• Shqipėria nė Guinness



    2017 tė rinj nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė pushtuan kėtė tė shtunė bulevardin para sheshit ‘Skėnderbej’. Tė ulur nė formėn e gėrmave “ALBANIA” ata performuan nė sinkron fenomenin e njohur nė botė, “Cup Song” duke pėrplasur nė tokė kupat plastike dhe duke thyer rekordin botėror Guinness.

    “Rekordi i mėparshėm ishte vendosur nga 349 persona. Sot rreth 110 prej jush dolėn nga zona e performuesve, por kjo nuk e pengoi performancėn, pasi gjithēka shkoi mirė dhe ata qė morėn pjesė nė total ishin 2017, pra ju keni vendosur rekordin e ri Guinness”, thotė Lina Kuhlmann, anėtare jurie e “Guinness World Records”.

    “Qindra mėsues e nxėnės nė Tiranė, Korēė, Durrės, Shkodėr, Elbasan, Vlorė, Gjirokastėr i bie qė duhet tė jenė jo mė pak se 10 mijė veta qė i janė futur kėsaj lloj sfide. Unė kam qenė i bindur qė ky rekord ėshtė nė kėtė komb. Kombi shqiptar ėshtė njė komb qė gjithnjė u ka mbijetuar shekujve dhe njė gjė qė po e tregon ēdo ditė nė kėto ēaste tė dėshpėruara ėshtė se ėshtė njė komb qė guxon tė shpresojė. Unė kėtė e quaj rekord”, thotė Leonard Bombaj, organizator.

    Organizatorėt zgjodhėn tė formonin fjalėn “ALBANIA” si njė formė manifestimi kombėtar pėr tė pėrcjellė nė botė mesazhin e bashkimit dhe atdhedashurisė.