Rrethi me pėrmasa 90 metra u paraqit nė fushėn e mbjellė me grurė nė afėrsi tė Marlborough nė Britaninė e Madhe, ndėrsa ekspertėt mendojnė se ajo ėshtė njė formulė komplekse matematikore
Hulumtuesja e rrathėve nė grurė Lucy Pringle fotografoi rrethin nga helikopteri pas paraqitjes sė tij nė tė shtunėn orėt e hershme tė mėngjesit.
Ajo thotė se secila njėsi ėshtė pjesė e elementeve tė njė formule matematikore tė matematikanit tė njohur zviceran, i cili jetoi nė shekullin e XVIII, Leonhard Euler.
Mostrat e vijave dhe hapėsirave nė secilėn linjė, tė cilat mblidhen nė qendėr tė rrethit, sipas mendimit tė ekspertit, janė pjesė e kodit binar pėr shkronjat e alfabetit, e cila paraqitet nė formulėn matematikore tė njohur po ashtu edhe me emrin Identiteti Euler.
Ky rreth ėshtė i fundit nė serinė e rretheve matematike nė fushat e Britanisė sė Madhe. Para dy vitesh nė njė fushė tė Wiltsherieit u paraqit njė porosi e koduar, e cila pėrfaqėsonte dhjetė decimalet e para tė numrit pi.
Ky ėshtė njėri prej ekuacioneve mė tė komplikuara qė qeniet njerėzore kanė zbuluar nė 2000 vitet e fundit dhe ne mendojmė se ky rreth nė fushėn me grurė ėshtė njė lloj pėrkthimi vizual, tha Lucy Pringle.