• Sulltani dhe Imami

    Pas tentativės sė grushtit tė shtetit tė 15 korrikut, Presidenti turk Erdoğan ka akuzuar menjėherė Fethullah Gülen, liderin fetar nė mėrgim. Arėsyet e pėrplasjes vėllavrasėse midis dy ish aleatėve




    Marie Jégo dhe Marc Semo

    Rivalitet, tradhėti dhe hakmarrje janė elementėt nė themelin e luftės vėllavrasėse qė vė pėrballė njėri tjetrit Rexhep Taip Erdoganin me predikuesin Fethullah Gulen, ish aleat dhe sot armik i betuar i Presidentit turk. Lufta e pamėshirshme midis kėtyre dy nacionalistėve tė zjarrtė dhe myslimanėve tė devotshėm ka tronditur Turqinė, siē e dėshmon edhe tentativa e grushtit tė shtetit tė 15 korrikut, atėsia e tė cilit i ėshtė atribuar ish imamit nga Erdogani. Tė dy konservatorė dhe shumė fetarė, Guleni dhe Erdogani ndajnė prej kohėsh tė njėjtin projekt: njė riislamizim tė thellė tė Turqisė, qė pas dekadash laiciteti republikan relativ duhet tė kthehet nė rolin e saj tė drejtuesit tė botės sunite, si nė kohėn e Perandorisė Otomane.

    I quajtur nga ndjekėsit e tij hoxhė effendi, Guleni kėmbėngul mė shumė nė dialogun ndėrfetar dhe nė hapjen ndaj perėndimit. Ku ish imam 75 vjeēar shėndetlig dhe me predikime paternalistike, qė nė 1999 ėshtė strehuar nė Pennsylvania tė Shteteve tė Bashkuara, drejton njė vėllazėri fillimisht tė frymėzuar nga sufizmi, e bėrė vitet e fundit shumė influente, njė pushtet okult i gjerė. Nė tė kundėrt Erdogani, tribun me cifla populiste, President dhe kreu karizmatik i AKP-sė (Partisė pėr Drejtėsi dhe Zhvillim, formacion islamisto – konservator nė pushtet nė Turqi prej 14 vjetėsh) pėrqėndrohet sidomos mbi aksionin politik.

    Pėr njė kohė tė gjatė tė dy kanė qenė rivalė, mė pas aleatė dhe sė fundi armiq tė pėrbetuar. “Pas rėnies sė republikės laike, po asistojmė nė betejėn e parė tė republikės fetare”, ka vėrejtur Soli Özel, politolog dhe profesor universitar, nė fillim tė pėrplasjes midis tė dyve, nė kapėrcyellin midis 2012 dhe 2013. Grushti i shtetit ka qenė akti i fundit i kėtij konflikti. Ndoshta edhe ai vendimtar, pasi Erdogani, i forcuar nga dėshtimi i puēistėve, ėshtė mė shumė se kurrė i vendosur qė ta ērrėnjosė kėtė grup qė prej tri vjetėsh e pėrkufizon si njė “shtet parallel”, “bandė kriminale”, “qelizė kanceroze” nė shoqėrinė turke. “Siē ka ndodhur me organizatat e tjera, kam ndihmuar edhe kėtė strukturė, duke menduar se do tė mund tė arrinim nė njė platform tė pėrbashkėr, edhe pse shumė prej aspekteve tė grupit nuk mė pėlqenin”, ka deklaruar pėrpara dinjitarėve kryesorė fetarė tė vendit me 3 gusht, duke ju referuar ndjekėsve tė Gulenit. Nė njė akt tė rrallė sinqeriteti, Presidenti ėshtė shprehur “i keqardhur qė pse nuk e kam zbuluar mė parė fytyrėn e vėrtetė tė kėsaj organizate tradhėtarėsh”. (www.bota.al)

    Komunitet dhe prozelitizėm

    Njė pedagog universitar nė Stamboll, qė nė klimėn aktuale e gjuetisė sė shtrigave preferon tė ruajė anonimatin, shpjegon se kėsaj radhe “Erdogani ėshtė mė i vendosur se kurrė tė shkojė deri nė fund. Shtyhet nga njė shpirt hakmarrjeje: ndjehet personalisht i tradhėtuar nga Guleni, tė cilit gjithmonė nuk i ka besuar, por me tė cilin ishte aleat sapo ka hipur nė pushtet”. Profesori nėnvizon se lideri i AKP-sė “e di shumė mirė sesa pushtet kanė gulenistėt nė shoqėri, pasi ka qenė vetė ai qė e ka mundėsuar njė gjė tė tillė”. Kjo shpjegon edhe shtrirjen e spastrimeve tė fundit: mė shumė se 17000 tė ndaluar, prej tė cilėve gjysma e transformuar nė arrestime; mė shumė se 60000 funksionarė shtetėrorė tė shkarkuar; dhjetėra midis gazetave, televizioneve dhe radiove tė mbyllura. Janė vėnė nė shėnjestėr edhe qindra shkolla private, gjimnaze dhe universitete, midis tė cilėve i famshmi Universiteti Fatih nė Stamboll.

