Bibla apo Kur’ani


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Bibla apo Kur’ani

    Receta Gatimi

    Bibla apo Kur’ani‏

    Bibla apo Kur’ani

    Mexhdi Merxhan, ish misionar i krishterė, rrėfen:

    “Linda qė ta adhuroj Jezusin, qė ta lartėsoj atė si njė zot mbi zotat e tjerė, por, kur u rrita, dyshova, prandaj hulumtova pėr tė Vėrtetėn dhe e njoha atė. Jezusi mė thirri: O rob i Zotit! Unė jam njeri sikurse ti! Mos i bėj shok Krijuesit e tė adhurosh krijesėn, por mė paso mua dhe adhuroje Atė. Sė bashku le t’i lutemi dhe le t’i themi Atij: Ati ynė dhe Zoti ynė, lavdėrimi tė takon vetėm Ty! I lartėsuar je Ti, o Zot i botėve: ‘Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė!’ O rob i Allahut, unė, ti dhe njerėzit e tjerė jemi robėr tė Gjithėmėshirshmit.”

    Deklarova pranimin e Islamit duke thėnė: “La ilahe il Allah, Muhammedun resulullah” (Vetėm Allahu ėshtė Zot, Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij).

    U rrita, ashtu si tė krishterėt e tjerė nė Egjipt, nė mes tė familjes qė beson nė Trinitetin e Zotit, duke qenė njė fanatik i fortė i krishterizmit tim.

    E shija Islamin nė Egjipt si njė tė huaj tė ardhur, qė nuk ka rrėnjė tė thella nė kėtė vend tė shquar me qytetėrim tė lashtė nė thellėsitė e historisė. Prisja ditėn e shpėtimit tė vendit nga tėrė ajo qė ėshtė islame dhe mendoja se asgjė s’ėshtė e lidhur me Islamin, qoftė nga afėr ose nga larg. Egjipti nuk do ta harronte atė qė kishte nga krishterizmi i tij, prej kėngėve dhe ritualeve. Pėr kėtė qėllim, nė tė bėhen lutje dhe aktivitete dhe ndėrtohen kisha me kulla dhe kambana.

    E kalova fėmijėrinė time ashtu si tė krishterėt e tjerė tė Egjiptit, qė u edukuan dhe u rritėn nė kėtė vend. Mė pas vazhdova studimet e mia. Familja ime deshi qė unė tė bėhesha njė prej pastorėve tė Egjiptit, tė cilėt vishnin rroba tė zeza pėr tė mbajtur zi pėr humbjen e tij nga Krishterizmi dhe kalimin e tij nė kuadėr tė shtetit islamik, nė tokėn e tė cilit ka zėnė vend universiteti El Ez’her, me minaret e tij tė bukura dhe i cili ka ndihmuar pėr tė pėrhapur Islamin, pėr konsolidimin e besimit dhe ruajtjen e gjuhės sė Kur'anit gjatė shekujve.

    Shkova nė shkollėn e Trinitetit si dhjak nė njė katedrale, qė tė isha njė prej avokatėve tė kėsaj doktrine, pėr pėrhapjen e saj dhe pėr edukimin e popullit. U pėrgatita dhe u udhėzova qė t’iu bėj thirrje njerėzve pėr Trinitetin e Zotit dhe pėr tė vendosur ritualet e mėsimet e kėsaj doktrine.

    Kjo gjė mė krijoi mundėsi tė mėdha pėr tė studiuar, pėr tė eksploruar dhe pėr tė hulumtuar. Si pasojė grumbullova shumė njohuri fetare dhe u njoha me shumė mistere teologjike. Isha i etur pėr kėrkim dhe njohuri.

    Bėra shumė pėrpjekje dhe shpenzova shumė kohė pėr tė arritur fakte tė ndritshme, tė shpluhuruara nga pluhuri i kohės. Pėr kėtė mė ndihmoi pasioni im i lindur pėr tė hulumtuar dhe gjurmuar.

