• Shqipėria nė Vitin 2015

    Nga zgjedhjet pėr pushtetin vendor, te dekriminalizimi, ashpėrsimi i luftės politike dhe reforma nė Drejtėsi. Ekonomia sėrish nė vėshtirėsi. Ndėrsa kombėtarja e futbollit bėn historinė duke u kualifikuar pėr nė finalet e Europianit Francė 2016



    Mė shumė se zhvillimet politike tė ngarkuara si zakonisht me zhurmė, pėrplasje e ndarje , viti 2015, do tė mbahet mend ndoshta mė tepėr pėr njė ngjarje tė vecantė, qė bashkoi tė gjithė shqiptarėt duke u bėrė ata krenar si komb. Pėr herė tė parė nė histori, Shqipėria u kualifikua pėr nė finalet e Europianit tė futbollit qė do tė mbahet nė Francė qershorin e ardhshėm.


    Kualifikimi ishte realizimi i njė ėndrre tė cilėn thuajse askush nuk kishte besuar se mund tė bėhej e vėrtetė. Shqipėria u rendit e dytė nė grupin e saj pas Portugalisė.

    Lojtarėt e kombėtares u pritėn si heronj tė nesėrmen, mė 12 Tetor, nė kthimin e tyre nga Armenia, qė nė areoport, ndėrsa rrugėt ishin mbushur plot.

    Mijėra njerėz u grumbullluan edhe nė sheshin para qeverisė ku kryeministri organizoi njė pritje tė vecantė. “JU fituat, barazuat, humbėt, u ngjitėt, u rrėzuat dhe u rinhgitėt, duke shkruar njė faqe tė lavdishme qė padyshim qė do tė shkėlqejė pėrgjithmnė falė kualifikimit, qė nuk do tė ishte pa shkėlqim edhe sikur tė mos ishit kualifikuar”, deklaroi zoti Rama para lojtarėve.

    Pas kryeministrisė ndalesa e radhės ishte te presidenti Bujar Nishani. “Kombėtarja jonė ja doli mbanė. Ka bashkuar dhe ka njehsuar pjestarėt e njė kombi mė shumė se sa politika, demogogjia, ideologjia apo retorika boshe”, nėnvizoi presidenti.

    Mė pas njė festė e madhe nė Sheshin Nėnė Tereza, ku nėn tingujt e muzikės futbollistėt, trajneri dhe anėtarė tė federatės, ju gėzuan arritjes mė tė madhe nė historinė e kėtij sporti.

    Dy muaj mė vonė, mė 12 dhjetor, nė Paris, u hodh shorti. Shqipėria u rendit nė njė grup me Francėn, Rumaninė dhe Zvicrėn. Pėr trajnerin italian Gianni De Biasi megjithatė nuk ėshtė njė mision i pamundur.


    DEKRIMINALIZIMI DHE CESHTJA DOSHI

    Ndonėse marrėveshja u nėnshkrua dhjetorin e vitit tė shkuar dhe cėshtja e dekriminalizimit do tė duhej tė mbyllej brenda gjysmės sė parė tė vitit, ajo do tė zvarritet gjatė, mes shumė propozimesh nė kohė tė ndryshme.

    Demokratėt deklarojnė qė nė fillim tė vitit se do tė jetė prioriteti i tyre. Mė 19 Shkurt, parlamenti do tė miratojė ngritjen e komisionit tė posacėm. Njė javė mė pas shpėrthen Cėshtja Doshi. Deputeti socialist deklaron para derės sė parlamentit se “kur tė flas unė mė tepėr do t’I dridhen themelet, mazhorancės dhe qeverisė”.

    Deputeti pėrjashtohet pas pak ditėsh nga radhėt e PS. Menjėherė ai deklaron se “Edi Rama sot ka njė tutor qė quhet Ilir Meta I cili ka paguar lekė pėr tė mė vrarė mua dhe Mhill Fufin”, deputet demokrat.

    Pak mė vonė ai do tė publikojė dhe videon me personin e paraqitur si atentator Durim Bami. Pėr autoritet kjo cėshtje nuk ėshtė e panjohur dhe nuk u kuptua pse hetimet nuk nisėn mė parė por vetėm pas daljes publike tė deputetit Doshi. Pėr javė tė tėra kjo temė do tė trazojė politikėn shqiptare.

