Anzhelin Zholi nė sytė e psikologut

“Anzhelina ka synime dhe ambicie shumė tė qarta, por sapo ka arritur atė qė dėshiron, ajo e humbet interesin. Shumė personalitete do tė kishin dy fėmijė dhe njė martesė, ndoshta edhe dy, por jo ajo. Ky lloj modeli vjen si rezultat i njė fėmijėrie tė paqėndrueshme, ku asgjė s’ėshtė e sigurt dhe shpesh njeriu ndihet i braktisur apo i tradhėtuar. Pra, edhe kur ke atė qė dėshiron, do ta vėsh nė provė deri nė pikėn e shkatėrrimit. Kur ia del mbanė, njeriu shikon se asgjė nuk ėshtė mė e sigurt dhe mė pas e beson kėtė edhe me mė shumė forcė. Anzhelina kėrkon qė partnerėt e saj t’i japin qėndrueshmėri, kėshtu ata duhet tė jenė shumė tė dashuruar me tė, shumė tė famshėm dhe tė suksesshėm nė jetėn e tyre. Kėshilla ime pėr Anzhelinėn ėshtė: mbizotėroji nevojat e tua, ji mė e sigurt nė jetė dhe nėnshtroju njė terapie tė fortė”, thotė psikologia.
“As Brad, as unė nuk kemi pohuar se tė jetosh sė bashku do tė thotė tė jesh i lidhur me vargonj me njėri-tjetrin. Ne sigurohemi qė kurrė tė mos e kufizojmė tjetrin”, deklaron ajo.
Anzhelin Zholi ishte tepėr entuziaste teksa fliste nė telefon me njė mikeshė. “Ajo po mė tregonte se po planifikonte njė udhėtim humanitar nė Haiti dhe se nuk kishte pėrjashtuar mundėsinė e birėsimit tė njė fėmije jetim nga ai vend”, kujton shoqja e saj. “Ajo tha se kishte menduar pėr birėsimin e njė fėmije tjetėr, por tėrmeti qė ndodhi i erdhi si njė mesazh”.
Biseda spikat gjithashtu edhe pėr diēka tjetėr: ajo pėrmbante pak mė shumė se njė referencė kalimtare pėr Brad Pit-in, partner i saj prej 5 vjetėsh dhe babai i familjes sė saj si ‘ylber’ me tre fėmijė tė birėsuar, Maddox, tetė vjeē, Pax, gjashtė dhe Zahara, pesė vjeē dhe tre fėmijė biologjikė, Shiloh, tre vjeēe e gjithashtu binjakėt njė vjeē, Knox dhe Vivienne. Brad e kishte bėrė tė ditur nė tė shkuarėn se mendonte qė njė fėmijė i shtatė do ta vinte Anzholinėn nėn njė presion shumė tė madh, por me sa duket Anzhelina ka kohė qė synon t`i futet kėsaj pune pavarėsisht nga tė tėra. “Po e vendosi tė bėjė diēka, ajo do ta realizojė me ēdo kusht”, thotė njė mike e saj. “Mjerė ai qė guxon t`i imponojė idetė e tij apo tė saj. Nė fakt, do tė ēuditesha nėse ajo s`do tė kishte edhe njė fėmijė tjetėr nga fundi i vitit. “Keni pėr ta parė”.
Sigurisht, kjo nuk ėshtė pikėpyetja e vetme qė qėndron mbi Anzhelinėn, 34 vjeēare. Javėt e fundit lidhja e saj me Brad ka qenė nėn njė shqyrtim tė thellė, duke u pėrfolur se ēifti po shkon drejt ndarjes. Ndėrkohė, njerėzit e brendshėm flasin pėr njė sėrė valėsh tensioni tė lartė pas skenave, ndėrsa zėra tė tjerė sugjerojnė se 46 vjeēari, Brad Pit ėshtė kthyer tek e ish e shoqja Xhenifer Aniston pėr pak qetėsi emocionale.