    Nuk isha plotėsisht i bindur nga ajo ēka kisha trashėguar, nga prindėrit dhe gjyshėrit e mi, prej kėsaj doktrine. Ajo nuk kishte zėnė vend nė mendjen dhe zemrėn time as njė ditė, por kishte mbetur mes baticės dhe zbaticės, mes tėrheqjes dhe dobėsisė.

    Trashėgimi i doktrinės dhe imitimi i paraardhėsve, prindėrve, hallave dhe gjysheve nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr besimin e vėrtetė. Vjen njė ditė qė feja kėrkon njė njohje tė thellė e tė plotė dhe jo thjesht njė procedim ritualesh tė ndjekura verbėrisht.



    Feja ishte gjithmonė njė ftesė pėr tė Vėrtetėn dhe revolucion kundėr tė pavėrtetės, dhe sikur besimi tė ishte njė trashėgimi, atėherė njerėzit qė kanė besim nuk do tė kalonin nga e padrejta nė tė drejtėn dhe nga adhurimi i idhujve nė adhurimin e Krijuesit. Madje, bota edhe sot e kėsaj dite do tė kishte mbetur ashtu siē ishte mijėra vjet mė parė, duke u pėrpėlitur nė pavėrtetėsi dhe iluzione.

    Vazhdova ta kėrkoj tė Vėrtetėn. Lexoja shumė dhe meditoja gjithnjė e mė tepėr. Kam diskutuar dhe zhvilluar dialog me veten dhe me tė gjithė tė krishterėt rreth meje pėr tė gjetur pėrgjigje pėr gjithēka qė po ndodhte brenda meje.

    Kam diskutuar me shumė nga vėllezėrit e krishterė pėr shkallėn e tė kuptuarit dhe pranimin e kėsaj doktrine, edhe kur isha brenda komunitetit tė krishterė, edhe mė vonė pas largimit tim.

    Kėrkimi pėr tė vėrtetėn dhe pėrpjekja pėr tė shkuar drejt saj, duke dashur tė kem qasje tė sigurt, mė linin pa gjumė. Hipa nė anijen e shpėtimit pėr tė lundruar. Me vete kisha librat dhe referencat qė doja.

    (Autori pėrmend se kishte filluar tė lexonte nga historia e hershme e Egjiptit, pastaj e filozofėve tė vjetėr grekė dhe e filozofėve tė tjerė. Ai kujton se, pėrgjithėsisht, njerėzit e urtė, filozofėt dhe shkencėtarėt e hershėm, e edhe tė mėvonshėm, kanė besuar nė Njėshmėrinė e Krijuesit.)

    (Ai vazhdon e thotė - Nėse kjo ishte pozita e njerėzve tė urtė, filozofėve dhe shkencėtarėve, atėherė cili ishte qėndrimi i pejgamberėve qė ishin dėrguar nga Zoti pėr tė udhėzuar dhe drejtuar njerėzit?

    Udhėtimi me anije nėpėr Dhiatėn e Vjetėr

    Mora anijen time dhe fillova tė eksploroj nė Dhiatėn e Vjetėr, qė tė shoh nėse ajo e njeh Trinitetin:

    1 Musai a..s thotė:

    “Mėso, pra, sonte dhe mbaje nė zemrėn tėnde qė Zoti ėshtė Perėndi atje lart nė qiejt dhe kėtu poshtė nė tokė, dhe se nuk ka asnjė tjetėr.” (Ligji i Pėrtėrirė, 4: 39);

    “Dhe Moisiu tha: "Do tė bėhet siē thua ti, kėshtu qė ti tė dish se askush nuk

    ėshtė si Zoti, Perėndia ynė.” (Dalja, 8: 6);

    “Nuk do tė kesh perėndi tė tjerė para meje.” (Dalja, 20:3).