    “Jep dorėheqjen menjėherė”, ishte kėrkesa e pėrsėritur nė sallėn e parlamentit nga ish kryeministri Sali Berisha. Zoti Meta u pėrgjigj duke ju drejtuar po zotit Berisha: “Pėr ty bėj cdo sakrificė, por pėr Shkėlzen Berishn e kam dhėnė njė herė dorėheqjen. Nuk e jap dy herė”.

    Opozita organizon dhe njė protestė mė 12 Mars. “I kėrkojmė sot Ilir Metės me njė zė: Ik, jep dorėheqjen”, deklaroi nė fjalėn e tij kreu demokrat Lulzim Basha.

    Hetimet pėr rastin do tė rrjedhin me shpejtėsi dhe si asnjėherė mė parė nė prokurori do tė paraqiten njė numėr i madh figurash politike. Nė ngjarje do tė pėrfshihet dhe deputeti tjetėr Mark Frroku, pjesė e shumicės. Sė bashku me atentatorin e dyshuar, Doshi dhe Frroku do tė vihen nėn akuzė dhe do tė arrestohen mė 26 Mars. Pėr deputetin Frroku do tė hapet dhe cėshtja e vrasjes sė dyshuar nė Bruksel, nė vitin 199, e cila do t’i hajė kokėn drejtorit tė Pėrgjithshėm tė policisė Artan Didi. Ky i fundit dha dorėheqjen mė 31 Mars, pasi nė zyrat e Interpolit Tiranė kėrkesa e autoriteteve belge rezultoi tė ishte zvarritur.

    Rasti Doshi u shfrytėzua nga opozita pėr tė kėmbėngulur pėr cėshtjen e dekriminalizimit, duke depozituar propozimet e saj. Por debatet pėr personat e inkriminuar tė pėrfshirė nė politikė do tė rikthehen nė fushatėn zgjedhore. Njė zė i fortė do tė jetė ambasadori amerikan Donald Lu. “Kemi identifikuar disa emra personash me histori tė mundshme kriminale dhe jemi duke I diskutuar rastet e tyre me udhėheqėsit politik”, u shpreh ambasadori Lu mė 27 Prill.

    Tre ditė mė pas e majta paraqitet me njė propozim pas atij tė mėparshmit tė demokratėve, tė cilėt bėjnė njė hap duke tėrhequr kandidatin e saj nė Kėlcyrė . Socialistėt, pavarėsisht dyshimeve pėr emra konkret, nuk bėjnė asnjė lėvizje.

    Nė Korrik do tė jenė sėrish amerikanėt. Kėtė herė pėrmes asistentes sė Sekretarit tė Shtetit pėr Europėn dhe Euroazinė Victoria Nuland, e cila gjatė vizitės sė saj nė Tiranė, do t’i mėshojė sėrish kėrkesės pėr dekriminalizimin. Pak ditė mė vonė, raporti i Departamentit amerikan tė shtetit do tė pėrmendė faktin se njė deputet shqiptar ėshtė dėnuar mė parė pėr trafik tė qenieve njerėzore. Bėhet fjalė pėr socialistin Arben Ndoka, i cili nė shtator do tė japė dorėheqjen si deputet. Nė fund tė nėntorit tė njejtin veprim do tė bėjė dhe Mark Frroku.

    Kryeministri Rama njoftoi mė 30 Korrik se nė sesionin e ri e majta do tė paraqesė variantin e saj. Njė ditė mė pas demokratėt dalin me propozimet e tyre, ndėrsa qeveria do tė miratojė ligjin nė shtator. Pavarėsisht pėrplasjeve palėt arritėn tė uleshin dhe vetėm nė nėntor gjetėn dakortėsinė. Pak javė mė vonė dhe pėr ndryshimet kushtetuese. Parlamenti voton mė pas nė unanimitet. Ambasada amerikane dhe ajo e delegacioonit tė Bashkimit europian pėrshėndesin miratimin.



    DREJTESIA

    Pėr BE-nė shembulli i dialogut nė hartimin e paketės sė dekriminalizimit duhet tė shėrbejė edhe pėr reformėn nė Drejtėsi. Njė reform, e cila me fjalėt e ambasadorit amerikan vlerėsohet si mė e rėndėsishmja e 25 viteve demokraci nė Shqipėri.


