Receta Gatimi

Temperatura e lartė, udhėzimet pėr prindėrit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14

    Temperatura e lartė, udhėzimet pėr prindėrit

    Temperatura e lartė, udhėzimet pėr prindėrit

    Nė pėrgjithėsi, fėmijėt e pėrballojnė mirė temperaturėn. “Jo ilaēe nėn 38.5 gradė Celsius”, kėshillojnė mjekėt. Jepuni tė pijnė shumė lėngje dhe mbulojini lehtė. Evitoni sa tė mundni gjilpėrat
    Ja se ēfarė rekomandojnė pediatrit
    Mendimi i parė qė tė kalon ndėrmend teksa sheh qė fėmija ka temperaturė, ėshtė ai pėr ta veshur, pėr t’i dhėnė qetėsues pėr uljen e temperaturės, apo pėr t’i dhėnė ushqim. Tė gjitha mė se tė gabuara, sepse temperatura ėshtė instrumenti i mbrojtjes sė organizmit kundėr viruseve dhe baktereve tė dėmshme qė shėrben pėr tė interferuar me veprimin e tyre. Me pak fjalė ėshtė njė fenomen pozitiv, qė nuk duhet luftuar pėrtej njė limiti tė caktuar. Por kjo nuk ndodh me pjesėn mė tė madhe tė prindėrve sot, tė cilėt sapo e shohin fėmijėn tė digjet, alarmohen duke u pėrpjekur tė gjejnė tė gjitha mjetet e mundshme pėr tė qetėsuar situatėn. Ja se ēfarė sugjerojnė pediatrit italianė nė njė studim tė gjatė e tė detajuar tė publikuar nė revistėn tremujore “Conoscere per crescere”. Aty gjen plot kėshilla pėr t’i ndihmuar tė rriturit tė administrojnė me kujdes dhe nė mėnyrėn e duhur problemet e shėndetit me fėmijėt, nipėrit apo mbresat.

    Temperatura
    “Temperatura ėshtė njė nga shkaqet mė tė shpeshta qė i shtyn prindėrit tė konsultohen me njė pediatėr pėr shėndetin e fėmijės. Nuk ėshtė sėmundje, por kėrkon kurat e duhura, nė shumė raste edhe tė papritura”, shpjegon njė mjeke pediatre italiane. Tre nė dhjetė raste kur prindėrit kėrkojnė takim me mjekun, kanė tė bėjnė pikėrisht me temperaturėn. Kjo e fundit mund tė rritet dhe tė kapė vlera mė tė mėdha se norma e lejuar, pėr shkak tė veprimit tė mikroorganizmave (pėr shembull viruset e gripit), pėr shkak tė nxehtėsisė, sforcimeve fizike, ambienteve shumė tė nxehta, apo pijeve dhe ushqimeve tė ngrohta. Informacionet janė pėrmbledhur nė bazė tė literaturės shkencore dhe propozohen nė formė tė thjeshtė dhe tė kuptueshme nga tė gjithė. Para sė gjithash bėhet pėrkufizimi i temperaturės si “rritje e temperaturės sė trupit pėrtej limiteve normale qė mund tė shkojnė nga 36,5 nė 37,5 gradė Celsius, sipas organizmit tė njeriut”. Zakonisht temperatura mė e lartė ėshtė pasditeve.

