Njė kapitull i zgjedhur dhe i pėrkthyer nga libri i ALFRED ADLER-it "Wozu leben wir" (Pėr ēka jetojmė). Qė nga ēasti i lindjes foshnja kėrkon lidhjen me nėnėn. Ky ėshtė qėllimi i lėvizjeve tė saja.
Shumė muaj me radhė nėna luan njė rol jashtzakonisht tė rėndėsishėm nė jetėn e saj (foshnjes); gati se plotėsisht gjithēka varet nga ajo. Nė kėtė situatė zhvillohen fillet e aftėsive pėr jetė nė bashkėsi. Nėna i ofron foshnjes lidhjet e para me njė krijesė tjetėr njerzore, dhe interesi i parė nė dikėnd tjetėr se vetėvetja. Ajo ėshtė ura e parė pėr jetė nė bashkėsi, dhe njė foshnje, e cila nuk mund tė krijoj lidhje me nėnėn e saj apo ndonjė njeri tjetėr, i cili e merr rolin e saj mbarimi (i foshnjes) do tė ishte i pashmangshėm.
Kjo lidhje ėshtė aqė e thellė dhe e gjėrė sa qė ne nė vitet e mėvonshme kurrė nuk do tė jemi nė gjendje ēfarėdo tipari ta cilėsojmė me siguri si ndikim i trashigimisė. Ēdo prirje qė ne do mund ta konsiderojmė si trashiguese ėshtė pėrshtatur nga nėna, e ushtruar, e formuar dhe gjithėmonė ėshtė tejkaluar. Shkathtėsitė e saj, apo mangėsia e tyre kanė ndikuar nė tė gjitha mundėsitė ekzistuese nė fėmijėn. Me 'shkathtėsinė' e njė nėne ne nuk mendojmė asgjė tjetėr pėrveē aftėsisė sė saj tė bashkpunoj me fėmijėn, ta pėrfitoj pėr bashkpunim nė kėtė shoqėri.
Kjo shkathtėsi nuk mund tė mėsohet nėpėrmjet rregullave. Ēdo ditė sjell situata tė reja. Mirėpo, ka raste nė tė cilat ajo duhet tė dėshmoj zgjuarsinė dhe mirėkuptimin e saj pėr nevojat e fėmijės. Ajo mund tė jetė e shkathėt vetėm nėse ajo e pėrgjon fėmijėn me pėrplot dashuri, nėse ajo pėrpiqet tė fitoj simpatinė dhe pėr t'ia siguruar shėndetin dhe mirėqenien.
Qėndrimi i saj tregohet nė tė gjitha veprimet e saj. Kurdo, sa herė qė ajo e merr fėmijėn, e mban fėmijėn nė krah, bisedon me tė, e pastron apo ushqen ajo ka mundėsi t'i ngushtoj lidhjet edhe mė shumė me fėmijėn. Nėse ajo pėr detyrat e saj nuk ėshtė e edukuar apo nuk can kokėn pėr to, ajo nuk mund tė ndihmohet dhe fėmija bėn rezistencėn e tij. Nėse ajo kurrė nuk ka mėsuar se si duhet pastruar fėmija, a ėshtė ky pastrim pėr atė (fėmijėn) njė pėrvojė e pakėndshme, tė cilėn nėna nuk ia mėson por i jep shkas tė zbrapset. E shkathėt duhet tė jetė mėnyra e nėnės kur ajo e vėn fėmijėn nė krevatin e tij, megjithė lėvizjeve dhe zhurmės qė shkakton ajo, tė vendosė se a duhet ta lėrė vetėm apo duhet tė qėndroj pranė tij (fėmijės). Ajo duhet t'i kuptoj tė gjitha rrethanat e fėmijės - ajrin e pastėr, temperaturėn e dhomės, ushqimin, kohėn e gjumit, zakonet trupore, pastėrtinė. Ēdo herė ajo krijon mundėsinė pėr fėmijėn qė ta dashurojė atė, apo tė mos e dashurojė, tė bashkpunojė me tė (nėnėn) apo tė refuzojė kėtė bashkėpunim.
