Lėngjet e pemėve tė dobishme pėr fėmijėt

Nė takimin e kėtij viti tė biologjisė eksperimentale nė Kaliforni, ėshtė paraqitur edhe njė tjetėr hulumtim interesant. Rezultatet e kėtij studimi, tė realizuar nė Universitetin i Louisianas, tregojnė se konsumimi i lėngjeve qė pėrmbajnė 100% pemė, ėshtė i lidhur ngushtė me konsumimin mė tė mirė tė sasisė sė pėrgjithshme tė lėndėve ushqyese dhe ushqimin kualitativ tė fėmijėve dhe tinejxherėve. Nė bazė tė tė dhėnave tė grumbulluara, fėmijėt tė moshave ndėrmjet 2-5 vjeē, tė cilėt konsumojnė lėngje tė pemėve, marrin shumė mė tepėr vitaminė C, kalium dhe magnez, ndėrsa njėherit konsumojnė sasi mė tė vogėl tė sheqerit. Konsumimi i lėngjeve tė pemėve te fėmijėt e moshave ndėrmjet 6-12 vjeē, po ashtu ėshtė lidhur me konsumimin e sasive mė tė mėdha tė nutricientėve bazė, por edhe fibrave ushqyes. Te grupi i fėmijėve qė nuk konsumojnė lėngje tė pemėve, (tė moshave ndėrmjet 2-18 vjeē), ėshtė vėrejtur konsumim mė i vogėl i nutricientėve tė rekomanduar, nė veēanti tė vitaminės A, vitaminės C dhe folateve. Lėngjet e pemėve tė cilat pėrmbajnė 100% pemė luajnė rol tė rėndėsishėm nė ushqyerjen e fėmijėve dhe tinejxherėve, sepse sigurojnė nutricientė tė nevojshėm pėr rritje dhe zhvillim.