    Matje korrekte
    Mėnyra mė e mirė pėr ta matur ėshtė me termometrin elektronik, i vendosur poshtė sqetullės pėr njė kohė jo mė shumė se 3 minuta. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė. Mė pak tė sakta janė matjet e tjera me termometėr nė gojė apo vesh. Fėmija qė ka temperaturė, duhet mbuluar lehtė, aq sa tė mjaftojė pėr tė qetėsuar ethet. Nėse e ndjen qė ka vapė, atėherė zbulojeni sėrish. Jo gjilpėrave, sidomos nėse temperatura nuk kalon 41,6, e sidomos kur kjo ndodh nė mėnyrė tė menjėhershme. Gjithmonė duhet tė mbajmė parasysh se fėmija duhet tė pijė shumė lėngje dhe tė hajė shumė pak nėse ka uri. Nė pėrgjithėsi, organizmi i tė vegjėlve e pėrballon mirė temperaturėn dhe pjesėn mė tė madhe tė rasteve ilaēet pėr ta ulur nuk janė shumė tė efektshme. Kjo shpesh i shtyn prindėrit qė ta zmadhojnė dozėn, duke u dhėnė atė tė gabuarėn. Pediatrit kėshillojnė se ilaēet jepen vetėm atėherė kur i vogli ka njė ndjesi sikleti dhe nuk ėshtė nė gjendje tė mirė. “Nėse fėmija i sėmurė ka shėndet tė mirė, nuk i duhen dhėnė ilaēe nėn
    38,5 gradė. Nėse vendosi ta shpini te mjeku, nuk duhet tė harroni t’i thoni detaje tė tjera tė rėndėsishme, si pėr shembull nėse i vogli ėshtė nė terapi me ilaēe tė tjera, apo nėse vuan nga tė tjera patologji”.

    Studimi te minjtė
    Temperaturė e lartė? Nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė njė e keqe pėr trupin. Ndoshta ėshtė mė mirė qė tė mos e ulėsh, nėse arrin tė durohet, sepse temperatura mbi normėn stimulon sistemin imunitar tė njohė dhe tė sulmojė me shpejtėsi mė tė madhe agjentėt infektivė. Kėshtu tregon njė studim (te minjtė), i publikuar nė revistėn "Nature Imunology". Nga studimi u pa se temperatura dyfishonte numrin e limfociteve qė kalonin mes linfonodeve (vendi ku limfocitet mė tė mira seleksionohen dhe shumėfishohen, pėr tė sulmuar viruset pėrmes qarkullimit tė gjakut). "Nuk ėshtė se u kėshillojmė njerėzve tė mos e ulin temperaturėn e lartė tė trupit, shpjegon Sharon Evans, qė ka udhėhequr studimin, por rezultatet tona tregojnė disa dyshime mbi avantazhet e uljes sė temperaturės. Nė fakt, kemi gjetur njė mekanizėm fiziologjik qė mund tė ngrejė ruajtjen imunologjike tė organizmit".

Eksperimenti

Ekspertėt kontrolluan efektin e temperaturės sė lartė te minjtė. Kėshtu, nė mėnyrė eksperimentale u shkaktuan atyre njė ngritje temperature, duke e ēuar nė 39,5 gradė Celsius, domethėnė 2,6 gradė mė shumė se normalja. Efekti ishte vėrtet interesant: bėheshin mė efikase dhe mė tė shpejta nė punėn e tyre seleksionuese dhe numri i limfociteve qė dėrgoheshin nė "front" dyfishohej. Kjo do tė thotė qė temperatura e bėn mė efikas sistemin e ruajtjes imunologjike tė organizmit, qė hyn shumė shpejt nė aksion dhe "vendos" nėn kontroll infeksionin. "Terapitė e bazuara mbi nxehtėsinė kanė njė histori antike, pėrfundon Edwards, megjithatė ky studim nuk do tė thotė qė temperatura e lartė nuk duhet mbajtur nėn kontroll, por mund tė shėrbejė si pikėnisje pėr terapitė e reja qė mund tė bazohen mbi nxehtėsinė pėr tė kuruar sėmundjet e ndryshme".

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Faleminderit jan keshilla te mira per prinderit

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Temperatura e Procesorit (CPU)
    Nga ReniX nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-07-2012, 11:41 PM
  2. Marredhenia juaj me prinderit?
    Nga smocking2 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-03-2011, 05:23 PM
  3. Temperatura e lartė dhe fėmijėt
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2009, 08:46 AM
  4. Itali, alarm per temperatura te larta
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 08:46 PM
  5. Si dhe pse tė pėrcillet temperatura e procesorit
    Nga Kliton nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-04-2009, 03:34 PM