Nė muajin qershor ėshtė shėnuar rritje e numrit tė sulmeve tė sigurisė qė lidhen me softuerin dashakeq (malware), si dhe ėshtė vėrejtur kthimi i krimbit kompjuterik Conficker.
Sipas tė dhėnave tė cilat i ka publikuar kompania Sunbelt, nė qershor ėshtė shėnuar rritje e sulmeve kompjuterike nė mesin e tė cilave theksohen programet pėr vjedhjen e tė dhėnave dhe kthimi i dėmbėrėsit tė vjetėr krimbit Conficker.
I pari nė listėn e programeve dashakeqe tė cilin kompania Sunbelt e ka regjistruar tek pėrdoruesit e zgjidhjeve tė saj tė sigurisė (VIPRE Antivirus i CounterSpy antispyware) ėshtė kali trojan "Trojan.Win32.Generic!BT" i cili shfaqet nė qindra variante tė ndryshme. Nė vendin e dytė ėshtė "Trojan-Spy.Win32.Zbot.gen" i cili nė atė pozitė ka ardhur nga i pesti gjatė muajit maj.
Ani pse kuajt trojan dominojnė listėn, Sunbelt thekson se ėshtė rritur numri i zbulimeve tė sulmeve qė lidhen me Conficker. Po ashtu ėshtė vėrejtur njė numėr mė i madh i zbulimeve tė softuerėve dashakeq qė lidhen me dosjet multimediale, qė koincidon me fillimin e kampionatit botėror nė futboll.
Mos Harroni Te Perditesoni Anti-Virusin Tuaj.