Nė Pakistan ėshtė themeluar versioni i Facebookut pėr myslimanė, pasi qė faqja e popullarizuar e rrjetit shoqėror ishte bllokuar nė kėtė vend, pas formimit tė njė grupi i cili bėri thirrje pėr tė vizatuar karikaturat e profetit Muhamed.



Gjashtė tė rinj nga qyteti Lahore, krijuan faqen “MillatFacebook”, e cila pritet tė bėhet qendėr e komunikimit e myslimanėve nė mbarė botėn.

Omar Zaheer Meer, njėri prej themeluesve, tha se prej tė mėrkurės, prej se ėshtė lėshuar faqja, janė regjistruar mė shumė se 8.000 vetė.

Megjithatė mediat lokale kanė filluar tė kritikojnė themelimin e kėsaj faqeje, ndėrsa ajo ėshtė kritikuar edhe pėr pėrgatitjen e dobėt teknike. Megjithatė, kjo nuk i ndalon tė rinjtė e Pakistanit pėr tu bėrė anėtarė e rrjetit tė internetit nė vendin e tyre.