Chelsea Clinton, dasmė mė 31 korrik

Vetėm 400 tė ftuar nė dasmėn e vajzės sė vetme tė Bill dhe Hillary Clinton. Chelsea dėshiron qė tė ftuarit t’i njohė tė gjithė personalisht. Priten qejfmbetje dhe acarime diplomatike

Padyshim qė do tė ketė shumė qejfmbetje, madje mund tė ketė edhe acarime diplomatike. Por Chelsea ka vendosur kėshtu. Nė dasmėn e saj, nuk do tė ketė njė listė pa fund tė ftuarish, pėr tė cilėt ajo nuk ka dėgjuar kurrė. Ajo madje duhet t’i njohė tė gjithė, kokė pėr kokė. Mė nė fund e ka njė datė edhe dasma e pinjolles sė Clintonve. Chelsea Clinton, vajza e vetme e ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe Sekretares sė Shtetit, Hillary Clinton, do tė martohet mė 31 korrik nė Nju Jork me tė fejuarin bankier, Marc Mezvinsky, miku i saj i fėmijėrisė dhe djali i dy ish-parlamentarėve demokratė, miq tė familjes. Sipas “New York Magazine”, evenimenti rrezikon tė kthehet nė njė makth diplomatik dhe organizativ. “Lista e tė ftuarve parashikon 400 vetė. Njė numėr i pamjaftueshėm pėr tė pėrfshirė qoftė edhe vetėm ata qė kanė fjetur nė “Lincoln Bedroom”, gjatė presidencės Clinton”, shkruhet nė New York Magazine. Duket se jashtė liste do tė mbeten sponsorėt e Bill dhe Hillary, pėr tė mos folur pastaj pėr stafin e Departamentit tė Shtetit dhe tė Fondacionit “Clinton”, funksionarė tė administratave Clinton e Obama, apo trupa diplomatike.
Mėsohet se Chelsea ka vendosur njė rregull tė hekurt sa i pėrket ceremonisė: duhet tė njohė personalisht ēdo tė ftuar. Deri nė momentin e fundit do tė mbahet sekret vendi ku do tė zhvillohet dasma. “Organizatori i dasmės do t’ia komunikojė vendin e festės, personalisht ēdo tė ftuari, vetėm njė javė pėrpara dasmės”, bėjnė me dije burime pranė dasmorėve. “New York Magazine” citon burime jo zyrtare, sipas tė cilave dasma mendohej tė zhvillohej nė muajin gusht nė Martha’s Vineyard, njė ishull nė Massachusetts, ku Clinton dhe Barack Obama shpeshherė kanė kaluar pushimet e tyre. Por me shumė gjasa dasma mund tė zhvillohet nė Westchester apo nė kontenė e Dutchess, nė pronėn e njė mbėshtetėsi tė pasur tė Clintonve. Nė datėn 29 qershor Clintonėt do tė organizojnė njė festė nė Washington pėr miq dhe tė afėrm. Organizator i banketit ėshtė Bryan Rafanelli, njė njeri i besuar i Hillary Clinton.
E vetmja “njollė” e festės mund tė jetė mungesa e vjehrrit tė ardhshėm Ed Mezvinsky, ish anėtari demokratik i Kongresit dhe e vjehrrės, Marjorie, qė tetė vjet mė parė, nė vitin 2002 u shpallėn fajtorė pėr njė mashtrim financiar prej 10 milionė dollarėsh. Pasi kreu 5 vjet heqje lirie nė njė burg federal, u lirua nė prill tė vitit 2008 dhe u detyrohet edhe 9,4 milionė dollarė, viktimave tė veta. Prania e tij nė dasmė, vetėm sa do tė tėrhiqte vėmendjen e paparacėve dhe do tė bėhej burim thashethemesh.