    2 Davudi:

    “O Perėndi, kush tė pėrngjan ty?” (Psalmet, 71: 19);

    “Para se tė kishin lindur malet dhe para se ti tė kishe formuar tokėn dhe botėn, madje nga mot dhe pėrjetė ti je Perėndia.” (Psalmet, 90”2);

    “Le tė lėvdojnė emrin e Zotit, sepse vetėm emri i tij pėrlėvdohet. Lavdia e tij qėndron pėrmbi tokėn dhe qiejt.” (Psalmet, 148: 13).

    3 Nehemia:

    “Vetėm ti je Zoti! Ti ke bėrė qiejt, qiejt e qiejve ... ushtria e qiejve tė adhuron.“ (Nehemia, 9: 6);

    4 Mikeja: “A nuk na ka krijuar i njėjti Perėndi?“ (Mikeja, 2: 10).

    5 Isaia shpreh habinė e tij me ata qė mundohen ta pėrngjasojnė Zotin:

    “ Kujt dėshironi t'i pėrngjajė Perėndia dhe ēfarė figure do t'i vinit pėrballė?” (Isaia, 40: 1.



    Zoti i drejtohet atyre qė mundohen ta krahasojnė dhe ta barazojnė Atė me krijesa, duke thėnė:

    “Me cilin doni tė mė barazoni, me cilin doni tė mė krahasoni qė mund tė jemi tė njėllojtė?” (Isaia, 46: 5).

    Ky ėshtė qėndrimi i Tevratit (Dhiatės sė Vjetėr) ku askund asnjė pejgamber dhe asnjė nga priftėrinjtė nuk flet pėr Trinitetin.

    Udhėtimi me anije nėpėr Dhiatėn e Re

    Pastaj kam eksploruar me anijen time nė Dhiatėn e Re qė tė shoh nėse ka prova pėr Trinitet, apo nėse ajo bėn thirrje pėr Njėshmėrinė e Zotit:

    Janė disa shprehje, qė i kemi mėsuar dhe pėrmes tyre kemi mbrojtur Trinitetin apo hyjninė e Krishtit, rreth tė cilave fillova tė mendoja mė thellė, duke u larguar nga mėsimi mekanik i teksteve pa kuptuar domethėnien e tyre.

    “'Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t'i venė emrin Emanuel, qė do tė thotė: ‘Zoti me ne’.'' (Mateu, 1: 23).

    Kjo ėshtė marrė nga profetizmi i profetit Isaia:

    “Prandaj vetė Zoti do t'ju japė njė shenjė: Ja, e virgjėra do tė mbetet me barrė dhe do tė lindė njė fėmijė tė cilin do ta quajė Emanuel.” (Isaia, 7: 14).

    Gjithmonė thosha se ky citat ėshtė pėr tė demonstruar hyjninė e Krishtit. Por njeriu hulumtues ėshtė ndryshe nga ai qė pranon mekanikisht. Gjatė kėrkimit gjeta si nė vijim:

    Njė: Kjo mrekulli, nė kohėn e mbretit Akaz, ka qenė njė shenjė e tij pėr tė mundur armiqtė, gjė qė u realizua.

    Dy: Nė citatin e Isaias nuk ėshtė fjala ‘Zoti me ne’. Interpretimi i Mateut se Emanuel do tė thotė: ‘Zoti me ne’ ėshtė interpretim i vetė atij si rezultat i shpjegimit tė tij.

    Tre: ‘Zoti me ne’ nuk janė fjalė tė Jezu Krishtit.

    Katėr: Jezu Krishti nuk ėshtė emėruar Emanuel. Madje edhe nė qoftė se fjalėn Emanuel (‘Zoti me ne’) ia pėrshkruajmė Jezu Krishtit, ai nuk ėshtė Zot. Kuptimi i emrit tė Ismailit, birit tė Ibrahimit, ėshtė ‘Zoti dėgjon’, por ne nuk themi se Ismaili ėshtė Zot.

    Pesė: Gjoni thotė: “Askush s'e pa Perėndinė kurrė...” (Gjoni, 1: 1;

    “Askush s'e ka parė ndonjėherė Perėndinė.” (1 Gjonit, 4: 10).