    Pėr t’u konsideruar i dyshuar mjafton qė tė kesh marrė njė tė drejtė studimi nga organizata e Gulenit ose tė disponosh njė llogari nė bankėn Asya, zemra financiare e galaktikės sė fetullahēinjve, ndjekėsve tė ish imamit. Aderimi nė Tuskon, konfederatėn qė pėrfshin biznesmenėt afėr me Gulenin, konsiderohet si njė formė besnikėrie ndaj lėvizjes. “Janė tashmė 40 vjet qė organizata i shtrin tentakulat e saj nė tė gjithė Turqinė. Nė rrethana tė zakonshme, do tė duheshin 20 vjet pėr t’i shkulur”, ka deklaruar Zėvendėskryeministri Nurettin Canikli. Por sa janė vėrtet ndjekėsit e Gulenit?

    Nė momentin e ekspansionit maksimal vlerėsohej se qenė 1 milion, ndoshta deri dyfishi. “Nė vitet Nėntėdhjetė nuk ishte vetėm organizata fetare kryesore e vendit, por edhe lėvizja civile mė e rėndėsishme”, shpjegon sociologia Elise Massicard. Opaciteti dhe shtrirja e rrjeteve tė influencės sė fetullahēinjve kanė ushqyer ēdo lloj dyshimesh. Me prozelitizmin misionar tė tij, cemaat-i (komuniteti) i Gulenit tė kujton nė njė farė mėnyre levizjet evangjeliste amerikane, pork a edhe shumė tipare tė pėrbashkėta me Opus Dei, sidomos me aftėsinė sistematike tė tij pėr tė infiltruar nė ingranazhet e administratės publike dhe nė strukturat shtetėrore. Njė fenomen i denoncuar prej kohės nga opozita laike, qė ka qenė viktima e parė e fetullahēinjve kur AKP-ja dhe Guleni qenė aleatė, midis 2002 dhe 2012. Lėvizje e frikshme, sa jotipike, vėllazėria funksionon si njė nebulozė shoqatash tė ēdo lloji, active vecanėrisht nė sektorėt e arsimit, tė biznesit dhe tė informacionit. Ėshtė edhe shumė e bashkuar. “Bėhet fjalė pėr njė strukturė tė centralizuar dhe piramidale. Guleni ėshtė njė maniak i kontrollit”, vėren Ruşen Ēakır, specialist i islamit politik turk dhe autor i njė libri mbi gulenistėt, “Vargu dhe sllogani”, i botuar nė 2005.

    Por a ėshtė vėrtet sekt vėllazėria e gulenistėve? Jo tamam. Mund tė hyhet e tė dilet nga grupi pa problem. “Nuk ka teserė anėtarėsie, sa mė shumė tė jesh aktiv, aq mė shumė pėrkatėsia ndaj komunitetit forcohet. Bėhet fjalė pėr njė impenjim personal intensiteti i tė cilit mund tė ndryshojė gjatė jetės”, shpjegon njė biznesmen i vogėl qė pėr njė pėriudhė tė caktuar ka qenė pjesė e hizmet-it (shėrbimit), siē e quajnė ndjekėsit lėvizjen midis tyre. “T’u shėrbesh njerėzve nėnkupton t’i shėrbesh Zotit”, parapėlqen tė kujtojė Guleni. Dhe ky impenjim konkretizohet nė sohbet-e, struktura tė vogla informale ku mblidhen persona tė tė njėjtit sector. Kėtu shkėmbehen ide dhe bėhen projekte: pėr shembull, njė qendėr pėr studentė nė periferi apo njė gjimnaz i subvencionuar mė donacione private nė njė vend afrikan. Guleni, qė si imam pėrpara se tė bėhej i tillė ishte funksionar public, deklaron hapur se frymėzohet nga Said Nursi (1877 – 1960), njė teolog sufi me origjinė kurde, sipas tė cilit 3 armiqtė kruesore tė njerėzimit ishin “Zotėri Injoranca, Zonjė Varfėria dhe Mjeshtėr Pėrēarja”. Hozhė efendiu e riinterpreton mėsimin e tij nė kuptimin modernist, ėshtė i bindur se urdhėrimet e ligjit islamik duhet tė kenė tė bėjnė parasėgjithash me jetėn private edhe ėshtė nė favor tė demokracisė e tė liberizmit ekonomik. Objektivi i tij ėshtė njė “islam edukativ”, edhe pse shumė konservator. Veē kėsaj, dega e sufizmit tė cilit Guleni pohon se i pėrket ka veēantinė se njeh vlerėn e shkencės, nė kundėrshtim nga korrentet e tjera tė islamit. Nė kėtė mėnyrė, projekti i Gulenit kundėrvihet me atė tė Millī Görüş (rrugės kombėtare), lėvizjen e ish Kryeministrit Necmettin Erbakan. Kryeministėr i njė qeverie islamiste midis 1996 e 1997, Erbakani qe edhe mentori politik i Erdoganit, lėvizja e tij konsiderohej e afėrt me Vėllazėrinė Myslimane. (www.bota.al)