Kur pėr herė tė parė, pas “Mr&Mrs Smith” dolėn zėrat rreth lidhjes sė tyre, menjėherė ajo mohoi se ishte ajo prishėsja e martesės, por se kishte qenė veēse njė mbėshtetje pėr Brad, njė shpatull, ku tė vendoste kokėn deri nė momentin kur ai dhe Xhenifer u ndanė mė 2005-nė.
“Unė nuk do tė flija kurrė me njė burrė tė martuar. Kam mjaft dashnorė, kėshtu qė sigurisht nuk kam nevojė pėr Brad”, do tė thoshte Anzhelina atėherė.
Brenda pak muajve, doli lajmi pėr pushimet e tyre erotike nė Kenia dhe pas kėsaj bashkimi i tyre tashmė ishte bėrė njė shou ndėrkombėtar, duke qenė nė plan tė parė nė vėmendjen e njerėzve, sidomos me zgjerimin e vazhdueshėm tė familjes.
Disa, gjithsesi, besojnė se pavarėsisht nga intensiteti i fillimit tė lidhjes sė dashurisė sė Anzhelinės me Brad, ngaherė ka qėndruar pyetja se kur kėsaj lidhje do t‘i vijė fundi. Sipas njė miku “Anzhelina ka njė nevojė thuajse patologjike qė ta ēojė lidhjen e saj nė ekstrem, kėshtu qė edhe kjo lidhje nuk ndryshon nga tė tjerat”.
Pra, pse duket ajo kaq e fiksuar qė tė shtypė butonin e vetėshkatėrrimit? Me sa duket ajo zbavitet duke bėrė tė kundėrtėn e asaj qė tė tjerėt presin. Mjaftojnė disa nga pohimet e saj mė fyese: “Kam pėrdorur ēdo drogė tė mundshme, kokainė, heroinė, ektazi, LSD”. “Jam njeriu qė ka shumė gjasa tė flejė me fanset e mija femra”.
Sipas miqve tė saj, pėrgjigja gjendet nė fėmijėri.
Babai i Anzhelinės, aktori i Hollivudit Xhon Voight, e braktisi nėnė e saj me emrin Marcheline, kur Anzhelina ishte vetėm njė foshnje, duke e lėnė Marchelinėn vetėm nė rritjen e fėmijėve, tė asaj dhe tė vėllait Xheims.
“Anzhi vuri re se nėna e saj ishte plotėsisht e manipuluar nga i ati, i cili vinte dhe shkonte sipas qejfit, thotė njė nga miqtė e saj. “Ato ishin kohė tė vėshtira dhe kjo e bėri tė vendosur me paramendim qė ajo tė mos kontrollohej nga asnjėri. Dhe, pėr kėte gjė ajo ėshtė e vendosur edhe sot e kėsaj dite”. Me sa duket paqėndrueshmėria emocionale e fėmijėrisė sė saj pati njė ndikim tė thellė. Ajo pat folur publikisht rreth tentativave pėr vetvrasje kur ishte fėmijė, ndėrsa nė vitin 2000 u shtrua nė njė spital psikiatrik nė Kaliforni pasi vuante nga depresioni. Me kalimin e viteve, tek ajo pati njė interesim pėr makabritetin.
Mė 1996, kur u martua me burrin e parė, aktorin britanik Xhoni Li Miller, Anzhelina pėrdori gjakun e vet pėr tė shkruar emrin e tij mbi kėmishėn e bardhė qė mbante veshur nė ceremoninė e dasmės. Katėr vjet mė vonė, kur u martua me burrin e dytė, Billi Bob Thornton, ajo mbante njė shishkė me gjakun e tij nė qafė dhe, mė vonė u fol pėr dashurinė e saj pėr thikat, kufomat dhe seksin sadomazokist. Sipas standarteve tė Hollivudit ky ishte material mjaft befasues pėr kėdo, sikurse edhe pėr deklarata e fundit e saj nė njė revistė gjermane. “Dyshoj nėse besnikėria ėshtė absolutisht kryesore nė njė lidhje”, tha ajo.

Pėrktheu: Donika Xhumari