    Timoteu thotė: “tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė dhe as mund ta shohė” (1 Timoteut, 6: 16);

    Tekstet e Biblės tregojnė se Perėndinė nuk e sheh askush, kurse Krishti ėshtė i dukshėm, prandaj ai nuk mund tė jetė zot. Nė kėtė mėnyrė, kjo frazė na bėn tė kuptojmė kuptimin e vėrtetė dhe ajo s’ka tė bėjė me hyjninė e Krishtit.

    Teksti tjetėr, me tė cilėn argumentonim shenjtėrinė e Krishtit dhe Trinitetin nė Ungjillin e Mateut, ėshtė:

    “Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė.” (Mateut, 28: 19),

    Kjo bie nė kundėrshtim me atė qė thuhet nė (Mateut, 10: 5-7):

    “Kėta janė tė dymbėdhjetėt qė Jezusi i dėrgoi mbasi u dha kėto urdhra: ''Mos shkoni ndėr paganė dhe mos hyni nė asnjė qytet tė Samaritanėve, por shkoni mė mirė te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit. Shkoni dhe predikoni duke thėnė: "Mbretėria e qiejve u afrua." (Mateut, 10: 5-7).

    Gjithmonė thosha se Gjoni apostull e shpjegon kėtė doktrinė nė letrėn e tij tė parė, duke thėnė:

    “Sepse tre janė ata qė dėshmojnė nė qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtė; dhe kėta tė tre janė njė.” (1 Gjoni, 5: 5),

    Nė pėrgėzimin qė Xhibrili i bėri virgjėreshės Merjem, thotė (ai qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė):

    “Dhe engjėlli duke u pėrgjigjur, i tha: ''Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė.” (Luka, 1: 35).


    (vijon)

    Marrė nga:

    http://www.tanseerel.com/main/articl...rticle_no=6091


    Pėrktheu:

    Ajni Sinani

  2. #2
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,081
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Bibla apo Kur’ani‏

    Kot qe vihesh ne dileme ........me mire asnjera per mos e vra shume mendjen

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Ahahahaaaa, jo, nuk eshte kjo zgjidhja. Zgjidhja eshte per te zgjedhur nje dileme njerezore qe nga krijimi i tij, pra i njeriut. Kjo dileme nis qe kur njeriu u mbeshtet se pari tek Krijuesi i tij por me vone, per lakmi apo per mendje lehtesi, ai u mbeshtet tek genjeshtra ose tek gjarperi apo tek nje krijese tjeter e djallezuar qe donte ta devijonte njeriun nga rruga e Zotit. Dhe prej asaj dite, njeriu eshte ne dileme dhe nuk di se ku te mbeshtetet dhe per pasoje, lindin keto pyetje. Dhe nga kjo ka bere kete "udhetim", shpirteror here ne nje drejtim apo ne nje zgjidhje e here ne nje drejtim tjeter duke menduar se e ka gjetur. Dhe Krijuesi i ka hapur rruget. Se pari me Biblen e me vone, me Kur'anin. Tamam si ajo shprehja ne ushtri apo ne lufte: "udheri i dyte e anulon te parin". Kjo mendoj se eshte. Sigurisht qe ka shpjegime te shumta e te panumerta por e verteta eshte nje, besimi ne nje Zot. Tamam si ajo hyrja ne nje qytet apo kur duam te shkojme diku, nuk ka rendesi se me cfare, rendesi ka te shkojme mire, ne kohe dhe me rruge te ndershme.
    Arda

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Bibla apo Kur'ani - vazhdim II
    Nga ardona nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2010, 03:28 AM
  2. Kur'ani dhe bibla ne driten e shkences
    Nga djal8ove nė forum Bota shpirtėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2010, 07:45 PM
  3. SHBA, Bibla ne armet e ushtareve
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 10:06 PM
  4. Disa kėshilla nga Bibla
    Nga Sefedini nė forum Komuniteti i krishterė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-07-2009, 02:58 PM
  5. Fjale te urta nga Bibla
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2008, 05:43 PM