Koncepti pėr veten pėrfshinė pėrgjithėsime pėr cilėsitė apo tiparet tona dhe vlersime pėr to. Kėshtu ju nuk jeni thjesht student, por student i mirė apo i dobėt. Ju nuk keni thjesht njė pamje, por njė pamje tėrheqėse ose aspak tėrėheqėse, ju nuk keni thjesht njė vete, por njė vete pozitive ose negative.

Ky komponent vlersues i konceptit tė vetes, njihet si vetvlerėsim. Ai lidhet me pranimin e pėrgjithshėm tė vetes, me shkallėn me tė cilėn ju ndjeni se jeni njeri me vlerė. Nė qofė se keni vetvlerėsim tė lartė, atėherė ju respektoni, pranoni dhe vlerėsoni pozitivisht veten tuaj.

Nė te kundėrtėn, kur vetvlerėsimi ėshtė i ulėt, ju prireni tė hidhni poshtė, poshtėroni, ulni dhe vlersoni negativisht veten. Njė nga menyrat pėr matjen e vlerėsimit jepet nė serinė e pyetjeve mė poshtė:

1. Sa shpesh ndjeheni inferior ndaj shumicės sė njerėzve qė njihni?
2. A keni menduar ndonjėherė se jeni njeri pa vlerė?
3. Sa shpesh nuk e pėlqeni veten?
4. Sa besim keni nė pėrgjithėsi nė aftėsitė tuaja?


Shumica e njerėzve kalon periudha vlerėsimi tė ulėt, kur ndjehet inferior, i shkurajuar madje edhe i pa vlerė. Kur kėto ndjenja zgjasin mund tė ketė pasoj serioze si ankth, depresion, pėrdorim i drogave apo i alkoolit me tepri, ulcera, pagjumėsia etj.

Mund tė ketė gjithashtu rezultate tė ulta nė punė dhe nė shkollė. Kjo kthehet nė njė lloj rethi vicioz. Kėshtu studenti e fillon ciklin me njė sens tė ulėt vetvlerėsimi, qė e bėn atė tė besoj se do tė rrėzohet nė provime. Kjo pritshmėri e shtyn tė ul pėrpjekjet dhe ndėrkohė rritet dhe ankthi i tij. Kombinimi i pėrpjekjes sė ulėt dhe ankthit tė lartė shpie nė dėshtim, pėr tė cilėn studenti me vetvlerėsim ul apo fajėson mungesėn e aftėsisė.

Nėse i vėmė njerėzit me vetvlerėsim tė ulėt nė gjendje tė keqe shpirtėrore, do tė vemė re se, ata do tė sjellin ndėrmend tė gjitha kujtimet e hidhura tė sė kaluarės, ndėrkohė qė njerėzit me vetvlerėsim tė lartė do ta rregullojnė gjendjen e keqe shpirtėrore duke rikujtuar aspekte pozitive tė sė kaluarės. Njė nga trajtimet mė shpresėdhėnėse ėshtė ėshtė ai i Banduras, i teorisė sė vetėefikasitetit.

Sipas tij, vetefikasiteti ėshtė besim qė ju personalisht mund tė krijoni dhe tė rregulloni rezultatet tuaja. Nė vend qė tė pėrforcojmė ndjenjėn e pėrgjithėshme tė vetvlerėsimit, bandura fokusohet nė ndjenjėn e vetefikasitetit lidhur me detyra specifike.

Fakti qė ne vlerėsojmė veten, pėrfshin egzistencėn e njė komponenti tė dytė tė vetes, qė rregjistron gjithė informacionin e duhur pėr vlerėsimin e shanseve pėr sukses nė njė situatė tė dhėnė. Ky ėshtė komponenti i njohjes.