Lodhja e pranverės, si duhet ta mposhtim


Ardhja e pranverės pėr shumė persona shoqėrohet me apati, lodhje, dobėsi e pėrgjithshme trupore, mungesė oreksi etj. Simptoma kėto qė nė popull i atribuohen tė ashtuquajturės “periudhė e ndėrrimit tė gjakut”. Me poshtė ju do tė njiheni se cilat janė shkaqet nė tė vėrtetė, si mund tė trajtohen dhe parandalohen kėto probleme. Periudha e ndėrrimit tė stinėve dhe ardhjes sė pranverės nė popull njihet si periudha e ndėrrimit tė gjakut. Por sipas mjekėve, ky ėshtė njė pėrkufizim krejtėsisht i gabuar. Nuk ėshtė e vėrtetė qė ndėrrohet gjaku, pasi ai nuk mund t’i nėnshtrohet njė procesi tė tillė. Gjaku prodhohet nga rruazat e gjakut, tė cilat rrojnė mesatarisht 100 ditė. Ato nuk lindin nė tė njėjtėn ditė, ose mė saktė nuk prodhohen tė gjitha vetėm nė dimėr, qė tė vdesin tė gjitha nė pranverė. Ato ndėrrohen vazhdimisht, nė mėnyrė qė tė mos krijohen probleme nė organizėm nga mungesa e tyre.
Ciklet stinore
Ciklet stinore ndikojnė nė organizmin e njeriut. Kjo tashmė ėshtė pėrcaktuar edhe nga studime tė ndryshme, tė cilat kanė arritur tė vėrtetojnė se ciklet stinore ndikojnė nė ritmin biologjik tė gjithsecilit prej nesh, duke e detyruar organizmin tė pėrshtatet me ndryshimet klimaterike. Kalimi nga dimri nė pranverė shoqėrohet me rritje tė temperaturave dhe tė orėve me dritė dhe me njė mėnyrė ushqyerjeje ndryshe, gjė qė mund tė jenė shkaku i luhatjeve tė metabolizmit dhe tė shfaqjes sė stresit fizik. Pėrveē kėsaj, organizmit i duhet kohė pėr t’u ambientuar me ritmet e reja: nėse nė dimėr dita zakonisht nis nė orėn 08:00 dhe mbaron nė 19:00, nė pranverė mund tė zgjasė deri nė orėn 21:00 tė mbrėmjes. Nė kėtė periudhė njerėzit shpesh ankohen pėr dhimbje trupi, dobėsi, apati, mungesė pėrqendrimi etj.
Shkaktarėt e problemeve
Ardhja e pranverės shoqėrohet me njė rritje pak a shumė graduale tė temperaturave qė e detyrojnė organizmin, ende tė pamėsuar, t’i nėnshtrohet njė pune tė madhe nė tentativė pėr tė ulur me shpejtėsi nxehtėsinė qė prodhohet nga ēdo lloj aktiviteti fizik. Stresi fizik qė prek nė kėtė periudhė njė numėr tė konsiderueshėm personash shpjegohet pikėrisht me ketė nevojė tė organizmit pėr tė pėrmirėsuar termorregullatorin, nė mėnyrė qė tė arrijė tė pėrballojė mė mirė luhatjet e temperaturave, tipike pėr ndėrrimin e stinėve. Nė kalimin nga dimri nė pranverė, fiziku do kohė tė mėsohet me ritmet e punės qė detyrohen nga shtimi i orėve me diell, duke shkaktuar stres dhe lodhje. Pėrveē kėsaj, me ndėrrimin e stinėve ndryshon dhe mėnyra e ushqyerjes, qė kalon nga njė regjim ushqimor nė pėrgjithėsi i pasur me yndyra dhe ushqime kalorike, nė njė tjetėr tė bazuar kryesisht nė fruta, perime dhe ujė. Shpeshherė temperaturat mė tė larta mund tė jenė shkaktare tė humbjes sė oreksit dhe ndjesisė sė dobėsisė. Kėto janė arsyet qė shpesh nė ndėrrimin e stinėve, sidomos pas daljes nga stina e dimrit pėr shkak tė njė ushqimi tė njėtrajtshėm, shfaqet deficit vitaminash, qė ėshtė njė sėmundje qė shfaqet me asteni (dobėsi tė pėrgjithshme trupore, dhimbje muskujsh), diarre, dermatit nga dielli dhe demencė (plogėshti, probleme me pėrqendrimin, kujtesėn etj).
Patologjitė “pranverore”
Po tė pyesėsh njė fėmijė se cila ėshtė stina qė i pėlqen mė shumė, pa dyshim me njė pėrgjigje tė shpejtė, instinktive, do tė pėrgjigjet: pranvera. Por shumė pak e dinė se bashkė me “rizgjimin e natyrės” vijnė dhe patologjitė e stinės qė mbajnė po kėtė emėr. Dy janė ato mė shqetėsueset: sindroma pranverore dhe pagjumėsia pranverore. Te dyja shqetėsojnė, megjithėse nė drejtime tė ndryshme nga njėra-tjetra. Bėhet fjalė pėr njė tėrėsi simptomash qė variojnė nga njė lodhje e thjeshtė fizike deri nė njė gjendje serioze qė mund tė prekė trupin dhe mendjen. Ėshtė karakteristikė e pranverės. Sipas statistikave, prek 70 pėr qind tė grave, pėrkundrejt vetėm 30 pėr qind tė meshkujve. Kjo sindromė mund tė jetė pasojė e dritės sė diellit, e cila “rizgjon” gjėndrat endokrine tė organizmit, duke rritur aktivitetin e tyre. Kėshtu, trupi shpenzon mė shumė energji pėr t’u pėrshtatur dhe pėr pasojė lodhet mė shumė. Gjithashtu, mund tė varet nga akumulimi me tepri i toksinave gjatė stinės sė dimrit. Kjo bėn qė tė ulet puna e mėlēisė, veshkave dhe zorrėve, tė cilat janė dhe organet qė “kanė pėr detyrė” pastrimin e organizmit. Puna e kėtyre organeve ndikohet dhe nga stresi, njė mėnyrė e gabuar e tė ushqyerit, si dhe nga njė stil jete sedentare. Pėrpara se tė nxitoni tė merrni ndonjė ilaē, ēdo simptomė duhet t’i nėnshtrohet vlerėsimit tė njė specialisti. Pėr tė rimarrė forcat duhet bėrė njė kurė detoksifikuese dhe pastruese, duke u ushqyer nė mėnyrė tė shėndetshme dhe tė ekuilibruar, si dhe duke pėrmirėsuar cilėsinė e mėnyrės sė jetesės. Por nėse lodhja dhe ndjesia e tė qenit keq zgjasin nė kohė, duhet t’i drejtoheni njė mjeku. Sepse pas secilės prej kėtyre simptomave mund tė shihet njė sėmundje organike (si pėr shembull, njė anemi) ose ērregullime me origjinė psikologjike.
Pagjumėsia pranverore
Bashkė me kohėn e bukur dhe ardhjen e dallėndysheve nuk vonojnė dhe netėt e bardha. Ėshtė pikėrisht pėr shkak tė ndryshimit tė stinės dhe me ndryshimin e ndriēimit qė shpesh tortura e pamundėsisė pėr tė mos fjetur dot bėhet mė shqetėsuese. Fatmirėsisht kėtu tek ne, si tek tė gjitha vendet me klimė mesdhetare, problemi zgjidhet brenda pak ditėsh dhe vazhdon tė godasė vetėm ata qė janė tė prekur nga shqetėsimet e gjumit. Megjithėse jemi nė fillim tė pranverės, e cila ende nė kėtė fillim mars ndihet e pasigurt nėse duhet tė vijė, dėgjon shumė njerėz tė ankohen pėr gjumin jo tė qetė, edhe pse pjesa mė e prekur janė tė moshuarit dhe gratė nė menopauzė. Po kėshtu nga bisedat e shumta del se janė shumė tė paktė, deri nė shpėrfillje, ata qė mendojnė t’i drejtohen njė specialisti. Njė nga arsyet ėshtė frika e krijimit tė varėsisė ndaj qetėsuesve. Nė fakt, pagjumėsia duhet konsideruar si njė sėmundje e vėrtetė prej sė cilės tė shėrohesh. Nga ana tjetėr, kush fle pak dhe keq ka probleme me pėrqendrimin dhe efikasitetin nė punė gjatė ditės. Statistikat tregojnė qė ka gjasa tė sėmuren dhe mė shpejt. Kjo pasi kortizoni, i cili ėshtė hormoni qė mbron organizmin tonė, prodhohet mė shumė gjatė gjumit tė thellė.

