• Botėrori Brazil 2014 dhe mjedisi

    Kampionati Botėror i Futbollit po rėndohet gjithmonė e mė shumė nga dioksidi i karbonit, me FIFA-n qė llogarit se aktiviteti i kėtij viti nė Brazil do tė shtojė 2,72 milion tonė dioksid karboni nė atmosferė – njė milion mė shumė se Botėrori i vitit 2010 tė Afrikės sė Jugut.



    Bordi i turizmit i Brazilit thotė se pret qė turistėt tė shpenzojnė rreth 10,4 miliardė dollarė gjatė Botėrorit tė kėtij viti. Por ato tė ardhura do tė kenė ndikimin e tyre nė mjedis.

    Shumica e dioksidit tė karbonit do tė ēlirohet nė atmosferė nga udhėtimet ajrore ndėrsa spektatorėt dhe skuadrat shkojnė nėpėr qytetet e ndryshme tė vendit tė pestė mė tė madh nė botė, nė 12 stadiumet ku mbahen 64 ndeshje.

    Kėtė muaj, nė Johanesburg, kryebashkiakėt e disa prej qyteteve mė tė mėdha tė botės u takuan pėr tė diskutuar sfidat e ndryshme – sidomos ndryshimin klimatik – mė tė cilin pėrballen vendet urbane.

    Kryetari i bashkisė sė qytetit mikpritės tė Botėrorit, Curitibės, i tha Zėrit tė Amerikės se planifikimi i gjelbėr ishte pjesė e pėrgatitjeve tė aktivitetit.

    Gustavo Fruet tha gjithashtu se ai ka mėsuar nga eksperienca e qytetit tė fundit mikpritės, Johanesburgut.

    “Kishte probleme me financimet, dhe paqartėsi nė urbanistikė. Duhet tė jetė trashėgimi pėr qytetin dhe jo vetėm pėr njė aktivitet. Ajo qė ne shohim si pozitive nga Johanesburgu ėshtė se e kthen vėmendjen te qyteti, dhe lejon njė rritje nė turizėm dhe nė numrin e njerėzve tė pėrgatitur pėr tė ofruar shėrbim mė tė mirė. Kėshtu qė pėr mua kjo ėshtė arritja mė e mirė – pėr tė treguar cilėsi, efikasitet, dhe mbi tė gjitha gėzim nė mikpritjen e tė huajve.”

    Kryebashkiaku i Johanesburgut Mpho Parks Tau thotė se ai beson se homologėt e tij janė duke i kushtuar vėmendje ēėshtjes sė ndryshimit klimatik dhe Botėrorit.

    “Kjo do tė na ndihmonte nė lidhje me punėn qė bėjmė si qytete pėr sa i pėrket ndryshimit tė klimės. Dhe ne kemi qenė nė gjendje tė ndajmė me ta praktikat tona mė tė mira nė lidhje me energjinė, me transportin , dhe praktika tė tjera qė zbatuam nė Johanesburg.”

    Zoti Fruet ofroi gjithashtu opinionin e tij se kush mund ta fitojė Kupėn FIFA tė Botėrorit kėtij viti.

    “Shpresoj se Brazili, patjeter!”

    Organizatorėt po mėsojnė se fitorja e trofeut tė artė ėshtė vetėm njė pjesė e fitores. Organizimi i njė aktiviteti tė gjelbėr ėshtė bėrė tashmė pjesė e triumfit.

    burimi-VOA
  • Sponsor