Njė hetues i Prokurorisė sė Shkodrės i apasionuar pas mistereve, pretendon se ka zbuluar kodin e masivit tė ēuditshėm guror tė Salisburyt


SHKODĖR - Nazmi Selimi, nga qyteti i Shkodrės, ėshtė njė kėrkues shkencor autodidakt qė merret me studimin e lashtėsisė. Me arsim tė lartė Ekonomik, ai prej shumė vitesh punon hetues nė prokurorinė e Shkodrės, aktualisht nė hetimin e krimit ekonomik.


Siē deklaron ai vetė pėr gazetėn "Shekulli", zbulimi i mistereve e ka tėrhequr prej vitesh dhe i ėshtė pėrkushtuar me pasion kėsaj pune. Nazmiu shprehet se ka arritur tė bėjė ē'kodimin e njė prej monumenteve tė lashtėsisė akoma mister, atė tė Stonehenge, duke hartuar dhe kalendarin pėrkatės.


Verifikimi i kėtij pretendimi i mbetet sigurisht ekspertėve tė fushės, por ne e pyetėm nė njė intervistė tė shkurtėr z. Selimi, pėr ēfarė bėhet fjalė konkretisht: "... Objektivi im ka qenė qė para 21 qershorit, ditės sė Solsticit Veror qė festohet nga neopaganėt ose neodruidėt nė Stonehenge, tė bėja publik atė qė kam mundur tė realizoj ē'kodimin e parė tė Stonehenge, kalendarin diellor.


Pra, t'ju tregoj se gurėt e kėtij monumenti tė lashtėsisė nuk shėrbejnė vetėm pėr tė shėnuar ditėn e Solsticit Veror, por janė njė kalendar i saktė diellor me njė ndryshim prej afro 2 sekondash" - thotė ai.


Objekte, kryesisht tempuj tė lashtėsisė qė nė njė ditė tė caktuar dhe vetėm atė ditė, njė pikė e tyre nė brendėsi tė objektit ndriēohet nga rrezet e diellit, janė tė shumtė. Tė tilla ka nė Egjiptin e lashtė etj. "Tė habit fakti se si studiuesit e inxhinierėt e sotėm nuk mund ta arrijnė njė gjė tė tillė.

Projekti i ndėrtimit tė hidrocentralit tė Asusanit mbi lumin Nil nė Egjipt pėrfshinte pėrmbytjen e tempujve dhe shtatoreve gjigante. Ato i zhvendosen, por gjatė rivendosjes kurrsesi nuk u arrit qė nė njė ditė dielli tė ndriēonte njė pjesė brenda nė tempull. Kjo tregon se tė lashtėt kanė ditur diēka mė shumė se ne" - shton Nazmi Selimi.





Z. Nazmi, a jeni i sigurt se e keni ē'koduar Stonehenge dhe ku e mbėshtesni kėtė?


Matematika ėshtė matematikė. Qė nga shtatori i vitit 2009, unė e kam provuar me mijėra herė dhe pėrfundimi ėshtė veē saktėsia. Jam detyruar tė studioj tė gjithė kalendarėt e lashtė tė sumerėve, egjiptianėve, majave etj., si dhe ato tė sotėm.


Ky nuk ngjason me asnjėrin, por ėshtė mė i pėrkryeri dhe shumė mė i pėrsosur se kalendari i sotėm. Unė kam afro 40 vjet qė merrem me kėrkimin e mistereve.

Tė dhėna qė pėr shumė njerėz janė tė parėndėsishme pėr mua kanė vlejtur shumė. Kėshtu para 20 viteve, nė Selcė tė Vermoshit unė kam takuar njė tė moshuar, i cili parashikonte me saktėsi motin, jo pėr njė ditė apo pėr njė javė, por pėr 6 muaj.


Formula qė pėrdorte selciani nuk ishte asgjė tjetėr, veē rregullsia e pėrsėritjes sė ditės qė shprehet nė kalendarin e Stonehenge. Pėrveē kėsaj, mė kanė ndihmuar dhe detaje tė tjera qė duken tė vogla.




