Pas kėtyre citateve gjithmonė thosha se kėto tekste pohojnė:

1 - Njė Zot nė tre persona tė barabartė nė thelb, lavdi, nder dhe fuqi.

2. Fjalėt e Krishtit nė emėr (tė Atit) dhe jo nė emra (tė Atit) tregojnė pėr Njėshmėrinė (tevhid).

3. Se Ati ėshtė Perėndia - dhe Biri ėshtė Perėndia - dhe Fryma e Shenjtė ėshtė Perėndia.

Kjo ėshtė ajo qė kemi ditur dhe mėsuar pėrmendsh. Kjo nuk pėrmendet veēse nė Ungjillin e Mateut (28: 19).

Sė pari: Kėto fjalė qė i transmeton Mateu (28: 19), Jezusi ia thotė dishepujve pasi u ringjall. Prandaj, pse Jezusi kėto fjalė nuk i tha para kryqėzimit? Madje aty ishte edhe Gjoni. Pse atėherė edhe Gjoni nuk i pėrmend kėto fjalė?!

Sė dyti: Ky version i Trinitetit qė pėrmendet (qė flet pėr Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjt) ėshtė i ēuditshėm (i panjohur) pėr gjuhėn e Krishtit dhe kėto fjalė nuk kanė pasur ndikim nė kohėn e apostujve. Ato do tė vlerėsoheshin dhe do tė konsideroheshin me vlerė nė qoftė se do tė dilnin personalisht prej Krishtit."

Sė treti: Triniteti u miratua nė vitin 381 nė Kėshillin e Kostandinopojės, ku morėn pjesė 150 peshkopė. Aty u vendos pėr versionin e Trinitetit, sipas tė cilit Zoti ėshtė njė nė tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė.

Kjo do tė thotė se Triniteti nuk ishte i njohur dhe nuk ishte prezent mė herėt dhe askush prej nxėnėsve tė Jezusit dhe ndjekėsve tė tij nuk kishte folur pėr tė.

Kjo qė thotė Gjoni:

“Sepse tre janė ata qė dėshmojnė nė qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtė; dhe kėta tė tre janė njė.” (1 Gjoni, 5: 5), jep bazėn pėr doktrinėn e Trinitetit.

Mirėpo paragrafi i Trinitetit ka filluar tė zhduket nga pėrkthimet moderne, sepse ai nuk ka qenė nė tekstet e vjetra greke tė miratuara. Pėr herė tė parė ky paragraf ėshtė gjetur nė tekstin e mė vonshėm latin.

Dhe mė pas ka kaluar nė gjuhė tė tjera. Triniteti ka hyrė si rezultat i veprimit tė njė shkrimtari anonim qė ka ndėrhyrė nė mėnyrė abuzuese nė tekste.
Bruce, pėrkthyes dhe mėsues i gjuhės sė Dhiatės sė Re dhe letėrsisė nė Universitetin e Oksfordit, thotė:

“Ky paragraf nuk duket nė dorėshkrimet e pėrkthyera latine tė miratuara tė Biblės, veēse gati 800 vjet pas Krishtit. Nė ēdo rast, kam gjetur shumė studiues tė Biblės qė pranojnė se ai (Triniteti) ėshtė shprehje e futur.”

Dilema:

Kam pyetur nė vete: kush ėshtė pėrgjegjės pėr fatin e miliona tė krishterėve tė cilėt kanė vdekur duke besuar se doktrina e Trinitetit, qė e kishin mėsuar, mbėshtetej mbi tekstin e qartė tė Biblės, ndėrkaq ai ėshtė njė teksti i huaj qė ėshtė futur nga njė shkrimtar i panjohur?

E vendosa veten time nė anijen shpėtuese. Pyesja nė lidhje me Trinitetin dhe sqaroja nė vete:

1. Asnjė prej profetėve para dhe pas Krishtit nuk ka rekomanduar Trinitetin, tė gjithė profetėt u kanė rekomanduar njerėzve adhurimin e Zotit Njė e tė Vetėm. Krishti vetė nuk e ka pėrmendur Trinitetin. Ai ėshtė shpikur dhe sajuar nga pastorėt dhe priftėrinjtė.

2. Tevrati, qė pranohet, nuk ka asnjė referencė pėr Trinitetin. Zoti nė Tevrat ėshtė Njė, prandaj si u bėnė tre nė njė? Zoti i Musait ėshtė Zoti i Krishtit, prandaj si u bė Zoti i Musait Njė, kurse Zoti i Krishtit “tre nė njė”?!

3. Vetė Triniteti nuk mund tė kuptohet dhe as tė imagjinohet, pra si mundet qė Perėndia tė jetė i pėrbėrė nga tre zota?

4. Triniteti Kristian ėshtė shprehje e njė lėkundjeje mes monoteizmit dhe politeizmit. Ai thotė njė Zot nė tre, ose tre nė njė. Pra, sikur nuk mund tė vendosim a ėshtė Zoti Njė ose tre dhe bėjmė disi njė lloj kompromisi dhe njėfarė rezultati: “tre prej njė", por ende mbetet mister. Si mundet “Njė tė jetė tre”, dhe si mundet “tre tė jetė njė”?!

5. Krishti ka lindur dhe ėshtė krijuar nga Zoti. Si mundet njė krijesė t’i bashkohet Krijuesit dhe tė pėrbėjė njė pjesė tė Trinitetit?

7. Meqenėse Jezusi ka lindur, si ishte Triniteti para lindjes sė tij? A ishte dy tė tretat, pra a ishin mė parė dy ... Si ishte Triniteti para ekzistencės sė Shpirtit tė Shenjtė?

8. Shpirti i Shenjtė ėshtė krijuar nga Zoti dhe mė parė nuk ishte i pranishėm (ekzistonte). D.m.th. Triniteti ishte i pamundur. Si mund tė ekzistonte Triniteti para krijimit tė Krishtit dhe Shpirtit tė Shenjtė?!

9. Sipas Biblės Krishti vdiq. Ēfarė ndodhi me Trinitetin pas kryqėzimit tė Jezusit? Nė kohėn kur Krishti vdiq, mos vallė Zoti, pas sė vdekjes sė Jezusit, u shndėrrua nė dy tė tretat? A e udhėhiqte Zoti universin me dy tė tretat e Trinitetit?!

10. Krishti tha: “Tani sa pėr atė ditė dhe pėr atė orė, askush s’e di, as engjėjt e qiejve, por vetėm Ati im.” (Mateu, 24: 36).

Nė qoftė se Krishti dhe Shpirti i Shenjtė kanė njohuri mė pak se Ati, do tė thotė se Krishti dhe Shpirti i Shenjtė nuk janė tė barabartė me Atin. Prandaj ata nuk mund tė jenė pjesė integruese e Trinitietit. Ata janė tė ndarė nga njėri-tjetri, nuk janė njė nė tre dhe as tre nė njė.

11. Nė qoftė se Krishti erdhi nga Ati, d.m.th. ai i ėshtė bashkangjitur Atij dhe Jezusi nuk ėshtė i barabartė me Atin. Por Zoti nuk mund tė ketė tė barabartė, prandaj, bie poshtė dogma e Trinitetit.

12. Nėse Shpirti i Shenjtė erdhi prej Atit si Krishti, tė dy janė mė tė ulėt se Zoti. Kėshtu ata dy nuk mund tė jenė zota tė barabartė me Zotin.

13. Jezusi i lutej Zotit, e falėnderonte dhe i kėrkonte ndihmė Atij. Kjo ėshtė provė se Krishti ėshtė njė krijesė qė nuk mund tė jetė partner me Zotin, ose i barabartė me Atė.

14. Krishti tha: “Dhe Jezusi u pėrgjigj: ''Urdhėrimi i parė i tė gjithėve ėshtė: "Dėgjo, o Izrael: Zoti, Perėndia ynė, ėshtė i vetmi Zot", dhe: "Duaje Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me gjithė mendjen tėnde e me gjithė forcėn tėnde!". Ky ėshtė i pari urdhėrim.” (Marku, 11: 29- 30).

Vetė Krishti tha se Zoti ėshtė Njė. Ai nuk tha: Njė nė tre ose tre nė njė.

15. Shpirti i Shenjtė (Xhibrili) ėshtė gjetur para Krishtit, megjithatė Dhiata e Vjetėr nuk ka thėnė se Shpirti i Shenjtė ėshtė Zot. Pėrse? Si u bė Shpirti i Shenjtė pas lindjes sė Krishtit Zot? Shpirti i Shenjtė ėshtė engjėll, por papritmas Kisha e ngriti atė nė rangun e Zotit.

16. Nė qoftė se Perėndia ėshtė tre nė njė, ēfarė ndodh nė qoftė se tė tre personat nuk pajtohen?!

Krishti ishte i kujdesshėm qė tė mos kryqėzohej, a ėshtė votuar pėr kryqėzimin e tij? A do tė jenė zėrat e tyre tė barabartė? Ēfarė atėherė nėse ndonjėri prej tre personave kėmbėngul nė mendimin e tij?

Tė gjitha kėto pyetje tregojnė se ēėshtja e Trinitetit nuk ishte e njohur pėr vetė Krishtin dhe se asnjė nga apostujt nuk ka folur pėr tė.

“Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe

Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar.” (Gjoni, 17: 3).

