Receta Gatimi

10 plazhet me te bukura ne bote


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    10 plazhet me te bukura ne bote

    1. Las Islas Cies, Galicia, Spanjė

    Nėse dėgjoni tė flisni pėr plazhet spanjolle me siguri ajo qė do t’ju vijė nė mendje ėshtė Mesdheu. Megjithatė, bregdeti atlantik i Galicias, nė veri tė Portugalisė meriton mė shumė lėvdata se tė tjerat. Njė nga gurėt e ēmuar nė kėtė bregdet ėshtė “Las Islas Cies”, 40 minuta me barkė qyteti Baiona. Cies ėshtė i pabanuar dhe park kombėtar, i hapur pėr publikun vetėm nė verė.

    2. Parku kombėtar “Tayrona”, Kolumbi

    Nė kėtė plazh mahnitės mbėrrihet pėr 40 minuta me biēikletė. Udhėtimi pėrmes pyllit pėr tė mbėrritur nė kėtė plazh tė Karaibeve me rėrė tė bardhė, shkėmbinj tė ashpėr dhe ujė tė kaltėr ėshtė njė nga mrekullitė e pakta qė mund tė pėrjetohet nė jetė. Edhe ky plazh rrethohet me parkun kombėtar, dhe ndėrtimet janė tė ndaluara, kėshtu qė turistėt flenė nė shtretėr tė varur.

    3. Porto da Barra, Salvador, Brazil

    Salvadori ėshtė qyteti mė i vjetėr nė Brazil, dhe Porto da Barra ėshtė plazh ku nė mėngjes notohet, ndėrsa pasdite pushohet nė shoqėrinė e njė birre. Hyrja ėshtė e mahnitshme, me njė fortesė koloniale dhe njė kishė tė bardhė nė njėrin cep. Nė kėtė vend nuk mėrzitesh asnjėherė, mund tė dilni pėr peshkim me barka e vogla vendase, mund tė admironi muret e ngjyrosura, tė luani volejboll apo tenis.

    4. Palawan, Filipine

    Edhe pse filmi “The Beach” ėshtė xhiruar nė Tailandė, frymėzimin regjisori e mori nga ky vend nė Filipine. Arsyeja? Kushdo qė ka qenė nė Tailandė do ta vėrtetojė kėtė, prandaj nėse ndodheni pranė Filipines ia vlen ta vizitoni. Filipinet kanė mė shumė se 7 mijė ishuj, pak turistė dhe shumė plazhe tė braktisura, nė tė cilat mund tė peshkoni, tė lundroni dhe tė krijoni plazhin tuaj tė ngjashėm me atė ku ka qenė dhe Leonardo Di Caprio.

    5. Nungvi, Zanzibar, Tanzania

    Plazhet e Kenias jugore dhe Tanzanisė veriore janė tė vetmet me rėrė tė imėt e tė bardhė, aq tė butė sa duket sikur thėrrmohet midis gishtave tuaj. Ishulli i Zanzibarit ėshtė guri i ēmuar i bregdetit jugor afrikan, me tregtinė e erėzave, labirintet e vjetra dhe 30 plazhet mahnitėse. Mė i miri ėshtė Nungvi, pranė majės veriore tė ishullit. Plazhi me ujė safir ėshtė streha e mijėrave kafshėve detare.

    6. Arambol, Goa, Indi

    Arambol, plazhi verior i Goas, ėshtė i shtruar me rėrė tė bardhė dhe njė horizont spektakolar. Ėshtė aq i gjerė sa mund ta quani “qoshen tuaj private”. Plazhi ėshtė i pafund, dhe shėtitjet e qeta buzė bregut e pranė shkėmbinjve s’do tė kenė fund. Uji i freskėt rrjedh nė brendėsi tė njė xhungle tė vogėl. Thonė qė ka dhe kafshė, por nėse jeni gjendeni pėrballė ndonjė tigri tė bardhė, konsideroheni fat.

    7. Ishujt “Whitehaven”, “Whitsunday”, Queensland, Australi

    Plazhet nė Australi konkurrojnė me njėri-tjetrin pėr titullin e kartolinės mė tė mirė. Imagjinoni njė rėrė tė bardhė shumė tė imėt silici tė rrethuar nga uji i ngrohtė, i kthjellėt e i kaltėr mes pyjeve tropikale dhe ishujve tė vegjėl nė distancė. Mendohuni mirė para se tė shkoni, sepse nuk do tė keni guximin tė largoheni dot. Mund tė qėndroni dhe nė kampet e shumta pranė plazhit.

    8. Plazhi “Shell”, ishulli “Purbeck”, Britani

    Ndoshta ku nuk ėshtė ishulli mė i bukur nė Mbretėrinė e Bashkuar, por ėshtė gjithsesi i preferuar pėr turistėt. Brenda vendit mund tė udhėtoni me trenat e vjetėr, dhe pėr tre minuta do ta gjeni veten nė rėrėn e paprishur tė plazhit. Edhe pse ishulli nė tė vėrtetė ėshtė njė gadishull, do tė keni ndjesinė se jeni larguar nga toka e qėndrueshme.

    9. Gjiri “Sinclair”, Kaithnes, Skoci

    Vetėm 8 milje nė jug tė Skocisė, ndodhet rėra e bardhė dhe deti vezullues blu i gjirit “Sinclair”, i cili ngjason mė shumė me Karaibet se sa Kaithnesin. I shoqėruar me imazhin e njė kėshtjelle tė shekullit tė 16-tė, ky plazh ėshtė streha e njė morie kafshės detare, si derri i detit, delfinė tė mėdhenj, breshka tė mėdha, brenda dhe jashtė bregut.

    10. Aroa, Aitutaki, ishulli “One Foot”, ishujt “Cook”

    Ėshtė e vėrtetė se pėr tė mbėrritur nė kėtė atol koral i rrethuar me njė lagunė tė kaltėr, por tė vėshtirė duhet pak kohė, por sado i gjatė tė jetė udhėtimi, ia vlen. Aktivitetet mė tė zakonshme janė peshkimi, zhytja, tė cilat e bėjnė kėtė parajsė tė fshehur njė nga bregdetet mė mira nė Pacifikun jugor.

    Burimi: Tirana Observer

  2. #2
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20
    Endrra ime eshte ne Australi

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    ketu Las Islas Cies, Galicia, Spanjė do te shkoj 1 dit

  4. #4
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    plazhet e tajlandes jan parajsa vet ...... ehhh






  5. #5
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Mima Lexo postimin
    Endrra ime eshte ne Australi
    , po fitove lloton na fto dhe ne te tjerve

  6. #6
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    , po fitove lloton na fto dhe ne te tjerve
    Ahhh siiiikuuur

    dhe ketu eshte enderr , Polinezi Franceze



  7. #7
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    plazhet e tajlandes jan parajsa vet ...... ehhh





    Po pse na ben me enderra tani

  8. #8
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Ishalla na vjen ndonje surprize per kete vere.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fotot me te bukura ne bote HD
    Nga abdullah92 nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 11-07-2012, 07:36 PM
  2. Xhamite me te bukura ne bote
    Nga abdullah92 nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-02-2012, 02:07 PM
  3. 10 plazhet me unike
    Nga labja nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2011, 05:13 PM
  4. Durres, plazhet private “lulezojne”
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-07-2009, 10:01 PM
  5. Plazhet qė nuk do tė ekzistojnė mė
    Nga kuklla nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-03-2008, 10:00 AM