    Nė zemėr tė shtetit

    Guleni paraqitet gjithmonė si “islamist i mirė”. Si patriot i zjarrtė mbėshtetti grushtet e shtetit ushtarake tė 1980 e tė 1997, kur ushtria detyroi Erbakanin tė largohej pa pėrdorur dhunė. Dėshtimi i Erbakanit bindi Erdoganin tė ndryshojė strategji dhe t’i japė jetė AKP-sė, njė parti islamike modern, qė proklamohej e hapur ndaj demokracisė, Europės dhe ekonomisė sė tregut: tė gjitha tema tė dashura pėr gulenistėt. Pas fitores nė zgjedhjet e 2002, AKP-ja kishte nevojė tė madhe pėr kuadro islamistė tė pėrgatitur mirė qė tė merrnin nė dorė levat e shtetit dhe pėr tė larguar drejtuesit kemalistė dhe ushtarakėt. Vetėm cemaat-i mund ta ndihmonte. Nė pranverėn e 2013, me rastin e njė udhėtimi nė Shtetet e Bashkuara, Erdogani theksonte akoma se takimi me Gulenin ishte nderi mė i madh qė njeriu mund tė kishte. Infiltrimi i gulenistėve kishte nisur vite mė parė dhe kishte qenė i ngadaltė, i aftė, diskret, por i pandalshėm. “Njerėzit pushuan sė pasuri frike nga shteti kur njė numėr i mjaftueshėm i tyre mund ta gjente vendin e tij dhe tė thoshte: ky ėshtė shteti im”, shkruante Mustafa Yeşil, President i Fondacionit pėr Shkrimtarėt dhe Gazetarėt. Qėllimi gulenist ishte ta transformonte republikėn kemaliste nga brenda, nėpėrmjet njė infiltrimi sistematik.

    Lėvizja u jepte tė drejta studimi tė rinjve mė premtues qė tė studionin jurisprudencė, nė mėnyrė qė tė provonin mė pas tė futeshin nė polici, prokurori apo nė akademitė ushtarake. Pas tentativės sė grushtit tė shtetit tė 15 korrikut, autoritetet turke janė impenjuar pėr tė zbuluar nė detaje sesi gulenistėt kishin ngritur nė kėmbė njė sistem qė u jepte paraprakisht tė mbrojturve tė tyre pėrgjigjet e konkurseve pėr tė hyrė nė akademitė ushtarake. “Njė investigim ka demonstruar se pėrgjigjet e provimeve vidheshin sistematikisht dhe se rreth 70 – 80 pėrqind e studentėve i kalonte provimet falė kėtyre dallavereve”, ka deklaruar Ahmet Zeki Üēok, njė ish prokuror ushtarak, nė njė intervistė tė 2 tetorit 2015 pėr agjencinė Bloomberg. Infiltrimi klandestin ėshtė nė themel tė tė gjithė lėvizjes. Nė njė vide tė 1999, imam Guleni i ftonte dishepujt e tij qė tė “penetronin nė arteriet e sistemit pa rėnė nė sy pėr kapjen e qendrave tė pushtetit” dhe tė “prisnin deri nė momentin e marrjes sė pushtetit”. Po atė vit, pushteti kemalist hapte njė hetim gjyqėsor kundėr tij, Guleni u largua drejt Shteteve tė Bashkuara. Nga kėto akuza predikuesi u lirua mė 2006, kur tashmė ndjekėsit e tij kontrollonin njė pjesė tė mirė tė prokurorisė me miratimin e AKP-sė. Gjithėsesi, pėr maturi, Guleni ka preferuar tė qėndrojė nė Shtetet e Bashkuara.

