėtar shqiptar tė skenės. Qė aty ai ėshtė futur nė skenėn e zemrės sė tė gjithėve”, pėrfundon Bumēi.

    MARGARITA XHEPA: U HIDHĖROVA KUR MĖSOVA VDEKJEN E ROLANDIT NĖ NEWS24

    Nė njė lidhje telefonike me studion e "News24", aktorja e mirėnjohur Margarita Xhepa u shpreh e tronditur mbi vdekjen e Roland Trebickės.
    “U hidhėrova shumė kur dėgjova pėr vdekjen e tij nė News24. Ishte babai i komedisė. Spikaste ndėr aktorė. Ai kishte batuta dhe pa folur, sepse shikimi i tij ishte kaq domethėnės, ishte kaq i vecantė, nuk fjalė tė shpreh boshllėkun qė krijohet me ndarjen nga jeta tė Roland Trebickės”.

    SUELA KONJARI: SKENA SHQIPTARE KA HUMBUR NJĖ KOLOS
    Nė njė lidhje telefonike nė “News24”, edhe aktorja Suela Konjari deklaroi se humbja e Roland Trebickės ėshtė njė humbje pėr tė gjithė. Pėrmes lotėve, zonja Konjari tha se “skena shqiptare ka humbur njė kolos, ka humbur njė aktor tė mrekullueshėm. Janė humbje tė thella qė jam e sigurt qė do tė shėnojnė tek tė gjithė ne. Rolandi ishte i madh nė jetė, i madh nė skenė, i madh si mik, i madh si baba.”

    ZAMIRA KITA: KORĒA ESHTE KRENUAR GJITHE JETEN ME ROLANDIN
    Pėr aktoren Zamira Kita humbja e Roland Trebickės ishte e papritur dhe shumė e dhimbshme. Ajo deklaroi pėr “News24” se Korēa ėshtė krenuar gjithė jetėn dhe do tė krenohet gjithnjė me aktorin korēar Roland Trebicka.

    “Jam shumė keq nė kėtė moment, nuk gjej dot fjalėt. Eshtė tejet e dhimbshme. Nuk e besoj dot qė ai nuk do tė jetė mė. Ai mė telefononte shpesh pėr vajzėn time. Mė pyeste si e ke vajzėn. Nuk kishte ditė qė tė mos komunikonim bashkė, ishte njė nga miqtė e mi mė tė mirė.”- deklaroi Kita.

    EDI RAMA: KOMIK I PASHOQ, NJERI I MREKULLUESHĖM
    Kryetari i Partisė Socialiste ka ngushėlluar nė rrjetin social Twitter dhe Facebook mbi vdekjen e aktorit tė madh, Roland Trebicka.
    “Cfarė lajmi i keq vdekja e Roland Trebickės! Komik i pashoq, njeri i mrekullueshėm, i lehtė dheu, ngushėllime familjes e miqve tė tė ndjerit”.

    REGJIZORI ALFRED BUALOTI: NĖ SKENĖ DERI NĖ FUND, SĖMUNDJA NUK E MPOSHTI
    Regjizori Alfred Bualoti ndau me mikrofnin e News24 momentet e punės qė ka kaluar gjatė viteve me Roland Trebickėn.

    “Kujtimet janė tė panumėrta. Moment kaq tragjik dhe i parakohshėm pėr talentin dhe dėshirėn e tij, sidomos pėr tė luajtur nė skenė. Ai dhe pse nuk e thoshte nga mėnyra sesi vepronte donte qė dhe frymėn e fundit ta kishte nė skenė. Dhe pse kishte sėmundje tė rėndė, ai nuk reshti sė krijuari pėr rolin tij, angazhimin tij. Pėr humorin e tij se ajo na ka mbetur nė kujtesėn tonė. Ai vetėm buzėqeshte, na bėnte tė qeshnim, tė krijonte njė atmosferė qė zor se vijnė mė pėr tėrė jetėn. Jam i bindur qė tė gjithė do mbajnė kujtime tė mrekullueshme nga aktori Roland Trebicka”.

