Kur Helena e Francės kujdesej pėr Manastirin e Shėn Sergjit

Dr.Musa Ahmeti Dr. Etleva Lala

Manastiri i Shėn Sergjit dhe Bakut, i njohur nga populli edhe si kisha e ShnaPrendes, ėshtė njė ndėr manastirėt mė tė rėndėsishėm benediktinė nė Shqipėri dhe ndoshta ndėr tė parėt. Sė bashku me Shėn Kollin nė derdhje tė Bunės dhe me manastirin e shėn Mėrisė sė Rotecit afėr Tivarit, ai formonte trekėndėshin e famshėm benediktin me ndikim shumė tė madh nė Shqipėrinė Veriore.
Rėndėsia e kėtij manastiri mund tė zbulohet lehtė si nga dokumentacioni historik i shkruar ashtu edhe nga vetė mbetjet e manastirit si monument arkitektonik. Ai ėshtė konsideruar si kisha me e bukur monastike e stilit romaniko-gotik (W. Kamsi, 1984) nė Shqipėri: njė bazilikė (30x10m) me shtresa tė ndryshme prej gurėsh muri dhe tjegullash, e ndėrtuar nė tre nisha tė larta dhe tė ngushta, tė mbėshtetura mbi pilastra kuadrate, tė cilat pėrfundonin nė harqe me majė. Ēdo nishė mbyllej me njė aps; nisha e mesit ngrihej mbi dy nishat anėsore. Portali ishte ndėrtuar nė stilin romanesk me nje timpanon nė formė harku. Nė brendėsi dukeshin mure tė pikturuar dhe njė mozaik nė dysheme. Nė hyrjen kryesore vizitori mund tė dallonte dy mbishkrime latine, tė cilat flisnin pėr rindėrtimet zemėrgjera mbi truallin mė tė vjetėr, qė qenė ngritur me urdhėr tė mbretėreshės serbe Helena dhe mbretit Milutin nė vitet 1290-1293. Pėrsa i pėrket madhėsisė sė kishės sė manastirit, njė tė dhėnė interesante na e jep Marin Bici, i cili shkruan nė fillim tė shekullit tė 17-tė (1611) qė ajo duhet tė ketė ofruar rreth 3000 vende pėr besimtarėt (Zamputi, Relacione, I, 103). Sot nga gjithė ndėrtesa ka mbetur vetėm njė pjesė e murit jugor tė manastirit dhe njė gur i gjatė “nefsi jugor dhe njė pilastėr guri”, tė cilat megjithatė flasin akoma pėr madhėshtinė e dikurshme tė manastirit.
Manastiri i Shirgjit ndodhet nė bregun e majtė tė Bunės, 29 km larg nga gryka e Bunės, dhe rreth 9 km larg nga Shkodra. Nė njė rreze prej 20-30 km, afėrsisht e barabartė me njė marshim ditor nga Shkodra shtriheshin nė formė rrethore rreth Shkodrės edhe qytetet e vjetra si Lezha, Ulqini dhe Tivari dhe ngulime tė vogla qytetare si Baleci, Drishti, Shasi, Danja, Shurdhahu si dhe manastiri i Shėn Nikollės sė Bunės, por qė shumicėn prej tyre mund t’i arrije edhe mė shpejt prej Shirgji sesa prej Shkodre. Buna ėshtė e lundrueshme deri nė Shirgj, kėshtu qė kur anija pas Samishtit drejtohej pėr nė jug, kalonte Obotin dhe arrinte ndėrtesėn madhėshtore tė manastirit tė Shėn Sergjit dhe Bakut, qė nė shekullin e XIII-XV ishte njė nga sheshet mė tė rėndėsishme tregtare tė Ballkanit perėndimor (panairet). Buna qė ishte e lundrueshme edhe pėr anijet e mėdha, dhe pėr galerat deri nė portin Shirgjit, nuk pėrshkohej vetėm nga tregtarėt e largėt nga Dubrovniku dhe Venediku, por shėrbente edhe pėr qarkullimin rajonal, veēanėrisht pėr transportin e mallrave nga Ulqini dhe Tivari.