Shkathtėsia e nėnės nė vete nuk ka asgjė enigmatike. Ēdo shkathtėsi ėshtė rezultat i ushtrimit shumėvjeēarė dhe flijim. Pėrgatitja pėr nėnėsi nė jetė fillonė shumė herėt. Hapat e parė mund tė vėrehen nė qėndrimin e vajzave ndaj fėmijėve tė vegjėl, nė dashurinė e tyre ndaj fėmijėve tė vegjėl dhe ndaj dėshirės sė tyre pėr tė ardhmen. Nuk ėshtė e preferueshme qė djemtė dhe vajzat tė edukohen ashtu sikur tė kenė para veti saktėsisht detyra tė ngjashme. Nėse dėshirojmė tė kemi nėna tė shkathėta, dhe ashtu qė ato ta pranojnė parashikimin qė ato tė behėn nėnė, dhe nėnėsinė e shofin si veprim krijues dhe nuk dėshpėrohen nga roli i tyre, nėse nė jetėn e mėvonshme qėndrojnė para kėsaj.
Fatkeqėsisht sot nė kulturėn tonė rolin e nėnėsisė sė gruas shpeshėherė e trajtojmė si diēka tė rangut tė dytė. Nėse djemtė duhen mė shumė se vajzat, nėse roli i tyre vlenė si i epėrsuar, ėshtė e natyrshme se vajzat detyrėn e tyre tė ardhshme ta pranojnė me neveri dhe antipati. Askush nukė mund tė jetė e/i kėnaqur me njė pozitė dytėsore. Nėse vajzat (tė cilat nuk e pranojnė pozitėn dytėsore) e tilla martohen dhe perspektivėn e tyre e kanė tek/me fėmijėt ato do shprehin neverinė e tyre nė njė mėnyrė apo tjetėr. Ato nuk gėzohen pėr kėtė, ato nuk e ndiejnė atė me pasė fėmijė si vepėr krijuese dhe interesante: ndoshta kjo ėshtė vėshtėrsia mė e madhe e shoqėrisė sonė e qė shumė pakė po punohet nė mposhtjen e saj.
E mira e gjithė shoqėrisė njerzore varet nga qėndrimi i grave pėrballė nėnėsisė. Gati gjithėkund roli i gruas nė jetė nėnvleftėsohet dhe shikohet si e rangut tė dytė. Qė nė vogli djemtė i shikojnė punėt shtėpiake nga lart poshtė sikur tė ishin njė send i shėrbėtorėve, sikur tė ishin nėn dinjitetin e tyre, qė ndonjėherė tė ngrehin, lėvizin njėrėn dorė pėr ndihmė nė punėt e shtėpisė. Ekonomia dhe puna shtėpiake shumė shpesh nuk konsiderohen si punė, punė kėto qė mund t'i bėjnė gratė, por si rropatje pėr tė cilat (gratė) janė tė dėnuara. Nėse pėr njė grua punėt e shtėpisė janė njė art qė i lidhė interesat e saj dhe nėpėrmjet saj ajo ndritė jetėn e bashkėnjerzėve tė saj dhe pasuron, nga kjo ajo mund tė ndėrtojė njė punė tė ngjashme me ēdo punė tjetėr nė botė. Nėse, nga ana tjetėr, kjo punė pėr burra vlerėsohet si e nėnēmuar, ne nuk duhet tė habitemi nėse gratė e refuzojnė rolin e tyre femėror, ta kundėrshtojnė dhe tė shkojnė nė atė drejtim e tė argumen
tojnė - ēka duhet tė jetė e vetėkuptueshme - se gratė janė tė barabarta me burrat, dhe se ato nuk kanė mė pak tė drejta pėr vėmendje dhe nė mundėsinė pėr zhvillimin e aftėsive tė tyre. Ėshtė e vėrtetė se, Aftėsitė mund tė zhvillohen vetėm me anė tė ndjenjės sė pėrgjegjėsisė sociale; por ndenja shoqėrore do t'i shpiej gratė nė rrugėn e drejtė, poashtu edhe pa kufizimet e jashtme dhe ngushtimit tė rregullave, tė cilat pengojnė zhvillimin e tyre.