Simptomat
Ndjesi e pėrgjithshme e tė ndjerit keq
Lodhje e tepruar
Sfilitje fizike dhe mendore
Nervozizėm dhe irritim
Probleme me tretjen
Pagjumėsi
Depresion
Alergji

Regjimi ushqimor
Qė tė parandalohen dhe pėrballohen sėmundjet e pranverės nevojitet njė regjim ushqimor i balancuar dhe i pasur me karbohidrate, yndyra dhe proteina. Por, mbi tė gjitha, kėshillohet qė nė regjimin ditor tė gjithsecilit tė shtohen vitaminat dhe magnezi qė i falin energji organizmit dhe e bėjnė tė pėrballojė me mirė ndryshimet klimaterike. Kėshtu, pėr sa i pėrket proteinave rekomandohen ato bimore qė gjenden te fasulet, soja dhe thjerrat, ndėrsa ato shtazore te mishi i viēit dhe i derrit, por dhe te peshku. Ndėrsa pėr yndyrat mė tė mirat janė ato qė gjenden te vaji i ullirit, i misrit, i sojės dhe i lulediellit. Ndėrsa pėrsa u pėrket vitaminave, burimi mė i mirė i tyre janė perimet dhe frutat e freskėta tė stinės.

Ushqimet ku gjenden vitaminat aleate tė shėndetit
Vitamina B1
Drithėrat, mėlēia, mishi i derrit, fasulet, arrat, orizi, maja e birrės, soja.
Vitamina B2
Majaja e birrės, mėlēia, arrat, orizi, bizelet, fasulet, veza, qumėshti. Vitaminat e grupit B bėjnė tė mundur transformimin e ushqimeve nė energji dhe lejojnė trurin, nervat dhe muskujt tė funksionojnė rregullisht, pėrveēse ndihmojnė nė prodhimin e rruazave tė kuqe. Rol tjetėr i rėndėsishėm i kėtyre vitaminave ėshtė aktivizimi i enzimave qė mbėshtesin punėn e sistemit imunitar.
Vitamina C
Agrumet, specat e kuq, lulelakėr, qepet, spinaqi, kivi, frutat e pyllit. Mbron enėt e gjakut, pengon hemorragjitė e lėkurės e mukozave, ėshtė mjaft i mirė pėr tė mbrojtur nga virozat.
Vitamina A
Tė gjitha perimet me ngjyrė tė verdhė dhe portokalli si karotat, domatet, portokallet, banania, kunguj, patatet, hudhra. Lufton hipertensionin, mbron mushkėritė, ndihmon shikimin, pengon plakjen e qelizave dhe mbron lėkurėn dhe mukozat.