    ANDON QESARI: PALLATI 176 NUK DO BĖHEJ I FAMSHĖM NĖSE DO I MUNGONTE TREBICKA
    “Nuk dua tė qaj se kjo ishte dhe porosia e fundit e Trebickės. Por teatrit shqiptar i iku gjeniu i Komedisė dhe padyshim Teatrit i humbi njė gjigand i kėsaj gjinie. Shumė e vėshtirė tė identifikohet njė aktor me personazhin. Dhe Trebicka njihet si Jovan Bregu i ‘Pallatit 176’. ‘Pallati 176’ nuk do ishte ajo vepėr qė ėshtė nėse nė tė nuk do tė ishte Roland Trebicka. Nuk ka ndodhur nė histori qė njė vepėr teatrore tė shfaqet 154 herė”.

    KICO LONDO: SOT PA TY NE JEMI MĖ TĖ VARFĖR
    Ish-drejtori i Teatrit Kombėtar, Kico Londo pėrcolli gjithashtu sot ngushėllimet mbi humbjen e e aktorit tė madh tė skenės sė teatrit, Roland Trebicka.
    “Nuk do ta harroj kurrė herėn e fundit kur tė pash! Miku im i shtrenjtė!Sot ti i kapėrceve kufijtė e tokės pėr tė prekur me siguri fytyrėn e Zotit. Ti ishe me fat se njohe ne tokėn qė deshe suksesin e madh dhe me talentin tėnd tė pazakontė e ngrite shpirtin njerėzor nė njė vend mė tė lartė.
    Sot pa ty ne jemi mė tė varfėr. Unė ndihem me fat qė tė takova, tė njoha dhe tė duartrokita ty. Udhėtim tė mbarė miku im!”

    LUIZA XHUVANI: DO JETE PERJETE NE MENDIMET TONA
    Aktorja Luiza Xhuvani shprehu dhimbje pėr humbjen e aktorit Roland Trebicka.
    “E prisja ta shihja nė rolin e “Doktor Shuster”, por sėmundja nuk e lejoi. E prisja ta shihja edhe nė shumė projekte tė tjera, sepse ai, artisti i mrekullueshėm i skenės shqiptare, Roland Trebicka, kishte tė gjithė pjekurinė artistike pėr ti dhėnė skenės role dhe karaktere. Tani takimet me ty do tė jenė vetėm nė kujtesė, nė kėtė memorie tė shkėlqyer qė na fale tė gjithėve me rolet e tua. Aktor i shkėlqyer i teatrit, me njė elegancė dhe sharm skenik, zė kumbues dhe i ngrohtė, pantomimė e jashtėzakonshme, ai jepte gjithēka pėr tė arritur dhe pėr tė shprehur saktė dhe qartė pasionet dhe ndjenjat e personazheve. Nuk kishte nevojėn pėr t’i shkėputur personazhit “elementin narcist”. E adhuroja pėr kėtė, heshtas e falenderoja qė na e dhuronte ndjesinė e barazisė tė gjithėve, larg aktorit tė parė, gjatė orėve tė shfaqjes. Trebicka nuk e synonte lojėn aktoriale, por e harmonizonte me tė gjithėaktorėt, ai e fitonte duartrokitjen, pa e patur synim nė vetvete. E kam parė disa herė tė arrinte majėn e ndjeshmėrisė intelektuale dhe kompetencės estetike nė skenė, mund tė them se shpesh herė, me mendje e kam barazuar aktorin Trebicka me poetin. Kjo ishte forca e tij aktoriale. Ai nuk kishte kufizime. Kishte gjithēka qė do tė donte njė artist, zėrin, lėvizjen, prezencėn. Sa shumė biseda, para dhe pas shfaqjes, sa diskutime, sa ide dhe dėshira pėr teatrin. Ai dinte tė krijonte atmosferė, ai dinte tė mėsonte pa treguar aftėsinė e mė tė mirit.
    “Dua tė largohem me dinjitet nga skena. E kam mėsuar nga mė tė vjetrit e kėtij teatri se skena ėshtė e shenjtė. Dhe ėshtė vėrtetė e tillė, jo kushdo mund tė ngjitet nė tė. Ndaj dhe unė doja tė bėja njė largim si duhet nga skena”-u shpreh ai nė njė nga mediat, ndoshta nga tė fundit herė.....por askush nuk e mendonte largimin e tij tė parakohshėm, kėtė ikje pa kthim....Ti do tė jesh pėrjetė nė mendimet e mija dhe tė gjithė njerėzve qė adhuruan personazhet e tua, qė jetuan dhe ėndėrruan bashkė me ty.... Lamtumirė Mik, Artist, Njeri me zemėr tė madhe....tė qoftė i lehtė dheu!”- deklaroi aktorja Luiza Xhuvani.