Pėrsa i pėrket themelimit tė manastirit tė Shėn Sergjit, mungesa e dokumentave tė shkruara qė i adresohen direkt aktit tė themelimit, na bėn qė tė operojmė fillimisht nė bazė tė hipotezave. Ėshtė pranuar tashmė gjerėsisht nga studiuesit se kulti i Shėn Sergjit dhe Bakut ėshtė pėrhapur rreth shekullit tė pesė-gjashtė, dhe qė kishat benediktine kushtuar kėtyre shenjtorėve janė mjaft tė hershme, kėshtu qė ky manastir duhet tė ketė ekzistuar shumė mė parė se viti 1100. Sipas M. Zeqos, ekzistenca e njė kolone prej graniti tė zi me origjinė nga Siria, kolona kėto tė pėrdorura nė bazilikat e shekullit VI nė Shqipėri, vėrteton qė ky monument ėshtė ngritur qė nė shekullin VI. (M. Zeqo. “Kisha e Shirgjit dhe varri i Helenės sė Francės”. Gazeta Shqiptare, 30 qershor 2000. fq. 12-13.) Pėrveē kėsaj edhe emri tjetėr me tė cilin njihet ky manastir “Shna Prena” (Shėn Premtja) tregon se para manastirit kushtuar shėn Sergjit dhe Bakut, duhet tė ketė ekzistuar njė tjetėr manastir me emrin e shėn Premtes. Duke mbajtur parasysh qė vendet e kultit tė krishterė ishin shpesh nė vazhdimėsi tė vendeve tė kultit pagan, ka shumė mundėsi qė Shėn Premtja (kėtė emėr shumė hagjiografė e lidhin me njė perėndi pagan para ardhjes sė krishtėrimit) ka ekzistuar menjėherė qė pas krishtėrimit tė vendit. Hipotezėn e ekzistencės sė njė manastiri paraegzistues, por kėtė radhė benediktin tė themeluar nga perandori Justinian nė shek. VI e japin edhe editorėt e Acta et Diplomata Res Albaniae Mediae Aetate (AA. I, 76).
Kulti i martirėve Sergius dhe Bacchus, ushtarė romakė nga koha e perandorit Maksimus tė cilėt u masakruan pėr shkak tė besimit tė tyre tė krishterė ne qytetin sirian Rozafa, ishte i pėrhapur jo vetėm nė Siri Arabi, Irak, Konstandinopojė, por edhe nė Peloponez, Maqedoni, Itali, Dalmaci dhe sigurisht edhe nė zonėn e Shkodrės nė shekullin VI. Edhe vetė emrin Rozafa tė kėshtjellės sė Shkodrės, Shuflai e lidh me legjendėn e Shėn Sergjit dhe Bakut. (Shuflay, f. 269). Nga burimet e shkruara tė dhėna pėr pėrhapjen e kėtij kulti nė trojet shqiptare, kemi nga bula e papės Aleksander II (1067), si dhe ajo e papės Klement III pėr ipeshkvinė e Tivarit qė vjen nga viti 1089 (AA. I: 63, 68: “1067… sic pro natalitiis quoque duodecim apostolorum, natali s. Georgii, et ss. Sergii et bachi et festivitate Omnium sanctorum atque natali tuo.” “1089 …” ). Nė kalendarin kishtar tė Shkodrės, sipas statutit tė Shkodrės, (Nadin, Statuti di Scutari, f. 103, 185) festa e Shėn Sergjit dhe Bakut (“lo di de Sancto Sergi, fin de Septembrio”), ishte njė ndėr festat kryesore qė festohej krahas Shėn Markut (25 prill, njėkohėsisht edhe dita e mbledhjes sė popullit), Shėn Pjetrit (29 qershor), Shėn Elias (20 korrik), Shėn Stefanit, Shėn Engjėllit e Shėn Ndreut.