    Nė gjysmėn e parė tė vitit komisioni i posacėm pėr Reformėn nė Drejtėsi do tė angazhojė me dhjetra ekspertė ndėrkombėtarė dhe vendas pėr tė bėrė njė analizė tė detajuar tė sistemit. Ndėrsa kjo fazė sapo kishte pėrfunduar Presidenti Bujar Nishani, i cili vinte nga njė periudhė e gjatė pėrplasjesh me shumicėn, u shfaq kritik nė njė takim me dyer tė mbyllura tė zhvilluar mė 3 qershor. Ai foli pėr njė proces tė njėanshėm. Demokratėt tė cilėt nuk janė bėrė pjesė e komisionit pasi kėmbėngulin pėr numėr tė barabartė pėrfaqėsimi dhe bashkėkryesim, janė gjithashtu kritik

    Nė prezantimin e analizės sė sistemit, mė 8 Qershor, ambasadori amerikan Donald Lu foli pa doreza pėr gjendjen e Drejtėsisė: “Nė sistemin e Drejtėsisė nė Shqipėri, disa persona duhet tė pushohen nga puna pėr korrupsion dhe disa tė tjerė duhet tė cohen nė burg”.Ndėrsa ambasadorja e delegacionit tė Bashkimit europian Romana Vlahutin theksoi se reforma duhet tė jetė e plotė e thellė dhe pa kompromis.

    Tė dy ambasadorėt do tė angazhohen si rrallė mė parė. Fillimisht ata ndėrmjetėsuan pėrfshirjen e opozitės nė Komisionin e posacėm, e cila bie dakort mė 7 Korrik. Ndėrsa po ecej me propozimet pėr ndryshimet kushtetuese, kryetari I komisionit Fatmir Xhafaj kėmbėngul nė idenė e njė reforme tė thellė: “Ndryshimi i gjendjes, nuk pranon makiazh, por ndėrhyrje kirurgjikale”, u shpreh zoti Xhafa mė 5 Gusht.

    Nė Shtator miratohen ndryshimet kushtetuese, tė cilat njė muaj mė pas i dėrgohen Komisionit tė Venecias. Opozita ėshtė sėrish kritike dhe paraqet propozimet e saj pėr Komisionin e Venecias, mė 28 Shtator. “Jemi kundėr kapjes sė sistemit tė Drejtėsisė, dhe emėrimeve nė tė gjithė sistemin e DRejtėsisė nga Rama”, deklaroi deputeti demokrat Eduard Halimi. Ndėrsa presidenti Nishani, pėrmes njė letre dėrguar Komisionit, shpreh objeksione tė shumta si pėr mėnyrėn me tė cilėn ka vepruar Komisioni ashtu dhe me pėrmbajtjen e ndryshimeve.

    Nė pjesėn e mbetur tė vitit, ambasadori amerikan do t’i japė njė mbėshtetje tė hapur Reformės e cila parashikon gati gati njė pėrmbysje tė tė gjithė sistemit aktual. “Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara i mbėshtesin plotėsisht propozimet aktuale”, u shpreh zoti Lu mė 13 Nėntor. Sipas ambasadorit amerikan, kundėr kėsaj reforme janė “ministrat e korruptuar, deputetėt kriminelė, gjykatėsit e paaftė dhe prokurorėt qė marrin paratė tuaja por kurrė nuk e ndjekin penalisht dikė”.

    Sė bashku me ambasadoren e Bashkimit europian, ata tė vendeve anėtare, ai do tė angazhohet nė njė fushatė intensive, pėr tė pėrkrahur reformėn.Ndryshimet Kushtetuese marrin njė vlerėsim paraprak nga Komisioni i Venecias nė dhjetor. Zėrat kritik nuk do tė mungojnė, Mes tyre, vec opozitės dhe kryeprokurori Adriatik Lalla e ministri i Drejtėsisė Ylli Manjani. Pėr ambasadorin Lu “disa njerėz tė pushtetshėm nė Shqipėri kanė frikė. Kanė frikė se do tė humbasin vendin e punės dhe tė ardhurat e pista. Por kanė frikė se mund tė pėrfundojnė nė burg. Ndoshta duhet tė kenė frikė”, theksoi ambasadori gjatė njė fjale mė 22 dhjetor.