Aty ku roli i gruas nėnēmohet, harmonia nė martesė ėshtė e prishur. Nėse njė grua edukimin e fėmijės e shef si punė tė pavlerė ėshtė e pamundur tė gjejė durimin, pėrkujdesjen, mirėkuptimin, qė janė aq tė nevojshme pėr t'iu mundėsuar fėmijėve njė pozicion tė pėrshtatshėm pėr hyrje nė jetėn e tyre. Njė grua, e cila ėshtė e pakėnaqur me rolin e saj dhe ka njė qėllim tė jetės qė i pengon asaj tė mbajė lidhjet mė tė mira me fėmijėt e saj. Qėllimi i saj nuk ka drejtim tė njėjtė sikur edhe ai i fėmijėve; ajo merret mė shumė me atė tė argumetojė mbizotėrimin e saj; dhe pėr kėtė fėmijėt janė shkurt njė ngarkesė dhe njė shmangie. Nėse ne, rasteve tė dėshtuara iu kthehemi mbraba dhe i pėrcjellim, gati gjithėmonė gjejmė se nėna nuk i ka pėrmbushur mirė detyrat e saja, ajo nuk i ka siguruar fėmijės njė fillim tė pėrshtatshėm. Nėse nėnat dėshtojnė, nėse ato me detyrat e tyre janė tė pakėnaqura dhe s'kanė kurrėfarė kėnaqėsie me to, e tėrė njerzia ėshtė nė rrezik.
Megjithatė, ne nuk mund ta fajsojmė nėnėn pėr dėshtimin e saj. Nuk ka faj. Ndoshta vetė nėna nuk ėshtė e edukuar pėr bashkėpunim. Ndoshta ajo nė martesėn e saj ėshtė e shtypur dhe e pakėnaqshme. Gjendja, qė ndodhet ajo e huton dhe turturon vetvetėn, nganjėherė ajo humbė shpresėn dhe dėshpėrohet. Zhvillimi i shėndoshė i njė jete familjare ėshtė i kėrcėnuar nga shumė pengesa. Kur nėna ėshtė e sėmurė ajo ndoshta ka dėshirėn mė tė mirė ta ndėrtoj mardhėnien e plotkuptimt me fėmijėt, mirėpo ajo ndihet shumė e dobėt pėr kėtė. Nėse ajo shkon tė punojė kur tė kthehet nė shtėpi ajo ndihet e lodhur. Nėse kushtet ekonomike janė tė kėqia fėmija vuan nga mangėsia nė ushqim, veshėmbathje dhe strehimi i pamjaftueshėm. Sė kėndejmi nuk janė pėrvojat e fėmijės qė pėrcaktojnė veprimet e tija, por rrjedhimet qė vijnė nga pėrvojat e tija. Nėse ne hulumtojmė jetėn e njė fėmije qė duhet kujdesur pėr tė ne gjejmė vėshtėrsitė nė mardhėniet mes tij dhe nėnės; mirėpo tė njėjtat vėshtirėsi i gjejmė edhe te fėmijėt tjerė. Kėtu kthehemi te njė pikėpamje themelore tė psikologjisė individuale: nuk ka asnjė shkak tė detyrueshėm pėr zhvillimin e cilėsive tė caktuara, mirėpo fėmija mund t'i shfrytėzoj pėrvojat nė kuptimin e qėllimit tė tij dhe ato t'i kthej nė thellėsi. Ne psh. nuk mund tė themi se, njė fėmijė do tė bėhet kriminel nėse ai ėshtė i ushqyer keq. Ne duhet tė shofim ēfarė rrjedhimesh ka nxjerrė.