Po ju nuk keni qenė asnjėherė nė Stonehenge dhe pretendoni se e keni ē'koduar... Ndėrsa janė tė shumtė studiuesit dhe qendrat shkencore nė botė qė merren me Stonehenge. Si e shpjegoni kėtė?



As deshifruesit e mėdhenj si Shampolioni e Juri Knorosov nuk i panė nga afėr Piramidat e Egjiptit dhe tė Majave, por i deshifruan hieroglifėt e Egjiptit tė lashtė dhe shkrimet e Majave.


Francezi Shampolioni nuk ishte akademik, ai veē kėmbėnguli dhe vėrtetoi tė kundėrtėn e asaj ēfarė mendonin "baronėt e shkencės", qė njė hieroglif, pra njė figurė paraqet veē njė germė. Unė nuk kam titull shkencor, nuk bėj pjesė nė asnjė staf shkencor, por edhe Juri Knorosov ishte veē njė vrojtues artilerie nė Luftėn e Dytė Botėrore.


Ai vrojtoi librat qė po digjeshin nė bibliotekėn e Berlinit dhe mori fjalorin e njė prifti spanjoll, dhe kjo vepėr e gjetur rastėsisht prej tij e ndihmoi nė studimet e mėvonshme.


Punimet kryesore nė Stonehenge i ka kryer njė kolonel. Edhe nė Giza, ishin xhenierėt e Napoleonit qė konstatuan se piramidat fshihnin tė dhėna tė sakta.
Unė jam ushtarak karriere me gradėn Major i Logjistikės. Jam hetues me profesion dhe shumė kohė e kaloj duke studiuar misteret e lashtėsisė.



Pėrse nuk i paraqisni rezultatet e punės suaj, atė ēfarė pretendoni se keni zbuluar, tek institucionet shkencore pėrkatėse?


Kam tentuar. Kam shkuar tek drejtues tė Akademisė sė Shkencave dhe tek departamenti i fizikės nė Universitetin e Tiranės.


Ato janė treguar shumė njerėzorė me mua, por mėnyra e dorėzimit tė materialit nuk mė pėlqeu. Ne nuk kemi njė ligj qė tė garantojė pronėsinė intelektuale, ēdo zbulim mund tė vidhet para se tė botohet.


Pėr ē'kodimin e Stonehenge, National Geographic Society kishte vendosur dikur njė ēmim. Afati i ofertave ka mbaruar, por jo interesi pėr tė. Jam duke u pėrpjekur qė tė lidhem me institucionet e interesuara nė Angli e SHBA.








ĒFARĖ ĖSHTĖ STONEHENGE?


Kompleksi megalitik i Stonehenge ėshtė ndėrtuar nė Salisbury tė Britanisė sė Madhe, rreth vitit 3200 para Krishtit, nė kohėn kur u ngritėn dhe piramidat e mėdha tė Egjiptit. Pėrbėhet nga unaza tė mėdha guri dhe ka njė mori vrimash nė terren nė formė rrethore.
Nuk ėshtė ende e qartė pėr ēfarė ka shėrbyer dhe ėshtė po kaq e paqartė se si janė zhvendosur dhe pozicionuar gurė me peshė dhe madhėsi tė atillė tė jashtėzakonshme.


Njė pjesė e studiuesve mendojnė qė ėshtė ndėrtuar nga banorė antikė si njė vend kulti, njė pjesė tjetėr si njė kalendar gjigant pėr tė mbajtur "shėnim" ecjen e muajve, stinėve, viteve, tė tjerė debatojnė rreth faktit nėse ishte njė observator gjigant astronomik.


Termi Stonehenge nga anglishtja pėrkthehet fjalė pėr fjalė "gur i varur". Sot ky vend ėshtė shndėrruar nė njė vend turizmi masiv, si dhe vend pelegrinazhi pėr ndjekės tė feve tė reja neopagane.