    Atėhere infiltrimi i gulenistėve synonte parasėgjithash forcat e policisė. Nė 2007 ndjekėsit e imamit nisėn tė vėnė nė shėnjestėr kemalistėt e pranishėm nė ushtri. Qindra oficerė u procesuan pėr komplot tė spuozuar kundėr AKP-sė nė kuadėr tė dy proceseve tė mėdha publike (Ergenekon dhe Balyoz) tė ndjekur mė vėmendje tė madhe nga mjetet e informimit. Ushtarakė, gazetarė dhe avokatė pėsuan dnėime shumė tė rėnda mbi bazė provash false. Kėto vendime mė pas u anulluan midis 2014 dhe 2015, pas prishjes sė Erdoganit me Gulenin. “Me tė gjitha kėto operacione kundėr ushtarakėve, fetullahēinjtė na kanė gėnjyer”, ka pohuar Erdogani me 19 mars 2015, me rastin e dhėnies sė diplomave nė Akademinė Ushtarake tė Stambollit, qė mezi priste ta harronte mbėshtetjen e tij tė dikurshme ndaj proceseve tė nisura nga gulenistėt. Gjatė viteve tė mėparshme gulenistėt gjithėsesi kishin arritur t’i vendosnin njerėzit e tyre deri nė majat e larta e hierarkisė shtetėrore. Pushteti i tyre ishte rritur ndjeshėm. “Kush prek cemaat-in, digjet” vėrente nė 2011 gazetari investigative Nedim Şener, qė ashtu si kolegu Ahmet Şık ka kaluar njė vit nė burg pse ka kėrkuar tė denoncojė pushtetin e fetullahēinjve. “Si shumė kolegė tė tjerė, jam arrestuar nė mėngjes nga policė gulenistė. Pastaj kam dalė pėrpara njė prokurori gulenist qė mė ka ēuar tek njė gjykatės gulenist. Gjithēka ėshtė treguar nga gazeta dhe televizione guleniste”, rrėfen Şık.

    Komplote dhe skandale

    Fėrkimet e para midis predikuesit dhe Erdoganit kanė nisur me 7 shkurt tė 2012, kur njė prokuror nė Stamboll i afėrt me cemaat-in ka thirrur Hakan Fidan, shefin e shėrbimeve sekrete turke (MIT). Marrja nė pyetje kishte tė bėnte me negociatat sekrete tė drejtuara nga Fidan me separatistėt kurdėr tė PKK-sė (Partisė sė Punėtorėve tė Kurdistanit, lashtė ligjit nė Turqi) me kėrkesėn e Erdoganit. Kryeministri i atėhershėm e ka parė iniciativėn si njė sulm personal dhe, pėr hakmarrje, ka urdhėruar mbylljen e shkollave pėrgatitore (dershane) tė vėllazėrisė, fidanishte nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės e kuadrove tė lėvizjes. Rreshtimi gulenist ka kaluar nė kundėrsulm me 17 dhjetor 2013, kur disa prokurorė tė Prokurorisė sė Stambollit tė lidhur me vėllazėrinė kanė urdhėruar arrestimin e 50 personave tė afėrt me elitėn nė pushtet tė dyshuar pėr mashtrim dhe qėllime pėrfitimi. Nė burg kanė pėrfunduar edhe djemtė e tri ministrave dhe Süleyman Arslan, Administrator i Deleguar i bankės publike mė tė madhe turke, Halkbank: nė shtėpinė e tij policėt kanė gjetur 4.5 milion dollar nė kesh tė fshehura nėpėr kuti kėpucėsh. Mė pas shtypi ka botuar pėrgjimet e bisedave private tė drejtuesve tė ndryshėm politikė, midis tė cilėve vetė Erdoganit. Tanxhente, dhurata tė kushtueshme pėr ministra dhe bankierė, trafik floriri me Iranin: zbulimet e mjeteve tė informimit dukesh tė pafundme. Skandali ka goditur edhe Kryeministrin, i detyruar qė tė kryejė njė riorganizim qeverie. Duke folur pėr komplot, Erdogani ka akuzuar ish aleatin e tij se ka kėrkuar qė ta detyrojė tė dorėhiqet. (www.bota.al)