    Tė nesėrmen ai takon ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitės Basha. Ky i fundit garanton mbėshtetje pėr rekomandimet e Venecias. “Ky dokument ėshtė harta e rrugės”, deklaroi zoti Basha. Nė tė njejtėn ditė edhe LSI do tė rikonfirmojė mbėshtetjej ndaj dokumentit tė komisionit tė Venecias. Megjithatė, beteja pėr reformėn mbetet e hapur



    ZGJEDHJET

    Zgjedhjet pėr pushtetin vendor u zhvilluan pėr herė tė parė sipas ndarjes sė re territoriale. Ato nuk sollėn ndryshime mes kampeve. E majta rikonfirmoi diferencėn e thellė me tė djathtėn, por mes socialistėve dhe aleatit kryesor Lsi do tė shfaqen pėrplasjet e para. Nė gjysmėn e dytė tė vitit tensioni politik do tė rritet, dhe nė sfondin e akuzave gjithnjė e mė tė shpeshta pėr korrupsion nė majat e larta tė pushtetit, opozita do t’i rikthehet protestave, kėtė herė pėr tė kėrkuar, njė qeveri teknike.


    Ndėrsa pėr qeverinė zgjedhjet e 21 qershorit janė testi i parė pas ardhjes nė pushtet, pėr kreun e opozitės Basha, ato janė njė sfidė e dyfishtė, pėr katėrvjecarin e tij si kryebashkiak i Tiranės nga njėra anė dhe si drejtues i opozitės nga ana tjetėr. Ky i fundit ėshtė dhe roli i vetėm qė zgjedh tė luajė. “Kam zgjedhur tė mos rikandidoj pėr Bashkinė e TIranės, port ė drejtoj opozitėn”, deklaroi zoti Basha mė 31 Mars.

    Kryeministri Rama nga ana e tij zgjeroi aleancat nė prag tė zgjedhjeve, duke krijuar njė koalicion me 37 parti politike. Kandidatėve tė aleatit tė tij kryesor do t’i bėsohen 15 nga 61 bashkitė e reja tė vendit. Nė ndryshim nga e kaluar e djathta do tė paraqitet me njė koalicion tė tkurrur, me vetėm 15 parti.

    Si gjithnjė vėmendja u pėrqėndrua nė Tiranė. Tė dy kampet i shpallėn kandidaturat nė tė njejtėn ditė e thuajse nė tė njejtėn orė, mė 16 Prill. “Shumė shkurt, kandidati ynė i Aleancės pėr Shqipėrinė europiane pėr Bashkinė e Tiranės ėshtė Erion Veliaj”, njoftoi zoti Rama.

    Pėrballė, demokratėt nuk preferuan njė politikan: “Ju tani e dini, kandidati ynė ėshtė dokotro Halim Kosova”, deklaroi nga ana tjetėr kryetari demokrat Basha.

    Gjatė gjithė fushatės opozita kėmbėnguli se vota e 21 qershorit do tė jetė njė referendum kundėr qeverisė. “Pėrgjigja qė do t’I japim mė 21 Qershor nuk se sit ė jetė pėrvcese njė pėrgjigje politike”, u shpreh nė mėnyrė tė pėrsėritur zoti Basha.

    Socialistėt do t’i mėshojnė denigrimit tė kundėrshtarit. “Forca qė paraqitet si alternativė ėshtė njė forcė antiqytet, nė kuptimin antiurbanizim, njė vulgaritet demokratik”, tha zoti Rama nė njė nga takimet elektorale.

    Mė 21 qershor e majta siguron njė fitore tė thellė nė 45 bashki, kundrejt vetėm 15 qė i kaluan opozitės. Nė Jug bashkia e Finiqit shkoi pėr kandidatin e partisė Mega tė minoritetit grek. Nė qytetet kryesore e majta fiton thellė. Nė Tiranė Veliaj grumbullon 44 mijė vota mė shumė dhe flet pėr “njė rezultat I paprecedent.Zoti Halimi i uron rivalit tė tij fitoren.Nė nivel kėshillash bashkiakė e majta grumbullon edhe mė shumė vota, mbi 990 mijė pėrkundrejt 507 mijė tė sė djathtės.

    Tė nesėrmen e zgjedhjeve vėshguesit ndėrkombėtar theksuan pengesat e procesit pėr shkak tė mungesės sė vullnetit politik, ndėrsa thanė se kishte patur akuza pėr presione dhe blerje votash. Nė daljen e tij tė parė, mė 23 Qershor, zoti Basha deklaron se “kėto zgjedhje janė njė hap i madh pėr Partinė demokratike. Mė vonė ai do t’i mėshojė akuzave pėr manipulim. Megjithatė zėra tė rėndėsishėm nė parti do tė pranojnė se opozita humbi.

