Zetabajt, njėsia mė e madhe matėse dixhitale
Madhėsia e “universit dixhital” do tė mbufatet aq shpejt kėtė vit sa njė njėsi e re matėse – zetabajt – ėshtė shpikur pėr ta matur atė.

Prodhimi dixhital total aktual i njerėzimit qėndron te 8,000,000 petabajtė – secili pėrfaqėson njė milion gigabajt – por kėtė vit pritet t’i kalojė 1.2 zetabajtėt. Njė zetabajt ėshtė e barabartė me njė milion petabajt, ose 1,000,000,000,000,000,000,000 bajtė individualė.

Madhėsia aktuale e pėrmbajtjes sė botės dixhitale ėshtė e barasvlershme me gjithė informacionin qė mund tė ruhet nė 75 miliardė iPad tė Apple, apo sasia qė do tė prodhohej nėse ēdokush nė botė do tė postonte mesazhe nė faqen e mikroditarit Twitter vazhdimisht pėr njė shekull.

Rritja e shpejtė e “universit dixhital” ėshtė shkaktuar nga shpėrthimi i rrjeteve shoqėrore, videot nė linjė, fotografia dixhitale dhe telefonat mobilė. Rreth 70 pėr qind e pėrmbajtjes dixhitale tė botės ėshtė prodhuar nga individėt, por ėshtė ruajtur nga kompanitė qė e ndajnė nė linjė si Flickr dhe YouTube.

Grafikėt e fundit u publikuan nė studimin vjetor tė prodhimit dixhital botėror nga IDC, firmė konsultuese teknologjie. Studimi i parė, i cili u krye nė 2007, pėrllogariti se universi dixhital ishte i barabartė me 161,000 petabajtė.

Adrian MacDonald, zėvendės president i EMC, firma TI qė sponsorizoi studimin, tha: “Ka pasur njė rritje vigane nė llojin e medias qė pėrbėn universin dixhital.

“Njė rritje kolosale nė videon dhe fotografinė dixhitale – nė tė shkuarėn njerėzit bėnin vetėm njė fotografi, tani ata nxjerrin 20 foto dhe nė vend tė ruajnė vetėm njėrėn, njerėzit i ruajnė tė njėzeta. Dhe ėshtė edhe fakti se numri i pajisjeve ku informacioni mund tė prodhohet dhe ruhet ėshtė rritur gjithashtu.” Si rezultat universi dixhital parashikohet tė zgjerohet me njė faktor 44 fish nė dekadėn e ardhshme, sipas studimit