• "Huffington Post": Lufta e Tretė Botėore ka nisur



    Lufta e Tretė Botėrore, doni ta besoni apo jo, ka nisur tashmė. Ajo po pėrshpejtohet dhe Europa ėshtė teatri i saj. Kontinenti i Vjetėr, siē na quajnė, ėshtė bėrė edhe njė herė vendi mė i rrezikshėm nė Perėndim. Duhet tė jemi gati pėr ēdo gjė.

    Mes tmerrit, gjakut, ankthit qė ka mbėrthyer tashmė Parisin, njė vendim tė lėndon shpirtin, si njė rrėfim i brishtė, patetik, emocional i pafuqisė: kufijtė e Francės janė mbyllur.

    Njė gjest i vogėl policor qė pezullon shekuj tė tėrė pushtimesh nga liria mė e madhe e lėvizjes nė kohėt moderne, e shpėrndarė nėpėr botė nga vetė Franca, nga Franca e tė drejtave tė individit: e drejta pėr tė lėvizur lirisht nėpėr botė. Njė gjest i vogėl policor, tė ngjashmit e tė cilit janė zbatuar nė Europė vetėm gjatė luftėrave botėrore.

    I reduktuar nė thelbin e tij, pėrtej dhunės dhe frikės, akti mė i fundit i terrorizmit qė ka goditur Parisin, mund tė rrėfehet, nė esencė, pėrmes kėtij gjesti tė vogėl.

    Ne tė gjithė mund tė mbyllim dyert, tė fshihemi nė shtėpitė tona, mund tė bėjmė mė tė mirėn pėr tė kontrolluar territorin tonė, me qėllim qė tė identifikojmė dhe godasim ata qė na sulmojnė; por ata qė na sulmojnė janė tashmė kėtu. Ata janė burra dhe gra me pasaporta tė ligjshme nė vendin tonė, burra dhe gra qė janė rritur kėtu, apo qė kanė hyrė duke u futur mes mijėra viktimave, imigrantė qė largohen prej dhunės qė ka mbėshtjellė vendlindjet e tyre. Kėta burra dhe gra dinė gjithēka pėr Shengenin, pėr Europėn, pėr zakonet tona, vendet qė na pėlqen tė shkojmė pėr pushime, baret, restorantet dhe kinematė, apo diskot ku kalojmė mbrėmjet dhe fundjavat. Dhe ata duken tamam si ne: vishen dhe veprojnė si ne.

    Nė kėtė mėnyrė, atyre as nuk u duhet tė mbajnė maska. As nuk kanė nevojė tė organizojnė sipėrmarrje tė mėdha, si sulmet kundėr Kullave Binjake. Gjithė sa u nevojitet, ėshtė qė t’u jepet apo tė blejnė njė automatik, mė pas tė dalin nė rrugė dhe t’i marrin jetėn dikujt qė po pi kafe. Gjithė sa u nevojitet ėshtė njė mik nė aeroport. Apo pak eksploziv, pėr t’u hedhur nė erė, nė vendin me mė shumė njerėz qė mund tė gjejnė.

    Kjo ėshtė marka mė e fundit e terrorizmit, ku ka evoluar ISIS. Kėta nuk janė mė ujq tė vetmuar, por nuk janė as organizata tė mėdha. Janė grupe tė vegjėl, me organizime tė vegjėl e tė thjeshtė, tė vendosur pėr tė vrarė sa mė shumė njerėz qė tė munden dhe tė vdesin duke bėrė kėtė – thjeshtė duke u shfaqur, kudo ku mund tė gjejnė numrin mė tė lartė tė viktimave.

    Lloji i operacionit qė pamė nė Paris ėshtė i njėjti qė kemi parė prej muajsh. E kemi parė nė mėnyrė tė pėrsėritur, tė njėjtin kombinim. Tė rinj me automatikė, me fytyrat tė pambuluara, qė dalin dhe vrasin kėdo qė u del pėrpara nė trotuarėt e Parisit, janė tė njėjtėt qė pamė nė plazhin e Egjiptit, qė qėllonin kundėr turistėve me rroba banje, apo kundėr turistėve nė Muzeun Kombėtar Bardo nė Tunizi. Eksplozivė tė thjeshtė, tė vendosur nga duar tė panjohura nė njė avion rus qė shpėrtheu mbi Sinai, janė tė njėjtėt eksplozivė qė kamikazėt kishin nė trupin e tyre, teksa i afroheshin stadiumit tė Parisit. Grupe tė vegjėl, hapa tė shpejtė, tė vdekur qė pėrpara se tė fillojnė tė qėllojnė, pikėrisht si ata qė sulmuan Charlie Hebdo.

    Eshtė njė evoluim i jashtėzakonshėm i terrorizmit, krahasuar me operacionet masivė qė ėndėrronte Osama bin Ladeni.

    Evolucione tejet tė rrezikshėm, sepse nė fund tė ditės, Osama mendonte dhe planifikonte si njė takticien ushtarak, e si pasojė ishte i identifikueshėm dhe i luftueshėm. Ky lloj i ri terrorizmi ėshtė thjeshtė njė rrjedhė masive pa njė definicion fizik, njė lumė nėntokėsor qė shfaqet dhe zhduket sepse ėshtė tashmė brenda shoqėrisė sonė, ashtu si edhe jashtė saj, pa kufi, pa strukturė, pa edhe dėshirėn mė themelore pėr tė jetuar dhe riprodhuar.

    Eshtė forma mė e rrezikshme e organizimit qė kemi ndeshur deri sot. Dhe ėshtė njė fenomen pothuajse i gjithi europian: sepse rrėnjėt e tij janė kėtu; ka studiuar kėtu, nė shkolla europiane; dhe sepse nė fund, pikėrisht kėtu, terrorizmi do e shkarkojė urrejtjen e tij. Lufta e Tretė Botėrore, doni ta besoni apo jo, ka nisur tashmė. Ajo po pėrshpejtohet dhe Europa ėshtė teatri i saj. Kontinenti i Vjetėr, siē na quajnė, ėshtė bėrė edhe njė herė vendi mė i rrezikshėm nė Perėndim. Duhet tė jemi gati pėr ēdo gjė. /Huffington Post – Bota.al/
    Komente 1 Koment
    1. Maska e abdullah92
      abdullah92 -
      u vrane 120 ne paris e u be nami ne gjithe boten po parisi sa ka vrare ne siri duke i bombarduar femijet e pafajshem ... dhe asnjeri nuk e hap gojen .|"
  • Sponsor