    Por ky skandal ėshtė sfumuar shumė shpejt. Me 25 dhjetor 2013 ministrat e akuzuar pėr korrupsion – Erdoğan Bayraktar (Mjedis dhe Urbanistikė), Zafer Ēağlayan (Ekonomi), Muammer Güler (i Brendshėm) dhe Egemen Bağış (Ēėshtje Europiane) – janė shkarkuar nga postet e tyre. Tė hetuarit e tjerė janė lėshuar nė tetor tė 2014, ndėrsa prokurorėt qė drejtonin hetimet (Zekeriya Öz, Celal Kara dhe Mehmet Yüzgeē), tė goditur nga ana e tyre prej njė urdhėr arresti, janė arratisur jashtė vendit. Prishja me gulenistėt ėshtė pėrjetuar nga Erdogani si njė tradhėti – “na kanė ngulur thikėn pas krahėve” – dhe ka shkaktuar njė seri spastrimesh nė polici, nė prokurori, nė botėn e financės dhe tė shtypit. Me 9 shkurt tė 2015 banka Asya ėshtė vėnė nė mbikėqyrje. Enti rregullator (BDDK) ka marrė kontrollin e kėshillit administrues dhe tė 63 pėrqind tė kapitalit. Zyrtarisht banka ėshtė akuzuar pėr njė “mungesė trasparence”. Dueli midis dy ish aleatėve ėshtė ashpėrsuar tmerrėsisht. “Turqia ka arritur njė pikė nė tė cilėn demokracia dhe tė drejtat e njeriut praktikisht janė zhdukur”, ka shkruar ish imami nė njė notė drejtuar votuesve turq nė fillim tė shkurtit 2015, duke ju kėrkuar qė tė mos votonin pėr AKP-nė nė zgjedhjet politike qė do tė mbaheshin pak muaj mė vonė, me 7 qershor. “Po je imam apo pronar banke?”, i ka reguar Erdogani ish aleatit tė tij. Disa muaj mė vonė, lufta ndaj vėllazėrisė guleniste ėshtė bėrė njė prej prioriteteve tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare.

    Miti i armikut tė brendshėm

    Nga tentative e grushtit tė shtetit tė 15 korrikut vėllazėria dhe anėtarėt e saj janė pasqyruar si pėrgjegjėsit e tė gjitha tė kėqijave qė kanė rėnė mbi vendin nga vitet Nėntėdhjetė e kėtej. Janė kokat e turkut e pėrsosura. Djegia e 1993 nė Hotelin “Madimak” nė Sivas, ku vdiqėn 37 intelektualė tė majtė dhe anėtarė tė pakicės alevite? Kanė qenė gulenistėt. Vrasja e gazetarit armen Hrant Dink me 9 janar 2007? Gjithmonė ata. Rrėzimi i njė avionic ushtarak rus me 24 nėntor 2015? Sėrish ata (pas 15 korrikut pilotėt turq pėrgjegjės pėr incidentin kanė rrėfyer se janė ndjekės tė Gulenit).

    E krahasuar me sektin e hashishinėve nga Presidenti Erdogan nė diskutimin e tij pėr autoritetet fetare tė 3 gushtit, vėllazėria ėshtė akuzuar se “u ka vjedhur tė kaluarėn dhe tė tashmen mijėra njerėzve”. Ndėrkohė spastrimet vazhdojnė, me konsensusin e pjesės mė tė madhe tė opinionit publik, sepse miti i armikut tė brendshėm mbetet instrumenti mė i mirė qė liderėt populistė kanė pėr tė nxehur turmat. “Sikur organizata tė kishte arritur ta pėrfundonte me sukses grushtin e shtetit, Guleni do tė ishte pritur si triumfator. Tė gjithė e dinė se prapa cemaat-it qėndrojnė Shtetet e Bashkuara, NATO, Mbretėria e Bashkuar, Franca, Vatikani, Izraeli, Bashkimi Europian dhe lozhat masonike. Po pėrgatisnin proceset pėr tė dėrguar Presidentin Erdogan nė Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare tė Hagės. Sikur tė kishin fituar, dhjetėra mijėra njerėz do tė pushkatoheshin”, ka shkruar me 3 gusht Abdurrahman Dilipak, editorialist i sė pėrditshmes qeveritare “Yeni Akit”, e konsideruar zėdhėnėse e pushtetit. Njė pushtet qė pėrdor teoritė e komplotit pėr tė mobilizuar popullatėn kundėr “tradhėtarėve” dhe “agjentėve tė huaj”.

    Le Monde

    Pėrgatiti: ARMIN TIRANA /www.bota.al
  • Sponsor