Megjithatė, qė manastiri ka qenė funksional qė prej shekullit tė dymbėdhjetė, ky ėshtė njė fakt i pakontestueshėm dhe i dokumentuar. Dokumenti mė i hershėm qė e pėrmend manastirin e Shėn Sergjit dhe Bakut i takon vitit 1100 (AA. I, 93). Dokumenti tjetėr mė i afėrt i shkruar i takon datės 19 gusht 1166 dhe tregon pėr lidhjet e fuqishme qė kishte abati i kėtij manastiri me prelatėt e lartė tė Dalmacisė jugore. Nė kėtė datė ai merr pjesė nė shugurimin e altarit tė Shėn Trifonit nė Kotor. Krahas emrit tė abatit Pjetėr me shkrim dore ėshtė mbishkruar titullin, archimandrita, titull ky qė pėrdorej vetėm pėr superiorėt e manastirėve me rėndėsi tė veēantė. Megjithatė, pėrderisa titulli archimadrinda ėshtė shkruar me dorė mbi titullin abat, gjė qė tė lė tė kuptosh qė ky mbishkrim ėshtė vėnė mė vonė, mund tė supozojmė qė rėndėsia e veēantė i ėshtė atashuar pas vitit 1166 kėtij manastiri.
Mbretėresha
frėnge, Helena
Nuk ishte vetėm pozicioni gjeografik, ai qė e bėri Shirgjin qė tė marrė njė rėndėsi tė veēantė si port lumor pėr Shkodrėn si dhe si pikėnisje pėr rrugėt e karvanėve pėr nė brendėsi tė vendit, por edhe vėmendja e Helenės sė Francės, gruas sė mbretit serb Uroshit I, qė e drejtoi vemendjen e saj dhe tė pasardhėsve tė saj tek ky manastir.
Dokumenti i parė qė e lidh emrin e Helenės me kėtė monument ėshtė ai i 23 gushtit 1280, por mė tepėr nė lidhje me vėmendjen e veēantė tė mbretėreshės qė gėzonte ky manastir flasin mė sė miri dy mbishkrimet e gjetura nė kėtė manastir. Njėri prej tyre, ai qė gjendet edhe sot e kėsaj dite nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė, dhe qė ka qenė nė fasadėn ballore tė kishės, shkruhet: “Kujto o Zot Helenėn, Mbretėreshėn e Sėrbisė, Dioklesė, Shqipėrisė, Humit dhe krahinės detare, e cila bashkė me bijtė e vet, Uroshin, dhe Stefanin, e ndėrtoi pėrsėri kėtė kishė pėr nder tė martirėve tė bekuar Sergit dhe Bakut dhe e kreu plotėsisht nė vitin e Zotit 1290. (MEMENTO DOMINE FAMULE TUE HELENE RE-/GINE SERVIE, DYOCLIE, ALBANIE, CHILMIE,/ DALMACIE ET MARITIME REGIONIS QUE/ UNA CUM FILIIS SUIS REGIBUS UROSIO ET STE-/PHANO EDIFICAVIT DE NOVO ISTAM ECCLESIAM/ AD HONOREM BEATORUM MARTIRUM SERGII ET/ BACHI ET AD FINE (sic!) USQUE/ CO[M] PLEVIT ANNO DOMINI M.CC.LXXXX). Studiuesi M. Zeqo, madje pohon se duke u nisur nga formula e fillimit tė mbishkrimit nė latinisht “Momento Domine tue Helene,” e cila ėshtė formulė tipike e njė monumenti mbivarror, varri i Helenės duhet tė ketė qenė pikėrisht nė kėtė manastir. Megjithatė kjo hipotezė duhet rishikuar, sepse sipas dokumentave dhe biografėve tė Helenės, ajo ishte akoma gjallė nė vitin 1290.