• DW: “Shqipėria e Madhe” apo vetėm shantazhe ndaj BE-sė?



    Komisioneri i BE pėr Zgjerim e Negociata, Johannes Hahn thotė se ėshtė dėshpėruar shumė me deklaratat e disa liderėve nė Ballkan. Hahn mendon se ēmimin mė tė lartė mund tė paguajnė vetė ata qė i kanė shprehur kėto ide.

    "Dua tė shpreh dėshpėrimin tim, madje edhe zemėrimin, me deklaratat e disa liderėve nė rajon. Mesazhet e tilla mund tė kuptohen si pėrzierje nė punėt e brendshme tė vendeve tė tjera dhe kanė pėr synim ndryshimin e kufijve, qė nuk ėshtė e pranueshme", theksoi Johannes Hahn. Kjo ėshtė deklarata e parė konkrete nė Bruksel, pas deklarimeve tė disa politikanėve shqiptarė nė Tiranė, Prishtinė dhe Bujanoc, tė cilėt e kanė kujtuar idenė e Shqipėrisė sė Madhe.

    Edi Rama e ka shpjeguar qartė nė intervistėn e tij pėr mediat ndėrkombėtare se "bashkimi i Kosovės dhe Shqipėrisė nuk ėshtė diēka qė ai do tė dėshironte". Por nė Serbi ėshtė komentuar nė mėnyrė selektive, vetėm pjesa ku ai flet pėr mundėsinė e bashkimit tė tyre, qė ka shkaktuar njė valė tė madhe kritikash. Nė Beograd thuhet se idetė e tilla paraqesin "cėnimin mė tė madh pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon" dhe "paralajmėrojnė njė luftė tė re nė Ballkan", ku do tė pėrfshiheshin edhe Mali i Zi dhe Maqedonia. Ndėrkohė qė kjo intervistė ėshtė injoruar pothuajse nė tėrėsi nė Shkup dhe Podgoricė.

    Deklaratat e tilla tė Hahnit janė bėrė pas takimit nė Bruksel me shefin e diplomacisė serbe, Ivica Daēiq, i cili nė Beograd e ka kritikuar ashpėr Ramėn, ndėrsa nė Bruksel pėrpiqet t'i ulė tensionet. "Ballkani ka nevojė pėr interesa tė pėrbashkėta dhe jo kthim nė tė kaluarėn, hapjen e konflikteve dhe cėnimin e paqės dhe stabilitetit", tha ai nė Bruksel.

    Daēiq nuk harroi tė pėrmendė se "edhe politikanėt serbė mund tė flasin pėr idenė qė tė gjithė serbėt tė jetojnė nė njė shtet tė pėrbashkėt dhe se kjo ka tė bėjė me Republikėn Srpska dhe serbėt nė Kroaci dhe Mali tė Zi". Por shtoi se "idetė e tilla nuk do tė na ēonin pėrpara, por do tė na kthenin nė tė kaluarėn".

    Fjalėt e Ramės dhe interpretimet

    Pėrderisa minsitri i Jashtėm serb Daēiq numėron kapitujt e hapur nė negociatat me BE dhe flet pėr njė "dinamikė tė mirė" tė kėtij procesi, kryeministri i Shqipėrisė Edi Rama vlerėson se dyert e hapura tė BE-sė pėr anėtarėsim, janė rruga e vetme qė Ballkani Perėndimor tė jetojė nė paqe dhe tė zhvillohet bashkėpunimi. Nė tė kundėrtėn Rama paralajmėron se BE-nė do tė priste njė "gjendje ankthi" dhe mundėsia e "ēmendjes" sė Ballkanit. Paralajmėrimet e Ramės janė njė presion i drejtpėrdrejtė nė adresėn e Brukselit.

    Fakti qė Shqipėria ka pritur pesė vjet tė fitojė statusin e kandidatit pėr anėtarėsim, nuk ėshtė pritur mirė nė Tiranė. Deri mė sot Shqipėria nuk ka hapur asnjė kapitull nė negociata. BE dhe nė radhė tė parė Gjermania kėrkojnė qė para fillimit tė negociatave tė shėnohet pėrparim nė sundimin e ligjit nė Shqipėri. Lista e kėrkesave ndaj Tiranės ėshtė e gjatė - reforma nė drejtėsi, administratėn publike dhe sistemin zgjedhor, luftimi i korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

    Gati paralelisht me Ramėn, presidenti i Kosovės Hashim Thaēi paralajmėroi autoritetet e BE se Kosova deri tani ka nėnshkruar vetėm Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe se pėr ēdo marrėveshje tjetėr kėrkohet konsensusi mes vendeve tė BE-sė. Por ky konsenzus nuk ekziston dhe nuk dihet kur do tė arrihet.
    Nė dokumentet e Brukselit thuhet se tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor kanė tė hapur "perspektivėn e integrimeve evropiane" (qė do tė thotė edhe mundėsinė e anėtarėsimin nė BE), ndėrsa pėr Kosovėn thuhet se ajo ka "perspektivė evropiane", qė ėshtė njė nocion shumė i gjėrė. Nė kushtet e kėtilla ėshtė shumė vėshtirė qė nga Kosova tė pritet njė bashkėpunim konstruktiv nė procesin e dialogut. Ndaj nuk ėshtė ndonjė befasi qė presidenti i Kosovės ka folur gati njėkohėsisht me kryeministrin e Shqipėrisė pėr kėto ēėshtje, pėr tė kapur "trenin e pėrbaskėt" qė ēon drejt anėtarėsimit nė BE.

    Njė problem tjetėr ėshtė qė nė Ballkan gati ēdo vit kemi zgjedhje dhe se atje po pėrballemi me folklorin e retorikės nacionaliste. Nė Shqipėri do tė ketė zgjedhje nė qershor, ndėrsa nė Kosovė po flitet gjithnjė e mė shumė pėr zgjedhjet e parakohshme.

    Kush ėshtė fajtor?

    Komisioneri Hahn ka hedhur poshtė mundėsinė e presioneve dhe shantazheve ndaj Brukselit me fjalėt se kjo mund t'u kthehet vendeve tė Balklanit si bumerang. Ai thotė se vendet e Ballkanit duhet tė pėrqendrohen tek reformat dhe jo deklaratat nxitėse. Por ai pranon se edhe BE ėshtė fajtore pėr gjendjen nė "oborrin e saj".

    Sė fundi Brukseli ka rikthyer vėmendjen drejt Ballkanit. Por duket se kjo ka ndikuar negativisht nė rajon. Ballkani ėshtė rivendosur nė epiqendėr pėr shkak tė tensioneve nė Maqedoni dhe mosmarrėveshjeve tė shumta mes Prishtinės dhe Beogradit. Kėto raporte po shndėrrohen nė njė temė tė pashmangshme mes BE dhe Ballkanit Perėndimor. Por fakt ėshtė qė edhe dy dekada nga pėrfundimi i konflikteve tė pėrgjakshme nė Ballkan, ēėshtja e paqes dhe stabilitetit mbeten dy temat mė tė rėndėsishme pėr njerėzit atje.
  • Sponsor