• Tym i bardhė nė Kapelėn Sistine - Argjentinasi Bergoglio eshte papa i ri

    Papa i ri eshte argjentinas. Bergolio pritet te mbaje fjalimin e pare perpara njerezve te mbledhur ne qytetin e Vatikanit. Nga Kapela Sistine e Vatikanit doli tym i bardhė, qė paralajmėroi se konklava e kardinalėve zgjodhi Papėn e ri. Nė Vatikan ushtuan kambanat pėr Papėn e sapozgjedhur, kreun e 1.2 miliard katolikėve tė botės.



    Kolegji i Kardinalėve prej 115 vetash votoi sot disa herė pėr zgjedhjen e atij qė do tė zėvendėsojė Papėn e ri, i cili do t'i zerė vendin Benediktit tė 16. Muajin e kaluar, Benedikti tha se nuk kishte forcėn fizike pėr tė kryer detyrat e kishės.

    Rezultati i votimit nė Kapelėn Sistine, nėn muralet e famshme tė Mikelanxhelos ishte i paparashikueshėm dhe detyra e kardinalėve ishte e vėshtirė.

    Ata duhet tė zgjidhnin njė papė tė aftė pėr tė spastruar nga njėra anė burakricinė e korruptuar tė Vatikanit dhe nga ana tjetėr pėr tė rigjallėruar katolicizmin, nė njė kohė kur laicizmi ėshtė nė rritje.

    Sytė e njerėzve ishin drejtuar sot gjatė gjithė ditės nga oxhaku mbi Kapelėn Sistine nė pritje tė tymit tė bardhė.

    Pėr zgjedhjen e Benediktit nė vitin 2005, u deshėn katėr votime. Kėsaj here, u deshėn vetėm tre.

    Njė kandidat duhet tė marrė dy tė tretat e votave, ose 77 pėr t'u zgjedhur nė krye tė Kishės Katolike.
    Komente 1 Koment
    1. Maska e vaaldr1n
      vaaldr1n -
      per hajr... Na ēka kem fitu ?
  • Sponsor