    Nė kampin tjetėr, rezultati i zgjedhjeve nxiti fėrkimet e para publike mes socialistėve dhe Lsi-sė. Tė dyja palėt dyshojnė nė sinqeritetin e njėra tjetrės gjatė zgjedhjeve. Dyshimet do tė shfaqen dhe mė tė forta, ndonėse jo publikisht, me shpėrthimin, nė fillim tė shtatorit, pas njė publikimi tė BIRN-it, tė cėshtjes DIA, kompanisė sė pėrzgjedhur nga ish cekėt e CEZ, pėr mbledhjen e borxheve. Dokumentat e avokatėve tė huaj tė qeverisė flasin pėr para qė kompania DIA, dhe pronari i saj Kastriot Ismailaj, nė burg pėr mashtrim, kishin dhėnė pėr njė ish kryeministėr dhe njė ish zyrtar tė ERE-s, pėr tė pėrfituar kontratėn.

    Opozita drejton gishtin nga kryetari i parlamentit Ilir Meta, ish kryeministėr nė fillim tė viteve 2000. “Largimi i tij nga detyra ėshtė njė parakusht qė cėshtja tė zbardhet e plotė”, deklaron kryetari i opozitės Basha. “Kastriot Ismailaj nuk mė ka kėrkuar asnjė favor dhe nuk i kam bėrė asnjė favor. Kjo gjė duhet tė jetė fare e qartė pėr ju dhe pėr kėdo tjetėr”, deklaroi zoti Meta nė Parlament.

    Kėsaj cėshtje i shtohet dhe rihapja nga opozita e marrėveshjes sė njė viti mė parė tė qeverisė me CEZ-in. E djathta flet pėr njė megaskandal dhe kėrkon hetim ndėrkombėtar. “Paqja dhe stabiliteti i vendit e kanė jetik kėtė hetim”, shprehet nga ana e tij ish kryeministri Sali Berisha. E majta thotė se ėshtė dakort nė parim, por se duhet hetuar dhe blerja nga CEZ-i i operatorit tė shpėrndarjes sė energjisė. Propozimi i opozitės pėr hetimin ndėrkombėtar do tė hidhet poshtė mė vonė.

    Nė LSI dyshojnė se pas publikimit tė dokumentave pėr DIA-n qėndron kryeministri Rama, dhe se ky i fundit kishte hyrė nė tratativa tė fshehta me opozitėn. “Eshtė i vetmi kryetar opozite qė nė vend qė tė kėrkojė dorėheqjen e kryeministrit, sic ndodh nė cdo vend tė botės, kėrkon vetėm dorėheqjen e kryetarit tė parlamentit”, u shpreh zoti Meta mė 26 Shtator nga Skrapari pėr kryetarin demokrat Basha. Nga LSI-ja nisin tė intensifikohen mesazhet pėr ndryshime nė qeveri: “Kėrkojmė impulse tė reja qeverisėse” thotė zoti Meta mė 5 Tetor, pas mbledhjes sė kryesisė sė partisė sė tij.

    Ndėrsa kryeministri hedh poshtė cdo mundėsi ndryshimi, nė mėnyrė tė papritur, mė 9 Nėntor, jep dorėheqjen ministri i Drejtėsisė Nasip Naco. Brenda ditės, ai do tė zėvendėsohet nga pėrfaqėsuesi tjetėr i LSI-sė Ylli Manjani. Palėt shpeshtojnė takimet publike me njėra tjetrėn, por duket se mosmarrėveshjet vetėm sa mbulohen pėrkohėsisht.

    Opozita nga ana e saj ka rritur tonet. Denoncimet pėr korrupsion tė qeveritarėve janė gjithnjė e mė tė shpeshta. Nė qendėr tė sulmeve do tė jenė kryesisht ministri i Brendshėm Tahiri dhe ai i Shėndetėsisė Beqja. Nė fund tė vitit e djathta beson se ka ardhur koha pėr zgjedhje tė parakohshme: “Rrugė tė mesme nuk ka. Nuk ka mė kohė dhe nuk duhet t’I japim mė kohė, qeverisė sė Edi Ramės me 40 hajdutė”, deklaroi zoti Bashan nė protestėn para qeverisė mė 8 Dhjetor. Protesta mbyllet me djegien e bunkerit tė ngritur pranė ministrisė sė Brendshme si pjesė e njė projekti kulturor. Dy protesta tė tjera do tė pasojnė para parlamentit me premtimin se nė Janar beteja do tė jetė dhe mė ashpėr



    EKONOMIA

    Ekonomia do tė jetė njė temė e fortė debatesh nė betejėn politike. Qeveria u detyrua tė rishikojė me ulje parashikimet e saj pėr rritjen ekonomike, ndėrsa ndėrmori nė gjysmėn e dytė njė aksion kundėr informalitetit, pas dėshtimit nė mbledhjen e tė ardhurave.


