Mona Lisa


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6

Tema tė ngjashme

  1. Mona Lisa nė formatin gjigant
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-10-2009, 05:38 PM

  1. #1
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    4

    Mona Lisa

    Historik mbi portretin mė tė njohur nė botė, Zhakonda e da Vinēit. Nė frėngjisht njihet si La Joconde ; italisht - La Gioconda ; ndėrsa nė shumicėn e gjuhėve tė tjera tė botės njihet si Mona Lisa.


    .Lisa Gherardini Giocondo (Mona Lisa) lindi ne 1479 dhe mendohet te kete qene rreth 24 vjec ne kohen kur Leonardo pikturoi portretin e saj.

    .Ne 1495 ( 16 vjec) Lisa u martua me Francesco Di Bartolomeo Di Zanobi del Giocondo, i cili kish pas qene i martuar dy here (grate kishin vdekur) dhe ishte 19 vjec me i madh se Lisa. Duke qene i pasur, egziston besimi se ai ka paguar da Vincin per ti bere portretin e gruas se tij (ky portret nuk u be ndonjehere pjese e koleksionit te tij (Francescos)).

    .Da Vinci ka perdorur efektin e "sfumatos" per te pikturuar portretin e Mona Lises, kjo per te shmangur vijat dhe per te krijuar nje efekt atmosferik.

    .Ne 1530 piktura i kaloi mbretit te Frances, Francis I , i cili pagoi gati $105,000. Ne ate kohe piktura mund te admirohej vetem nga klasa e larte qe kishte hyrje ne pallatin mbreteror.

    .Ne 1625 fama e piktures kishte marre dhene, ne ate kohe Duka e Buckingham po mundohej ta blinte kete pikture per Angline.

    .Ne 1650 piktura u leviz ne "Louvre" , shtepi mbreterore ne ate kohe (sot muze).

    .Gjate viteve 1700 piktura u mbrojt ne banimet private te mbretit. Ne 1800 u vendos ne dhomen e gjumit te Napoleonit, ne Tuileres, deri ne 1804, kohe ne te cilen u zhvendos ne Galerine e Madhe te Muzeut Louvre.

    .Ne kohen kur piktura u be publike, jo vetem shume piktore e admiruan dhe filluam te punonin mbi kopjet e saj por dhe masat i dhane nje vleresim shume te larte. Nga mesi i viteve 1800 kjo pikture ishte kthyer ne nje legjende.

    .Ne 1911 Mona Lisen e vodhen nga muzeu. Ne kete kohe ajo u publikua ne gazeta, piktura madje dhe kartona per femije.
    .Pablo Picasso ishte nje nga njerzit qe u moren ne pyetje ne kete kohe. Ai kishte blere me pare disa skulptura gurri nga nje burre i quajtur Pieret (skulptura te cilat ishin vjedhur nga po i njejti muze), rrjedhimisht Picasso mendonte se Mona Lisa ishte vjedhur nga i njejti njeri.

    .Ne 1939 kur ne France filloi Lufta e Dyte Boterore, muzeu Louvre evakuoi punimet me te shtrenjta dhe te rendesishme (ketu dhe Mona Lisa), ne nje vend larg Parisit.
    .Per te treguar se keto punime ishin akoma ne gjendje te mire, njerzit qe u moren me mirembajtjen e tyre perdornin kodin "la Joconde a le sourire" (Zhakonda eshte duke qeshur).

    .Ne 1963 Mona Lisa u paraqit ne nje Galeri Nacionale ne SHBA ku gati 1 ½ milion njerez qendruan ne rradhe per ta pare. Po ne kete vit Salvador Dali shkroi nje artikull per Art News (Lajme Arti) ku diskutonte teorite e tij mbi efektet provokuese te kesaj pikture. Ku artikull u publikua perseri ne 1992 (faqja 166).

    .Mona Lisa u paraqit ne Japoni ne pranvere te vitit 1974, ne muzeun Nacional te Tokios. Piktura terhoqi gati 1.5 milion vizitore, duke arritur nje rekord per vezhgues pikturash ne Japoni (rekordi nuk eshte thyer akoma). Xhami me tre shtresa i cili mbron Mona Lisen ishte dhurate e Japonezeve pas kesaj "vizite te piktures" ne Japoni.

    .Ne 1982/1983 artisti japonez Tadahiko Ogawa krijoi nje kopje te Mona Lises te perbere nga 63 feta buke, te thekur. Origjinali i kopjes* ekspozohet ne Mexico City ndersa ne Orlando, Fl (SHBA) eshte nje tjeter kopje e krikuar nga Ogawa por duke perdorur "material/ushqim" tjeter.
    Ky ishte krijimi i tij i pare. Ne koleksionin e tij bejne pjese dhe "Gostia e Fundit" e da Vincit si dhe "Lindja e Venusit" nga Botticelli.


    .Kopja me permasa me te vogla te kesaj pikture eshte krijuar nga Yves Gerard ( 9x13 milimetra) nga Luxemburgu, dhe ndodhet sot ne Muzeum e Miniaturave ne Drome, Fronce.

    .Eric Harshbarger krijoi nje mozaik te titulluar "Mona Lego" (pasi perdori LEGO te zeza, blu, jeshile, te kuqe, te bardha dhe te verdha). Per kete projekt ju deshen rreth 2000 LEGO. Permasat e mozaikut jane 6 kembe e gjere dhe 8 kembe e larte.
    .Artisti bashkekohor Karen Eland krijoi Mona Lisen duke perdorur kafe (qe pijme) si ngjyre dhe e titulloi krijimin "Mona Latte" .

    .Monalisa eshte perdorur si karakter ne kartona per femije si Breshkat Ninja ( Ninja Turtles) ; u perdor si sfond per lojrat e reja te Star Trek si dhe njerzit krijuan nje lule te quajtur Mona Lisa e cila zgjatet gati 2 kembe nga toka dhe perbehet nga tone te ndryshme te rozes.

    .Ne 1990, artistja franceze Orlan ka filluar serine e gjashte operacioneve plastike ne menyre qe te duket si nje "krijim kompjuterik", i cili u formua nga bashkimi i fotove te Mona Lizes, Psyche (e Gerome) si dhe "Lindja e Venusit"(Botticelli). Deri tani aktorez i kane dhene ballin e Mona Lizes, hunden e Psyche dhe mjekren e Venusit.

    .Ne 2000 ne Japoni u hap ekspozita " Les 100 Sourires de Monna Lisa" ( 100 te qeshurat e Mona Lises), ku moren pjese punime te artisteve te cilin kishin kopjuar apo kishin rrikrijuar "Mona Lisen" pergjate 5 shekujve te shkuar.

    .Egziston gjithashtu nje teori e cila trajton idene se Xhakonda mund te jete nje vete-portret i da Vincit.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    13,822
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    48
    Reputacioni
    25
    Ja dhe portreti per me te vegjelit


  3. #3
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,660
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    6
    )))) ...mfal cdo t thuash me kte Ja dhe portreti per me te vegjelit ???

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e mistir
    Anėtarėsimi
    Mar 2008
    Postime
    90
    Reputacioni
    7
    Shume faleminderit Ardona. Nje teme shume interesante!!

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    13,822
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    48
    Reputacioni
    25
    Nuk e di pse e kam thene Ulkina!

  6. #6
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,660
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    6

    ahhh ok

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mona Lisa nė formatin gjigant
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-10-2009, 05:38 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas