Sado i varfėr qė tė jesh, jepi atij qė ka mė pak


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Sado i varfėr qė tė jesh, jepi atij qė ka mė pak

    Receta Gatimi

    SADO I VARFĖR QĖ TĖ JESH, JEPI ATIJ QĖ KA MĖ PAK -I-

    SHKRUAN: SHEJH ALI TANTAVI

    Gjithmonė kur kam qenė nė vėshtirėsi, Allahu mė gjente zgjidhje. Gjithēka qė kam dashur e kam pasur, ndėrsa diēka qė ishte e rėndėsishme dhe qė doja ta ruaja, e ruaja nė kėtė bankė. A thua vallė mund tė ndodh qė njeriu i menēur nė kėtė botė tė bėj tregti me bankėn e krijuar e cila jep 5 pėr qind tė fitimit haram (tė ndaluar), kurse edhe mund tė bankrotoj apo tė digjet, ndėrsa nuk mund tė bėj tregti me bankėn e Krijuesit e cila pėr ēdo qindarkė nga investimi jep fitim deri nė 70 mijė? Pėrveē kėsaj, investimi ruhet tek Krijuesi i botėve: nuk bankroton, nuk digjet, e as qė mund tė merret nga pasuria e njerėzve tjerė.

    Mbrėmė hodha njė sy pėrreth dhe pashė qė dhoma ishte e ngrohur. Zjarri i ndezur, kurse unė nė njė kolltuk komod mendoja rreth asaj se ēfarė tė shkruaja. Pranė kisha llambėn dhe celularin, kurse fėmijėt mėsonin, e nėna e tyre qepte pėlhurėn. Sa kishim hėngėr dhe pirė. Radion e dėgjoja me zė tė ulėt dhe gjithēka ishte qetė. Pėr asgjė nuk mund tė qahesha, e as qė dėshiroja diēka mė shumė. Nė atė moment thash Elhamdulilah (falėnderimet i takojnė vetėm Allahut). E shqiptova kėtė nga thellėsia e zemrės, pastaj mendova pak dhe erdha nė pėrfundim se falėnderimi (hamdi) nuk ėshtė fjalė e vogėl qė shqiptohet vetėm me anė gjuhės, edhe pse me anė tė saj mund tė shqiptohet edhe njė mijė herė, por falėnderimi nė mirėsi ėshtė qė nga ato mirėsi njė pjesė t’ua ndash nevojtarėve.

    Falėnderimi i pasanikut ėshtė t’i jep tė varfrit, falėnderimi i tė fortit ėshtė t’i ndihmoj tė dobėtit, falėnderimi i tė shėndoshit ėshtė vizita e tė sėmurėve, falėnderimi i udhėheqėsit ėshtė qė tė jetė i drejtė me ata qė i ka nėn udhėheqje. A thua vallė unė jam falėnderues ndaj Allahut nėse unė dhe fėmijėt e mi tė ngopur qėndrojmė nė dhomėn e ngrohėt, ndėrsa fqinji im dhe fėmijėt e tij janė tė uritur dhe nė vend tė ftohtė? Ndonėse fqinji im edhe nuk kėrkon, por a thua vallė nuk ėshtė obligim yni qė tė interesohem pėr tė?

    Allahu i Madhėruar mė furnizon sikur shpezėt

    Deri sa mendoja rreth kėsaj, gruaja mė pyeti se pėr ē’mendohesha. I tregova pėr ēka mendoj, kurse ajo mė tha: “Ėshtė e vėrtet, por nevojat e njerėzve mund t’i kėnaq vetėm Krijuesi i tyre sepse kur ti do tė dėshiroje ti kėnaqje nevojat e fqinjėve tanė tė varfėr edhe ti do tė bėheshe i varfėr para se ti zgjidhje problemet e tyre.”

    Ndėrsa unė i thash: “Ėshtė e vėrtet! Nėse do tė isha i pasur nuk do tė mundesha ata t’i bėj tė pasur, e sidomos kur unė kam njė furnizim modest. Allahu mė ushqen sikur zogjtė, nė mėngjes dalin tė uritura, kurse kthehen tė ngopur. Por, jo, unė nuk dėshiroj ti pasuroj tė varfrit, por dėshiroj tė them se kjo ėshtė ēėshtje proporcioni (krahasimi). Nė krahasim me poseduesin e mijėra eurove unė jam i varfėr, por unė jam i pasur nė krahasim me njė punėtor tė thjesht, i cili me njė rrogė tė vogėl, i vetėm, i ushqen dhjet fėmijė, kurse ai punėtor ėshtė i pasur nė krahasim me njė vejushė e cila nuk ka tė ardhura apo pasuri, kurse poseduesi i mijėrave eurove ėshtė i varfėr nė krahasim me milionerin.
    Nė dynja nuk ka tė varfėr dhe pasanik absolut , e as qė ka tė vegjėl dhe tė mėdhenj. Kush dyshon nė kėtė, unė ia parashtroj njė pyetje shumė tė vėshtirė pėr njeriun, e pyes mbi zogun (harabelin). Ai a ėshtė i madh apo i vogėl? Nėse thotė se ėshtė i vogėl, do ti thosha: “Mendoje nė krahasim me elefantin”, ndėrsa nėse thotė se ėshtė i madh, do ti thosha: ”Mendoje nė krahasim me mizėn”! Zogu (harabeli) ėshtė shumė i madh nė krahasim me mizėn, kurse ėshtė shumė i vogėl nė krahasim me elefantin. Pra unė jam shumė i pasur nė krahasim me njė vejushė tė varfėr dhe e vetmuar, edhe pse jam shumė i varfėr nė krahasim me ndonjė pasanik tė madh.

    Do tė thoni se po filozofoj. Jo, jo nuk filozofoj por dėshiroj tė them se secili nga ju mund tė gjej ndonjė qė ėshtė mė i varfėr se ju dhe mund t’i jepni atij. Nėse ju nuk keni asgjė pėrveē pesė gjevrekėve dhe njė pjate me oriz, mund t’i jepni atij qė nuk ka asgjė. Ndėrsa atij qė pas darkės i ngelin tre pjata me oriz dhe bizele, pak ėmbėlsira dhe pemė, mund qė diēka nga kėto ti japė atij qė ka vetėm bukė dhe oriz...

    Pėr gjithēka qė u ndanė tė varfėrve Allahu tė jep dhjetėfishin

    Ai qė ka vetėm katėr palė tesha tė arnuara ka mundėsi qė njėrėn t’ia jap atij qė nuk ka asgjė. Ai qė ka tesha qė nuk janė tė grisura e as tė arnuara por i kanė dalė prej qejfi, ndėrsa krahas asaj ka edhe tre palė tjera tė reja, mund qė atė tė vjetrėn t’ia jep atij qė ka tesha tė arnuara. Ka shumė palė tesha qė ty tė duken tė vjetruara dhe tė mbajtura, nėse do t’ia jepje dikujt qė nuk ka atij do t’i dukeshin sikur teshat qė i blenė pėr bajram dhe do t’i shfrytėzonte pėr raste tė veēanta. Ai do tė gėzohej pa masė me kėtė, ashtu siē do tė gėzoheshe ti sikur tė ishe njė milioner!

    Sa do qė njeriu tė jetė i varfėr, ka mundėsi qė dikujt qė ėshtė mė i varfėr se ai ti jap diēka. Zyrtari me rrogėn mė tė vogėl e cila nuk i kalon 150 euro, dhe qė nuk ka nevoja tė veēanta, e as shtytje nga varfėria, ka mundėsi qė tė ndaj njė euro pėr atė qė nuk ka aspak. Ai qė rrogėn e ka 400 – 500 euro, nuk do tė humbas asgjė qė nga ajo shumė tė ndajė pesė euro dhe tė thotė: “Kjo ėshtė pėr hir tė Allahut.” Ndėrsa njė tregtar, qė fitimi i tė cilit arrin deri nė 10 mijė euro nė muaj, nga kjo shumė ēdo muaj mund tė ndaj 200 euro pėr hir tė Allahut!

    Aspak mos t’iu shkoj mendja se atė qė e ndani do tė shkoj huq. Jo, pasha Zotin, ju do tė fitoni dhjetėfishin. Do tė fitoni edhe nė dynja, edhe nė Ahiret. Unė kėtė e kam pėrjetuar prej vetes. Unė punoj, fitoj dhe e pėrmbaj familjen gati se 30 vjet. Nė ēdo lloj ibadeti tė mirėsisė kam marrė pjesė, nėse kisha pasuri. Asnjėherė nė jetė nuk kam kursyer. Gruaja gjithmonė me qortonte: “O njeri, kurse ose sė paku bleu shtėpi fėmijėve tė tu.” E unė ia ktheja: “Leja kėtė Allahut.”

    Dhe, e dini se ēfarė ndodhi? Allahu i Madhėrishėm atė qė unė e kisha ndarė nė rrugėn e tij e kishte bėrė hesap dhe e kishte kursyer pėr mua nė “bankėn” e veprave tė mira (Bank El-Hasenat) e cila ndanė fitim vjetorė 700 herė mė shumė se sa investimi qė ke bėrė. Le tė shohim kėtė:

    “Shembulli i pasurisė sė atyre qė e japin nė rrugėn e Allahut ėshtė si i njė kokrre qė i mbinė shtatė kallinj, nė secilin kalli njėqind kokrra. All-llahu ia shumėfishon (shpėrblimin) atij qė dėshiron, Allahu ėshtė bujar i madh, i di qėllimet.”(Bekare, 261.)

    Allahu e dėrgoi njė shokun tim, njė zotėri tė urtė, njėrin nga zyrtarėt e njohur tė Damaskut dhe mi dha paratė pėr shtėpinė, pastaj dėrgoi shoqėrinė tjetėr, ata qė bėnin mirė, dhe ma ndėrtuan dhe rregulluan shtėpinė, ndėrsa unė pėr kėtė kam ditur aq sa di njė kalimtarė i thjeshtė. Pastaj Allahu i Madhėrishėm mė ndihmoi qė me pasuri hallall qė as nuk e shpresoja t’i kthej borxhet e shtėpisė. Kush dėshiron pėr kėtė mund t’i tregoj edhe emrat e atyre qė mė ndihmuan.

    Allahu, gjithmonė, tė gjen rrugėdalje

    Gjithmonė kur kam qenė nė vėshtirėsi, Allahu mė gjente zgjidhje. Gjithēka qė kam dashur e kam pasur, ndėrsa diēka qė ishte e rėndėsishme dhe qė doja ta ruaja, e ruaja nė kėtė bankė. A thua vallė mund tė ndodh qė njeriu i menēur nė kėtė botė tė bėj tregti me bankėn e krijuar e cila jep 5 pėr qind tė fitimit haram (tė ndaluar), kurse edhe mund tė bankrotoj apo tė digjet, ndėrsa nuk mund tė bėj tregti me bankėn e Krijuesit e cila pėr ēdo qindarkė nga investimi jep fitim deri nė 70 mijė? Pėrveē kėsaj, investimi ruhet tek Krijuesi i botėve: nuk bankroton, nuk digjet, e as qė mund tė merret nga pasuria e njerėzve tjerė.

    Mos mendoni se ajo ēka e jepni do tė humbet. Allahu atė do ta shpėrblej sė pari nė dynja ndėrsa mė vonė edhe nė Ahiret. Unė nuk dėshiroj tė pėrmendi shembuj tė shumtė, sepse secili nga ju di shumė qoftė me tė dėgjuar apo me tė parė. Do tė marr vetėm njė shembull. Ngjarjen me Shejh Selim El-Mesutin, i cili ka qenė mėsues i babait tim. Edhe pse ishte i varfėr, asnjėherė nuk ia mohonte ndihmėn atij qė kishte nevojė dhe qė i kėrkonte diēka. Sa e veshte xhuben apo fervenė (mbulojė me mėnga tė kthyera) dhe nėse takonte ndonjė qė dridhet prej tė ftohtit ia dhuronte atė dhe u kthente nė shtėpi me kėmishė. Merrte sofrėn para fėmijėve tė tij dhe ia jepte atij qė kėrkonte ndihmė. Njė ditė ramazani sofra vetėm se ishte shtruar pėr iftar dhe pritnin ezanin e iftarit dhe kur nė ato momente erdhi njė lypės, dhe iu betua si ai dhe fėmijėt e tij nuk kanė se ēfarė tė hanė. Shejhi shfrytėzoi shkujdesjen e gruas, hapi derėn dhe ia dha gjithė ushqimin e iftarit tė varfrit. Kur kėtė e pa gruaja e tij i bėrtiti dhe u betua se nuk do tė qėndrojė mė tek ai. Shejhu heshti... nuk kalo as edhe gjysmė ore kur dikush trokiti nė derė dhe erdhėn njerėz me pjata nė dorė nė tė cilėt kishte ushqim tė llojllojshėm, ėmbėlsira, pemė etj. I pyetėn se ēka ėshtė kjo? Ata thanė se Seidi, pashai Shemevin i kishte ftuar disa njerėz tė njohur kurse ata i kishin kėrkuar falje (pėr mosardhje) e ai ishte nevrikosur dhe ishte betuar se askush nuk do tė hajė gjė nga ushqimi dhe urdhėroi qė i gjithė ushqimi i pėrgatitur ti dėrgohet Selim El Mesutit. Shejhu nė atė moment tha: “A e pe moj grua?!”