    Nė muajin shkurt Banka e Shqipėrisė uli normėn bazė tė interesit nė 2 pėrqind pėr tė stimuluar ekonominė. Por nė nėntor do tė detyrohet tė bėjė njė tjetėr ulje po me 0.25 pikė pėrqindje. Pėr 2015 autoritet parashikonin njė rritje prej 3 pėrqind, e cila u konfirmua nė mars dhe nga misioni i Fondit Monetar, mė 17 Mars. Prodhimi i Brendshėm Bruto do tė rezultojė nė nivelin e 2.8 pėrqind, pėr tė zbritur nė tremujorin e dytė nė 2.5 pėrqind

    Nė mesin e vitit do tė rritet shqetėsimi pėr efektet e krizės greke. Por autoritetet, sikundėr dhe FMN-ja theksojnė se nuk ka vend pėr panik. Nė tė vėrtetė ekonomia shqiptare ka njė tjetėr problem, rėnien e fortė tė tė ardhurave. Fondi Monetar Ndėrkombėtar, nuk pranon tė miratojė kėstin e radhės nė pėrfundim tė misionit mė 30 Qershor. Nė fund tė korrikut qeveria do tė rishikojė buxhetin. Parashikimi per rritjen ekonomike do tė ulet. Pėr opozitėn, “Edi Rama legalizoi vjedhjen e 160 milion dollarėve nga tatimet dhe doganat e vendit”, deklaroi pak ditė mė pas zoti Basha.

    Pėr autoritetet gropa nė tė ardhurat ėshtė shkaktuar nga shkaqe tė konjukturave tė tregjeve. Megjithatė rėnia e lirė do tė vazhdojė dhe nė pjesėn tjetėr tė vitit, ndėrkohė qė qeveria do tė nisė njė operacion tė gjerė kundėr informalitetit. “Lufta ndaj informalitetit do tė jetė kryefjala e kėtij 300 ditėshi tė tretė qeverisės”, u shpreh zoti Rama mė 31 Gusht.

    Operacioni do tė shoqėrohet me polemika e kritika pėr shkak tė shtrirjes sė tij kryesisht ndaj biznesit tė vogėl, apo dhe arrogancės tė shfaqur jo rallė nga grupet e kontrollit nė terren. Njė fenomen tė cilin do e pranojė mė vonė dhe kryeministri Rama i cili njoftoi lehtėsira pėr “tė gjitha bizneset nga 0 deri 50 milion lekė nė vit,tė cilat do tė crregjistrohen nga tatimi I thjeshtuar”. Por pėr opozitėn qeveria “para 10 ditėsh kopjoi propozimin tonė pėr pullėn fiskale, dhe sot propozimet tona pėr detaksimin pėr biznesin e vogėl”, tha zoti Basha.

    Operacioni kundėr informalitetit i hap rrugėn lėvrimeve tė kėshteve nga Fondi Monetar i cili vlerėson nė linjė me programin rezultatet e arritura, si dhe objektivat e buxhetit. Por nė parlament debatet do tė jenė tė zjarrta.

    Ekonomia e cila me vėshtirėsi po ngre kokėn vlerėsohet si ndėr arsyet kryesore tė njė fluksi tė pazakontė shqiptarėsh qė i drejtohen Gjermanisė. Autoritetet nė fillim do tė flasin pėr keqkuptim tė njoftimeve pėr hapje vendesh pune nė Gjermani, pastaj pėr nxitje nga grupet e trafikantėve dhe sė fundi, se pjesa mė e madhe e mė shumė se 50 mijė shqiptarėve, janė emigrantė qė kishin jetuar mė parė nė Greqi, njė variant tė cilin Ministri i brendshėm gjerman nuk e konfirmoi gjatė vizitės nė Tiranė.


    VOA
  • Sponsor