    MIRUSH KABASHI: NJE HUMBJE E PAKRAHASUESHME
    Pėr aktorin Mirush Kabashi humbja e Trebickės ėshtė njė humbje e pakrahasueshme pėr artin shqiptar.
    “Ai kishte njė pasion tė jashtėzakonshėm. Ai mblodhi tė gjitha forcat qė t’i dhuronte spektatorit edhe njė rol tjetėr nė atė dramė qė i kushtohej njė ngjarje tė jashtėzakonshme siē ėshtė 100- vjetori i pavarėsisė. Eshtė njė dhimbje e madhe, ata janė brenda nesh dhe pėrbėjnė njė dhimbje. Jam i trishtuar.” –deklaroi Kabashi.

    KARRIERA E ROLAND TREBICKES
    Roland Trebicka lindi nė Korēė nė vitin 1947. Karriera e Roland Trebickės si aktor fillon me rolin e Kostės, nė filmin "Debatik", mė 1961. Ishte kjo pėrvojė qė shėnoi kursin qė do tė merrte mė vonė jeta e djaloshit korēar. Prirja e tij e jashtėzakonshme pėr humor spontan, i siguroi njė pozitė tė "privilegjuar" nė kohėn e shėrbimit ushtarak. Vitet nė kėtė trupė profesioniste ku debutuan edhe aktorė tė tjerė, tė cilėt mė vonė do tė bėheshin tė famshėm nė fushėn e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koēo Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj, ishin pėr Trebickėn stazhi i nevojshėm, qė i hapi mė pas rrugėn drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombėtar. Kritika dhe kolegėt e kanė vlerėsuar vazhdimisht me nota maksimale pėr sensin e jashtėzakonshėm tė humorit brenda dhe jashtė skene, nė rol dhe jashtė rolit.

    Ishtė mjeshtėr i farsės dhe i groteskut, qė e bazoi lojėn e tij nė njė fantazi tė shfrenuar dhe improvizime tė paparashikueshme, jo vetėm pėr shikuesit, por edhe pėr partnerėt. Nga ana tjetėr ėshtė kampion i pėrkushtimit dhe disiplinės nė punė. Kėto cilėsi tė tij e kanė bėrė njė nga aktorėt mė tė kėrkuar nga regjisorėt. Kulmin e suksesit nė publik e arriti me rolin e Jovan Bregut nė komedinė "Pallati 176".
    Por rolet e Trebickės nė teatėr janė tė shumta. Shikuesit e kujtojnė me nostalgji nė rolet e Xhenarinos tek "Magjia e madhe", Zganarelit tek "Don Zhuani", Hlestakovit tek "Inspektori" ("Revizori")... tek "Njė burrė me trėndafil".

    Nė vitin 2002, pėr rolin e rojės tek "Mbreti po vdes", Trebicka ishte kandidat pėr ēmimin "Aktori mė i mirė mbėshtetės" nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Teatrit Eksperimental, nė Kajro. Ka luajtur edhe nė disa filma, ndėr tė cilėt vlen tė pėrmenden "Ėndėrr pėr njė karrige" (Vaska) dhe "Koncert nė vitin 1936" (Nesti).

    (burimi - BalkanWeb)
    Komente 3 Komente
    1. Maska e ReniX
      ReniX -
      Por asnjehere nuk ka per te ikur personazhi i Roland Trebicka!
    1. Maska e PinkPrincess
      PinkPrincess -
      Sa keq me ka ardhur! Aktor i madh!
    1. Maska e Auroraa
      Auroraa -
      Edhe mua me ka ardhur shume keq....te gjithe vdesim nje dite....e rendesishme eshte qe gjurmet tona pas te na bejne njeri te pa harruar...e emri yne te kujtohet brez pas brezi....ketu flas me persona si aktori ne fjale....do te mbetet nje nder ikonat e vendit tone!....
  • Sponsor