Jezu Krishti e thotė tė vėrtetėn se rruga pėr nė parajsė ėshtė nėpėrmjet njėshmėrisė sė Krijuesit, kurse rruga pėr ferr ėshtė nėpėrmjet idhujtarisė, trinitetit dhe politeizmit.

Pas kėtij udhėtimi, nėse i tregoj tė gjitha kėto, a do tė jetė fati im sikurse ai i reformatorit spanjoll Serfano, i cili e shpalli publikisht njėshmėrinė e Krijuesit dhe e mohoi Trinitetin dhe tė cilin e dogjėn tė gjallė nė vitin 1553?

Sigurisht, njeriu pasi ta gjejė tė Vėrtetėn nuk e ka frikė vdekjen, por gjen kėnaqėsi kur ai vdes pėr tė drejtėn.

Pyeta ēfarė ėshtė feja e vėrtetė dhe si zgjidhet ajo?

Hulumtimin tim e fokusova nė ēėshtjen e besimit tek Zoti dhe nė saktėsinė e librave, qė kanė ardhur nga ēdo profet deri nė ditėt e sotme, nga aspekti i historisė dhe i adhurimit.

Pas studimit tė thellė, tė paanshėm dhe pas kėtij udhėtimi tė gjatė e tė mundimshėm, qė e pėrshkova para se tė zgjidhja fenė e drejtė qė mė drejton drejt tė vėrtetės sė ndritshme, duke kėrkuar orientim dhe pėrudhje dhe duke shpresuar ta arrij atė nė tė cilėn mė qetėsohet shpirti, me qėllim qė tė udhėzohem drejt natyrshmėrisė tė cilėn e ka krijuar Zoti, arrita fitoren me favorin e Zotit nė mirėsi dhe siguri dhe deklarova pranimin e Islamit duke thėnė:

“La ilahe il Allah, Muhammedun resulullah” (Vetėm Allahu ėshtė Zot, Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij), me dije, bindje dhe natyrshmėri.

“Linda qė ta adhuroj Jezusin, qė ta lartėsoj atė si njė zot mbi zotat e tjerė, por, kur u rrita, dyshova, prandaj hulumtova pėr tė Vėrtetėn dhe e njoha atė. Jezusi mė thirri: O rob i Zotit! Unė jam njeri sikurse ti! Mos i bėj shok Krijuesit e tė adhurosh krijesėn, por mė paso mua dhe adhuroje Atė. Sė bashku le t’i lutemi dhe le t’i themi Atij: Ati ynė dhe Zoti ynė, lavdėrimi tė takon vetėm Ty! I lartėsuar je Ti, o Zot i botėve: ‘Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė!’ O rob i Allahut, unė, ti dhe njerėzit e tjerė jemi robėr tė Gjithėmėshirshmit.”

Besova Zotin, e pasova Krishtin dhe mohova zotat fals. Pas pranimit tė Islamit mora emrin Muhammed, emrin e mė tė mirit tė krijesave, Muhammedit, pejgamberit tė mėshirės, i cili e ngriti vlerėn e dashurisė dhe vendin e saj nė jetėn e njerėzve.

Allahu ka thėnė tė vėrtetėn: “Allahu ai hap zemrėn (atij qė do udhėzimin), pėr Islamin atij qė dėshiron ta udhėzojė, ndėrsa atij qė dėshiron ta lėrė nė humbje, (atij qė nuk do udhėzimin) ia shtrėngon gjoksin si tė jetė duke u ngjitur nė qiell. Kėshtu, Allahu i ndėshkon ata qė nuk besojnė.” (El En’am: 125).

U bėnė pėrpjekje pėr t’i larguar librat e mi larg njerėzve dhe madje ma dogjėn edhe makinėn, por: “Ata dėshirojnė ta fikin dritėn (fenė) e Allahut me gojėn e tyre, por Allahu ka vendosur vetėm qė ta pėrsosw dritėn e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnė kėtė gjė.” (Et Tevbe: 32).

Kam disa libra”: “Zoti njė apo tre”, “Krishti njeri apo zot”, “Muhammedi i dėrguari i mėshirės”.

Ky ėshtė udhėtimi im nga Triniteti nė Njėshmėrinė e Zotit (tevhid), nga politeizmi nė monoteizėm dhe nga errėsira nė dritė. Kėtė ia dhuroj kujtdo qė dėshiron ta njohė tė vėrtetėn dhe rrugėn e shpėtimit.

E lus Zotin qė t’i udhėzojė ata qė e duan udhėzimin dhe t’ua ndriēojė atyre zemrėn dhe mendjen.


Marrė nga:

http://www.tanseerel.com/main/articl...rticle_no=6091


Pėrktheu:

Ajni Sinani