• Amerika Feston 237 vjet Pavarėsi

    Nga: AGIM NEZA

    4 Korriku ėshtė datėlindja e Amerikės! 237 vjet pavarėsi dhe Amerika mbetet gjithmonė e re nė shpirtin e saj demokratik. Kjo datė nuk lindi njė komb tė ri, por lindi parime tė reja dhe kėto parime u pėrfshinė nė Deklaratėn e Pavarėsisė. Dita zyrtare e Pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara u bė 4 Korriku i vitit 1776, dita kur Kongresi Kontinental votoi pėr miratimin e Dokumentit tė Pavarėsisė. Nė kėtė dokument deklarohej se qeveritė kanė tė drejtėn tė ekzistojnė vetėm pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit tė tyre. Ata qė u mblodhėn pėr tė shpallur pavarėsinė e Amerikės nuk ishin emra tė mėdhenj, por pėrfaqėsonin idealin e madh tė popullit tė tyre.




    Ajo qė e bėn tė kujtohet ēdo ditė kėtė Deklaratė tė Pavarėsisė ėshtė fakti se aty thuhej se, tė gjithė kanė lindur tė barabartė, tė gjithė janė pajisur me tė drejtėn e patjetėrsueshme dhe fuqia e qeverisė buron nga pėlqimi i tė qeverisurve. Asnjė progres dhe asnjė sukses nuk mund tė arrihet as nė ditėt e sotme, nėse nuk mbėshtetet nė parimet e lartpėrmendura. Zbatimi i kėtyre parimeve i ka bėrė tė suksesshme zhvillimin e institucioneve amerikane.
    Mė 4 Korrik populli amerikan feston 237-vjetorin e Pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kjo ditė ėshtė njė festė e rėndėsishme pėr Shtetet e Bashkuara. Ėshtė dita kur amerikanėt festojnė pavarėsinė kudo qė ata ndodhen. Tė e gjithė festojnė kėtė ditė pėr tė kujtuar lirinė, pėr tė mos harruar ata qė dhanė jetėn pėr lirinė e ēdonjėrit.
    Kjo datė (4 Korriku) ėshtė e lidhur edhe me fatet e vendit tonė. Kjo datė ėshtė kushtrim shprese pėr lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė. Pikėrisht mė 4 korrik 1917, Presidenti Wilson deklaronte: “Unė do tė kem vetėm nji zė nė Konferencėn e Paqes nė Paris, dhe kėtė zė do ta pėrdor pėr tė drejtat e Shqipėrisė”. Ky mesazh i Presidentit Wilson krijoi shpresėn tek shqiptarėt se njė aleat i madh si Amerika do tė mbronte ēėshtjen shqiptare. Ndėrsa mė 15 shkurt 1920, Presidenti Wilson deklaroi se “Qeveria amerikane kundėrshton me fuqi ēdo dėmtim nė kurriz tė Shqipėrisė e nė pėrfitim tė Jugosllavisė”. Ai shkoi edhe mė larg duke kėrcėnuar bashkėpunimin me europianėt dhe tėrheqjen nga Traktati i Paqes me Gjermaninė. Vetėm njė ditė mė vonė, Londra e Parisi u tėrhoqėn para presionit amerikan. Mė 17 dhjetor 1920, Shqipėria u pranua si anėtare e Lidhjes sė Kombeve.
    Nė vitet nė vazhdim, nė rrugėtimin e bashkėpunimit midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė luajtur njė rol tė veēantė pėr vendin tonė nė konsolidimin e demokracisė, nė anėtarėsimin nė NATO dhe nė mbėshtetjen qė u ka dhėnė shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsinė e saj.
    Kėsisoj, kjo festė ėshtė nė memorien e shqiptarėve edhe pėr faktin se marrėdhėniet e SHBA me Shqipėrinė janė tė shkėlqyera, niveli i bashkėpunimit dhe miqėsisė qė pėrjeton populli shqiptar pėr Amerikėn dhe popullin amerikan vėshtirė se haset diku tjetėr. Gjatė kėtyre viteve tė demokracisė, tė gjitha qeveritė shqiptare kanė pasur dhe kanė njė admirim tė madh pėr Shtetet e Bashkuara, duke u angazhuar pėr tė intensifikuar bashkėpunimin nė tė gjitha fushat.
    Gjatė kėtyre viteve, SHBA ka qenė aleati ynė strategjik. Marrėdhėniet e Shqipėrisė me SHBA kanė pasur njė bashkėpunim tė shkėlqyer nė fushėn politike, ekonomike, tė sigurisė e tė mbrojtjes, si dhe luftės kundėr terrorizmit. Ky bashkėpunim ka qenė njė mbėshtetje e vazhdueshme pėr reformat dhe stabilitetin e vendit tonė.
    Nė kėtė kuadėr festa e Amerikės ėshtė festė edhe pėr shqiptarėt. Amerika nuk e feston kėtė festė me parade tankesh, avionėsh luftarakė apo me hapin rreshtor tė ushtarakėve… Amerikanėt dhe shqiptaro-amerikanėt nė SHBA festojnė ēdo 4 Korrik triumfin e pavarėsisė, triumfin e demokracisė, historinė, qeverisjen, traditat e SHBA, me fjalime politike, parada, fishekzjarrė, karnavale, koncerte, piknikė, lojėra bejsbolli, pritje nė ambasada, etj.
    Nė thelb ēdo pėrvjetor ka skicimin e sė ardhmes pėr njė jetė mė tė mirė pėr ēdo amerikan. Forca e vėrtetė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nuk vjen as nga shkalla e pasurisė dhe as nga forca e armėve, por nga fuqia e idealeve tė amerikanėve, qė nėnkuptojnė demokracinė, lirinė dhe shpresėn pėr ta pasur Amerikėn gjithmonė tė papėrkulur dhe tė suksesshme.
    Askush mė shumė se sa Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk ka kontribuuar pėr tė ndihmuar demokracinė tė triumfojė si sistem universal. SHBA kanė qenė dhe mbeten mbėshtetėse pėr tė triumfuar ndaj pėrvojave tė hidhura tė tė gjitha atyre vendeve qė pėrjetuan fashizmin, nazizmin, diktaturėn komuniste, regjimet ushtarake dhe qeveritė diktatoriale. Mbėshtetja e SHBA ndikoi qė dėshira e zjarrtė e popujve pėr liri tė rritej dhe nė sajė tė kėsaj mbėshtetjeje popujt vazhduan tė marshonin tė sigurt drejt fitores sė demokracisė. Dy parime themelore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės kanė qenė e mbeten aktuale; mbėshtetja nė drejtėsi dhe vetėvendosja pėr tė gjitha kombet, tė mėdha e tė vogla.

    Artikulli i plote
  • Sponsor