Pas paraqitjes nė treg tė Google Nexus One ishte shumė e logjikshme nga tė gjithė qė tė pritet njė Nexus Two, Nexus Three, e kėshtu me radhė, pasi qė shumica e prodhuesve bėjnė njė gjė tė tillė.
Megjithatė, tė gjitha mendimet tona optimiste duket se nuk kanė ndalur Google qė tė largohet nga biznesi i vėrtetė i krijimit tė celularėve. Eric Schmidt, shefi ekzekutiv i Google ka theksuar nė njė intervistė pėr The Telegraph se Nexus One do tė mbetet i vetmi celularė Android i brenduar nag Google, dhe se Google nuk ėshtė duke shikuar mundėsitė pėr njė Nexus Two.
Nexus One ėshtė aq i sukseshėm dhe aq i mirė nė tė tashmen, sa qė nuk ka plane pėr njė version tjetėr nė tė ardhmen e afėrt tha Eric Schmidt. Duket se me kėtė deklarata Google po tingėllon e kėnaqur me shitjen, por rezultate zyrtare ende nuk ka.
Nexus One qė u paraqit nga Google mė herėt gjatė kėtij viti, ka dėshtuar tė arrij njė rezultat tė mirė nė treg (disa madje e quajnė edhe dėshtim), dhe kjo mund tė jetė njė prej arsyeve pse Google ka marrė vendim tė mos shikojė mė pėr versione tjera tė pajsijet dhe ta lė punėn e krijimit tė celularėve tek ata prodhues qė e bėjnė kėtė mė sė miri si HTC, Motorola, Apple, etj.
Lajmi qė u bė i ditur sot largon tė gjitha dyshimet paraprake rreth mundėsisė se Google ėshtė duke planifikuar njė Nexus Two, qė do tė ketė tastierė rrėshqitėse dhe mė shumė veēori pėr pėrdoruesit, por kėto planet duket se vėrtetė kanė qenė vetėm thashetheme.
Nė intervistė gjithashtu u diskutuan edhe planet pėr ChromeOS dhe pėr Android 3.0, qė do tė paraqiten mė vonė gjatė kėtij viti.
Sa i pėrket tė tashmes, Nexus One ėshtė i vetmi celularė Android qė pėrkahė zyrtarisht Froyo 2.2 qė ka njė mori veēorish tė reja, pėrmirėsime tė shumta dhe madje edhe pėkrahje natyrale tė Flash 10.1.
Pėr tė gjithė adhuruesit e Android, lajmi i mirė ėshtė se sistemi operativ po funksionon pėr mrekulli dhe se ka shumė pajisje interesante me bazė nė kėtė sistem operativ qė do tė paraqiten mė vonė gjatė kėtij viti, kėshtu qė Nexus Two nuk do tė jetė mungesė.