• Edi Rama nė shtator Kryeministėr i Shqipėrisė

    Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, aleanca e tė cilit fitoi zgjedhjet parlamentare tė 23 qershorit, deklaroi mbrėmė se qeveria e re do tė pėrmbushė pritshmėritė e publikut, megjithėse e di se do tė pėrballet me probleme tė vėshtira. Zoti Rama i bėri kėto komente gjatė njė bisede me analistė nė televizionin Top Channel, ku foli pėr kryeministrin Berisha dhe mėnyrat se si qeveria e tij e re pritet tė pėrballet me sfidat qysh nė ditėt e para tė punės.





    “Nuk do heqim dorė nga taksimi i ndershėm qė t’u japim tė gjithė atyren qė sot fitojnė me pak tė taksohen mė pak, dhe qė tė mos heqim taksėn e biznesit tė vogėl dhe mos pėrgjysmojmė tatimin e fitimit mbi biznesin e vogėl” - tha zoti Rama.

    Ai tha se PS do tė qeverisė me LSI jo vetėm pėr votuesit e majtė, por edhe pėr tė gjithė popullin shqiptar. “Koalicioni qeverisės ėshtė pėrcaktuar nga shqiptarėt. Ne mirėpresim bashkėpunimin e tė gjitha partive tė opozitės nė procesin administrativ dhe do ishim tė kėnaqur qė nė kėtė proces tė ishin edhe partitė e opozitės” - tha ai.

    Zoti Rama tha se qeveria e re do tė ngrejė njė komitet pėr ekonominė, ndėrsa njė agjenci ndėrkombėtare do tė menaxhojė trajtimin e firmave nė dogana. “Qėllimi ynė fundor ėshtė tė jemi nė krahun e shtresės sė mesme dhe tė mė tė varfėrve, por jo duke goditur mė tė pasurit apo duke dėmtuar kompanitė e mėdha. S’mund tė ketė punėsim nėse nuk u japim mundėsi kompanive qė tė punėsojnė, pavarėissht se biznesi i vogėl do jetė aleati ynė strategjik” - tha ai.

    Kryetari i PS-sė tha se nė qeveri ai do tė bashkėpunojė me pushtetin vendor sepse qytetet, sipas tij, janė braktisur dhe mbi to ėshtė transferuar lufta politike e kryeqytetit. Nė 100 ditėt e para socialistėt do tė godasin kriminalitetin e vogėl, kumarin dhe lojėrat e fatit. Ai premtoi se qeverisja socialiste do tė heqė duart larg nga pushteti gjyqėsor, pėr ta lėnė atė tė lirė qė tė ndėshkojė krimin dhe korrupsionin. Zoti Rama tha se brenda gushtit do tė publikohet njė kod etike pėr qeverisjen, ndėrsa nuk pranoi tė shfaqė emra ministrash, tė cilat do tė jenė pjesė e bisedimeve me aleatėt.

    Zeri Amerikes
    Komente 2 Komente
    1. Maska e Kliton
      Kliton -
      Shpresoj qe ky ndryshim te jete per mire,por shprese nuk kam
    1. Maska e aliu
      aliu -
      shpresa vdes e fundit ,por mendoj qe duhet te mendojme per me mire .jose dua une por te gjithe ne si shqipetare ,se vertet na hapi barkun ky ish kryeministri. la kokren e namit ne bruksel ,me ato ngritjet ekonomike te shqiperise.
  • Sponsor