View RSS Feed

labja

Dashuria nė distancė, sfidė e cila mbijeton

Rate this Entry
Citim Mesazhi origjinal i postuar nga iceman Lexo postimin

Lidhja nė distancė ka shumė pėrparėsi, veēanėrisht nė zhvillimin e tė dy partnerėve si karaktere, por ka sukses me shumė komunikim, besim nė tė ardhmen e pėrbashkėt dhe teknologji.

Nė SHBA mė shumė se tre milionė e gjysmė persona kanė lidhje nė distancė, por edhe nė regjionin tonė kjo formė e lidhjeve ėshtė gjithnjė e mė e shpeshtė, pėr shkak tė numrit tė shtuar tė njerėzve qė shkojnė nė studime apo punė jashtė. Nėse lidhja do tė mbijetojė varet sė pari nga angazhimi dhe pėrpjekjet e tė dy partnerėve, si dhe periudha e tė qenit larg, thonė kėshilluesit e dashurisė.

Shumė njerėz qė tashmė kanė qenė nė njė lidhje tė tillė, shpesh pėrfundojnė pėrsėri nė tė, edhe pse kanė pohuar qė nuk do ta pėrsėrisin pėrsėri njė gjė tė tillė. Ekspertėt kėtė e shpjegojnė me pėrparėsitė qė i ofron njė lidhje e tillė nė krahasim me “ato normale”. Pėrparėsitė e saj mė tė mėdha janė koha e tepėrt e lirė gjatė sė cilės partneri mund tė zhvillojė interesat e veta, koha kualitative e kaluar sė bashku, pikėrisht pėr shkak qė takimet janė mė tė rralla dhe gėzimit tė pritjes sė takimit tė ardhshėm.

Gjeneratat e reja kanė mė shumė mundėsi pėr tė mbajtur lidhjen nė distancė me ndihmėn e telefonave dhe internetit, tė cilat nuk i kanė pasur gjeneratat e mėhershme, por edhe lidhje tė tilla ka pasur mė pak, shpjegojnė psikologėt.
Kategoritė
Uncategorized

Komente

Trackbacks

Total Trackbacks 0
Trackback URL: