Receta Gatimi

Corriere della Sera pėr bregdetin shqiptar: Tokė mė bukuri tė rralla


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14

    Corriere della Sera pėr bregdetin shqiptar: Tokė mė bukuri tė rralla

    Corriere della Sera pėr bregdetin shqiptar: Tokė mė bukuri tė rralla




    TIRANE- “Shqipėria nuk ėshtė njė vend pėr persona me fizik tė dobėt. Tė shkosh nė Shqipėri pėr tė kaluar pushimet verore do tė thotė tė kesh shpirtin e aventurierit, qė do tė thotė kureshtar, i gatshėm, por jo profesionist”. Kėshtu shkruan sot Corriere della Sera nė njė artikull kushtuar bregdeteve shqiptare. “Shkoni tė zbuloni njė tokė qė fsheh bukuri tė rralla, detin transparent, plazhe tė virgjėra, pyje, lumenj, male dhe site arkeologjike, sigurisht pa harruar edhe njė transport urban, i cili shtrihet nė njė mėnyrė tė crregullt. Ky ėshtė limiti i zhvillimit tė demokracive tė reja dhe tė dobėta”, - shkruan faqja nė internet e gazetės italiane. Njė tjetėr aspekt pozitiv, por shumė i rėndėsishėm ėshtė se sot Shqipėria ėshtė njė vend i sigurtė.

    “Rreziku pėr tu bėrė pre e ndonjė grabitje tė mundshme nuk ėshtė mė i madh se ato qė ndodhin nė Itali. Shqiptarėt janė mė bujarė dhe tė gatshėm pėr tė dialoguar. Shumė prej tyre kanė mėsuar italisht duke parė tv, ndėrsa tė rinjtė e mėsojnė me dėshirė sėbashku me anglishten”.

    Gazeta shkruan gjithashtu se itinerari bregdetar nis nga Vlora, pėr tė vijuar mė pas nė Sarandė, qė cilėsohet edhe si Rimini i Shqipėrisė dhe mė pas Korfuzi nė territorin grek. Kjo ėshtė pjesa qė ka gjire tė shumta me rėrė, gurė dhe ujėra tė qarta blu. Mes kėtyre bukurive pėrrallore ish diktatori Enver Hoxha ka mbushur territoret me bunkerė me qėllim pėr mbrojtjen nga armiqtė. “Fatkeqėsisht njė xhungėl prej bunkeri”,- shkruan gazeta. Sajti italian thekson se pėr tu vizituar ia vlen tė shkohet edhe nė Gjirokastėr, qyteti i gurtė, njė prej shembujve mė domethėnės tė arkitekturės shqiptare.
    (m.a/News24/BalkanWeb)

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Po e lexova kete artikull, thuen fjale te mira per vendin tone, por fatkeqsisht shqiptaret vete po e prishin Shqiperine.

    Por sot degjova ne lajme se jane derdhe fuēi me solar ne Vlore! Ne Shqiperi mbizoteron IDIOTSIA dhe PAAFTESIA per te fituar leke ne rruge te drejte.

  3. #3
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    e vertete eshte renix, ne po i prishim vete bukurite e vendit tone, nuk dime ne radhe te pare te respektojme njeri tjetrin e jo me turistet e huaj...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fotot e rralla tė jetės sė egėr
    Nga vaaldr1n nė forum Flora dhe Fauna
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2012, 07:05 PM
  2. Fier: Bunkeret ne bregdetin e Semanit , fillon pastrimi
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2010, 02:08 AM
  3. Pjetėr Bogdani rrėmon nė fjalė tė rralla
    Nga EMAUS nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2008, 10:14 PM