Flokė 2010 Ide, mbrojtje, ngjyra

Tezat janė tė ndryshme. Dėgjohen tė dyja variantet, edhe ai qė kripa dielli, e klori i pishinės t’i dėmton flokėt, edhe tjetri qė pėrkundrazi, dielli e kripa janė ushqyes tė mirė nėse merren nė dozat e duhura. Edhe pse, pohimet mė tė shpeshta shkojnė nė favor tė variantit tė parė. Sidoqoftė, ne kemi pyetur dy specialistė qė janė marrė me flokėt, qė kur se kujtojnė qė kanė bėrė njė punė. Monika Brahja dhe Ardi Borova, edhe pse takohen nė tė njėjtat pika, sa u pėrket nuancave e ngjyrave tė flokėve tė kėtij sezoni, kur vjen puna te kripa e te dielli, nuk janė nė njė mendje. Megjithatė, tė shohim tė plota sugjerimet, kėshillat dhe trendet qė propozojnė specialistėt pėr kėtė verė, tė para nė kėtė rast nga syri i njė stilueseje flokėsh femėr dhe nga njė mashkull.

Eksperimentimet qė tė shohin sytė nė sallonin e Monikės janė gjithfarėshe. Patjetėr qė klientėt qė tentojnė pamjet e reja, krejt tė ndryshme nga ajo me tė cilėn shfaqen kur hyjnė nė sallon, duhet tė jenė tė gatshėm ta lėnė veten nė dorė tė fantazisė sė saj… Pas kėtij aprovimi mirėbesues, nis puna pėr njė vete krejt tė re… Shohim ēfarė propozon Monika pėr kėtė verė…


Ngjyrat e verės

Ngjyrat qė mbizotėrojnė gjatė kėsaj vere janė ato tė tokės, nė nuanca tė ngrohta dhe tė ftohta. Ndryshe nga mė parė, kėtė verė nuk do tė shihet dendur pėrdorimi i fijeve. Edhe nė rast se do tė jenė tė dėshiruara nga klienti, nuk do tė jenė me shumė kontraste, pra do tė aplikohen ton mbi ton (colpo di sole). Ngjyra e fijes do tė jetė e pėrafėrt me atė tė bazės. Kjo lojė nuancash pa tepri ngjyrash ėshtė e pėrshtatshme thuajse pėr tė gjitha lėkurat.


Si tė mos i dėmtoj?
Mbrojtja e flokėve ėshtė mė e rėndėsishmja gjatė kėtij sezoni, sepse ndikimi i diellit, kripės dhe klorit tė pishinave ėshtė shkatėrrues pėr to. Nė kėtė rast bėhen tė domosdoshėm njė sėrė produktesh qė duhet t’i ketė gjithsecila me vete nė valixhen e pushimeve. Disa prej tyre janė: maska pa shpėlarje, vaji i cili luan rol edhe si kurues edhe si zbutės e mbrojtės. Duhet shampoja e posaēme pėr t’u pėrdorur para dhe pas diellit. Kėshillė e dobishme ėshtė edhe pėrdorimi i kapuēit gjatė kohės qė notojmė, apo zhytemi nė det a pishinė.

Prerjet
Vazhdon tė jetė tendencė e kohės prerja kare e prerė dhe e stiluar nė mėnyra tė ndryshme, me apo pa shkallėzime. Edhe balluket kėtė verė do tė jenė preferenciale, nė secilin rast, nėse i mbajmė ose jo, nuk rrezikojmė tė jemi jashtė modeleve ‘in’ tė kėsaj vere. Natyrisht qė secila prerje dhe preferencė nga tė mėsipėrmet ėshtė nė varėsi tė karakterit tė gjithsecilės. Prerjet mė tė shpeshta vijojnė tė jenė ato tė gjatėsisė mesatare me shkallėzime tė sipėrfaqshme, tė krehura kėto me onde tė lehta ose tė ērregullta.

E reja verės: Gėrsheti
Krehja apo nė kėtė rast stilimi mė trend i kėtij sezoni ėshtė gėrsheti. Mund tė jetė ai te pjesa e balukes, i shoqėruar me njė krehje tė lėshuar, apo i stiluar nė mėnyra tė ndryshme. Tė gjithė flokėt mund tė kapen gėrsheta tė vogla, mund tė preferohet gėrsheti klasik. Pra sidoqoftė, me gėrshetin kėto dy muaj tė nxehtė je brenda. Mos kujtoni se nėse vendosni tė kapni flokėt gėrshet, duke i parashikuar ata pėr njė periudhė dy javore nuk do tė mund tė vishni fustanin e preferuar nė mbrėmjet e programuara tė pushimeve. Gėrsheti ėshtė i preferuar edhe nė kėtė rast, natyrisht jo i shoqėruar me veshjet klasike. Ėshtė model komod, trendi dhe stil. Njė tjetėr mėnyrė tė stiluari ėshtė efekti i flokėve tė lagur qė ėshtė i pėrshtatshėm gjatė ditės dhe qė ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr flokėt me onde.

Ngjyrat
Kėtė verė rikthehen biondet. Ngjyrat e lėkurės pas plazhit dhe flokėt biondė nxjerrin sytė mė nė pah. Rikthehet gjithashtu kombinimi i ngjyrave tė forta si bakri, vjollca dhe moka. Mund tė bėhet kombinimi me fije i tyre. Dinamika e ngjyrave tė kombinuara me prerjet, jep njė imazh tė freskėt e tė rinovuar.

T’i lyej flokėt
pėrpara plazhit?
Pjesa mė e madhe e njerėzve mendojnė qė lyerjen ta bėjnė pasi tė kthehen nga pushimet. Nė kėtė rast mė duhet t’iu kujtoj qė jeni duke shkuar nė plazh e jo nė funeral, e mira do ishte tė dukeshit nė gjendje tė mirė. Po pėrtej humorit, lyerja pėrpara plazhit i krijon flokut mbingarkesė pigmentesh, strukturė solide, dhe e vesh atė me njė shtresė mbrojtėse. Pra pėrveē se do dukeni bukur, do keni edhe flokė tė mbrojtur. Gjatė darkave tė pushimeve nuk ėshtė pamja e duhur ajo me bojė tė dalė e flokė tė ēakėrdisur. Ėshtė tjetėr gjė nėse jo tė gjithė munden a duan ta lyejnė sėrish pas kthimit, sepse domosdo qė gjatė 2 javėsh a mė tepėr boja do tė bjerė.


Modelimet
Pėr flokėt e gjatė tė drejtė, prerja qė do ju rrinte mė mirė gjatė kėsaj vere ėshtė shkallėzimi i lehtė pėrpara, duke luajtur me balluket. Nė pjesėn e pasme tė jenė tė derdhur pa ndėrhyrė me shkallėzimet, sepse janė tė pėrshtatshėm edhe pėr t’u kapur kollaj, ndėrkohė qė stilohet pjesa pėrpara. Arrihet kėshtu njė look i ndryshėm dhe praktik. Gjatėsia mesatare kėshillohet tė jetė e drejtė por asimetrike, pra mund tė luhet me fijet nė pjesėn e pėrparme dhe tė pasme tė jetė kush mė e gjatė, kush mė e shkurtėr. Ndėrsa flokėt e shkurtėr kanė si pėrherė tendencat e detajeve, siē mund tė jenė aksesorėt apo favoritet e gjata, ose tė rruara dhe me balluke tė gjatė asimetrike.