• Bie qeveria e Kosovės - shpėrndahet parlamenti



    Presidenti i Kosovės, Hashim Thaēi, nxori dekretin pėr shpėrndarjen e parlamentit tė Kosovės, pak orė pasi qė parlamenti me 78 vota pėr, 34 kundėr dhe tri vota tė paanshme, i mori besimin qeverisė sė kryeministrit Isa Mustafa. Votimi i mocionit u bė i mundur me votat e Partisė Demokratike tė Kadri Veselit e cila votoi pėr rrėzimin e koalicionit bashkė qeverisės.





    Debati pėr mocionin e mosbesimit u pėrcoll me akuza e kundėr akuza ndėrmjet partnerėve tė deritashėm tė koalicionit qeverisės.

    Mocioni i hartuar nga Nisma pėr Kosovėn, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe lėvizja Vetėvendosje i nėnshkruar nga 42 deputetė, qė u mbėshtet nga Partia Demokratike nė pushtet, nga pėrfaqėsuesit e pakicave kombėtare dhe deputetė tė pavarur, u kundėrshtua nga Lidhja Demokratike e Kosovės.

    Partitė opozitare thanė se Kosova tashmė ka humbur tri vite tė saj nga kjo qeveri.

    Zgjedhjet e parakohshme, duhet tė mbahen brenda 45 ditėsh nga shpėrndarja e parlamentit.

    Shpėrbėrja e qeverisė sė Kosovės pasoi pamundėsinė e koalicionit qeverisės pėr tė ēuar pėrpara marrėveshjen pėr shėnimin e kufirit me Malin e Zi, ēėshtje kjo qė ka nxitur mospajtime tė thella nė Kosovė qė ēuan nė krizė politike. Skena tė dhunshme nė parlament dhe jashtė tij kanė pėrcjellė debatet rreth kėsaj marrėveshjeje e cila nė shtator tė vitit tė kaluar u tėrhoq nga qeveria e Kosovės pėr shkak tė mungesė sė votave tė mjaftueshme.

    Koalicioni ndėrmjet LDK-sė dhe PDK-sė ishte arritur nė muajin dhjetor tė vitit 2014, gjysmė viti pas zgjedhjeve parlamentare tė qershorit tė atij viti.

    SHBA dhe BE kėrkojnė tė mos mbeten nėn hije sfidat e Kosovės

    Ambasada e Shteteve tė Bashkuara nė Prishtinė tha se do tė vazhdojė tė jetė e palėkundur nė mbėshtetjen pėr Kosovėn. Pas votimit tė mocionit, nė njė komunikatė pėr opinion, ambasada amerikane tha se “parlamenti e tha fjalėn e vet. Pėrderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lėviz nė drejtim tė zgjedhjeve tė parakohshme, ftojmė tė gjithė zyrtarėt e mbetur nė qeveri qė tė zotohen pėrsėri nė shėrbim tė punėdhėnėsve tė tyre, gjegjėsisht tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallim. Ne vazhdojmė tė jemi tė palėkundur nė mbėshtetjen tonė pėr Kosovėn, qytetarėt e saj dhe rrugėtimit tė saj drejt integrimit tė plotė Euro-Atlantik", thuhet nė komunikatė.

    Komisionari pėr politika tė fqinjėsisė dhe zgjerimit tė BE-sė, Johannes Hahn, shprehu keqardhjen pėr votėn e mosbesimit nė Parlamentin e Kosovės.

    "Udhėheqėsit politikė nuk duhet tė harrojnė sfidat e mėdha mė tė cilat pėrballet Kosova. Sundimi i ligjit, ekonomia, dialogu dhe liberalizimi i vizave duhet tė vazhdojnė pėr tė mirėn e qytetarėve", shkroi ai nė rrjetin social twitter.
  • Sponsor