    (vijon)

    Burimi:
    www.novihorizonti.ba

    Pėrktheu: Arsim Dauti

  2. #2
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,081
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Si mund ta di nese dikush ka me pak se une??????????

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga 3r1k0 Lexo postimin
    Si mund ta di nese dikush ka me pak se une??????????

    Pershendetje nga Arda!

    Po mund ta dish fare mire sepse nuk do shume mund per te pare varferine. Madje edhe ky shqetesim i juaji eshte vertet investim. Hallall!

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e dDiana
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    80
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    3r1k0- nesse ke sy ti mund ta shohesh te varfurin ne veshje ne pastertin e trupit .. e ne shum gjera tjera nuk ma meerr mendja qe nuk ja ke paar atij ndoshta edhe shtepin afer shtepis tende ose diqka e ngjajshme... syt i ke duart e te gjitha nuk mund t adi un se si nuk mund ta shohesh ose si nuk mund ta dish a ka me pak ose me shum...?

  5. #5
    curva sud....... Autorė Maska e 3r1k0
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Vendndodhja
    Tirana Albania
    Postime
    1,081
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga dDiana Lexo postimin
    3r1k0- nesse ke sy ti mund ta shohesh te varfurin ne veshje ne pastertin e trupit .. e ne shum gjera tjera nuk ma meerr mendja qe nuk ja ke paar atij ndoshta edhe shtepin afer shtepis tende ose diqka e ngjajshme... syt i ke duart e te gjitha nuk mund t adi un se si nuk mund ta shohesh ose si nuk mund ta dish a ka me pak ose me shum...?
    ne nje semafor te Athines prej me shume se 4 vjetesh shikoja nje te varfer cdo dite duke lypur.........nuk kam mbajt ndonjehere llogarine se sa te holla mund ti kem dhene vetem une
    Para disa ditesh ate lypsin e pashe ne Tirane me nje X5 BMW...................... ???????????????

  6. #6
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Unė punoj dhe ēdo qindark qė fitoj si un dhe burri im me djers e fitojm , si mund tė pretendohet qė atė qė fitoj me djersėn time ta dhuroj ! ! ! !
    ėshtė njė thėnje "Secili pėr vete Zoti pėr tė gjithė"
    Ka mashtrues pa fund qė hiqen si sakat nė mes tė Tiranės duke lypur, 5 minuta pasi i ke dhėn lėmosh merr vrapin si atlet
    Zoti na dha mundėsi tė gjithve, secili le ti shfrytėzoj nė tė mirėn e vet

  7. #7
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Te dhem te drejten jam nje mendim me Monen sepse ka shum qe hiqen , dhe kur vjen puna e shikon me nje sy tjeter , por sa i perket temes mun te dhem per disa Qe i kan mundesit eshte shum mir te ndihmosh te tjeret , nuk eshte e then qe ti ndihmosh gjithmon nga ana financiare por dhe me gjera te tjera , disa njerz thjesht me nje fjal goje u duket sikur e ka ndihmuar jash mase .

    Tema shum e goditur , sidomos ne kohen ku ne jetojm qe perballemi me shum e shum situata te tilla .

  8. #8
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    C'do njeri duhete te mendoj ne radh te pare se jetes nuk i dihet? nese sote je i pasur neser ndodhe te falimintoshe andaj duhete te japesh ate me te dhimbshme qe ke ta gezoshe diken, nuk eshte e then ti japesh nje pasuri te ter por ti zgjatesh doren me ate qe ke mundesin. Zoti thot sa te japesh ti un dot jap ty ..Ti duhet te jesh i,e lumtur se Zoti te ka dhen te gjithe per te punu dhe ke arrit te mos mungoj asgje, andaj ndimo sote qe te kesh neser.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-04-2013, 09:36 PM
  2. Jepi shpresė tjetrit.
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-05-2012, 06:17 PM
  3. Jepi ēdo Programi nje Shortcut (shkurtim)
    Nga ReniX nė forum Microsoft Windows
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-09-2010, 09:52 AM
  4. Sado i varfėr qė tė jesh, jepi atij qė ka mė pak -ii-
    Nga ardona nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2010, 03:57 AM
  5. Orgazma e Atij dhe Asaj
    Nga ReniX nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2008, 07:11 PM