Receta Gatimi

Udhetim ne token e ndaluar


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e kledii
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Postime
    34
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Udhetim ne token e ndaluar

    Mengjesi i asaj dite me gjeti gjysme te zgjuar.Nga dritarja ime pashe qe qielli kishte mare nje ngjyre te kuqerremte dhe dielli po lindte.Mua gjithmone me ka pelqyer kjo pamje sepse i kam adhuruar lindjet...
    Koken e kisha pak te renduar sepse me mijera me silleshin neper koke, ishte nje dite qe e kisha pritur gjate tere jetes, apo te them me mire e kisha enderruar tere jeten. Me mijera here ju kisha lutur zotit qe te jem gjalle qe ta perjetoj kete moment.
    E ndjeja qe me vete kisha mijera sy te atyre qe vdiqen pa arritur te shohin token e ndaluar. Kishin vuajtur me vite te tera dhe vertete syte e tyre kishin ngelur andej, ishin larguar nga kjo bote pa plotesuar nje enderr shume njerezore, qe me shume se nje enderr ishte nje deshire, nje perpjekje per te qene i lumtur,ajo ishte kuptimi i jetes se tyre.
    Thelle ne shpirt ndjeva dhembje dhe njekohesisht nje ndjenje lumturie, sepse une kisha pasur fatin qe ata nuk arriten ta perjetonin. Mbylla syte dhe sikur doja te ju thoja: do te shkoj une per ju dhe do te mundohem qe te shijoj ate moment, te mare me vete edhe syte tuaj qe tani me jane vetem eshtra perreth.
    Autobusi nisi rrugetimin dhe une perpiqesha qe te qetesoj te dridhurat emocionale qe me kishin kapluar. Nuk e kisha paramenduar se pernjehere do te hyja aq thelle ne brendesine e shpirtit tim, e kuptoja vertete se pritja kishte zgjatur shume dhe se kjo pritje ishte nje motiv i mrekulleshem e njekohesisht tragjik, i mallengjyeshem; nje motiv qe me kishte bere te forte e me kishte falur dashuri per popullin tim.
    Gjithnje e me shume po i afroheshim kufirit dhe une sikur nuk mund te prisja me dhe me ne fund arritem. Nga larg verejta malet e larta me shkembinj majat e te cilave sikur preknin qiellin. Nje "mire se vini" ne gjuhen tone erdhi nga goja e policit qe mbante shqiponjen ne kapelen e tij. Sjelljet e doganiereve nuk ishin edhe aq te mira, por mua kjo nuk me bente pershtypje sepse ne ato momente une sikur nuk ekzistoja, sepse shikimi me kishte ngelur andej.
    Vura kemben matane dhe thitha ajrin e ndaluar, kjo ishte fjalia qe me sillej neper koke ne momentet kur kalova kufirin me te trashe qe mund te egiztonte. Kufirin qe kishte ndare fatet, zemrat, shpirterat. Kufirin qe kishte mare aq shume jete te pafajshme. Ne ato momente ne menyre instiktive ngrita koken nga qielli, ju falenderova zotit qe me kishte dhuruar kete cast. Vazhdova te ece ne kembe dhe perpara m'u shfaq: SHQIPERIA, toka e ndaluar.
    Rruga ishte me gropa, ne vendbanimin e pare me dolen pamje mjeruese dhe ne ato momente qava. Me dolen lote kur pashe njerez te vuajtur, vuajtjet e te cileve shfaqeshin ne rrobat dhe fytyrat e tyre. Une kisha pritur me shume lulet e Naimit dhe kete deshiroja te shihja, te shihja livadhe te pafundta, ujera te mrekullueshme. Nuk dija se cfare te ju thoja "mijera syve" qe me dukej se i kisha me vete, syve qe aq shume u thane por nuk arriten te shohin shpresen e tyre.
    Mora fuqi ne vete per te vazhduar dhe doja patjeter te merrija sa me shpejt ne Tirane, jo qe me bente pershtypje te isha patjeter ne kete qytet, por ngaqe doja te takoja njerez, ti ndjeja ata afer, te flisja...
    Ne Tirane zemra mu zbut, ne hyrje te saj pashe ndertesa, makina dhe veshtroja gjithcka me imtesi. Njerezit me flisnin me paragjykime, disa edhe me nencmim, por une aq shume i doja saqe isha ne gjendje t'ua kthej me dashuri edhe atehere kur me drejtoheshin me urrejtje. Dashuria ime per token meme ishte e thelle, ate nuk mund ta shkaterronin disa njerez, ate nuk mund ta shkaterronin rruget me gropa, as ushqimet jo te shijshme. Une e doja ate, ashtu sic ishte e varfer,e lodhur.. Per mua ajo ishte e mrekullueshme, ajo ishte madheshtore,e pakrahasueshme dhe nje ju thashe "mijera syve qe kishe me vete", Shqiperia mer fryme, ndoshta fryme te renduar, ajo renkon sepse e di se ne themelet e saja qendrojne edhe eshtrat tuaja.
    Ne mbremje prape u ula prane nje dritare dhe shihja perendimin e diellit dhe kisha vetem nje deshire: te zgjohem sa me shpejt per te shijuar te gjithe Shqiperine, te shihja rilindjen e saj dhe te puthja token e ndaluar.


    kjo qe do lexoni esht mase e vertete edhe e perjetuar nga nje person

  2. #2
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    shume e bukur...duken njerezit qe e duan me te vertete vendin e tyre, pavaresisht se si mund te jete ai, me rruge te mira apo te keqija, me germadha apo me ndertime luksoze, e varfer apo e pasur...mbetet gjithmone vendi yne dhe duhet ta vleresojme dhe ta duam per ate qe eshte...

  3. #3
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Shum bukur e paska pėrshkruar udhėtimin e parė nė shqipėri pėrsoni anonim
    Mė vjen mirė qė nuk ėshtė demoralizuar qė nėhapat e para tė hyrjes nė Shqipėri
    Si do qė tė jen kohėrat apo regjimet nė Shqipėri , shqipėtarėt dhe Shqipėria janė tė pa zėvėndėsueshėm pėr ne kudo qė tė ndodhemi , ashtu siē jan prindėrit pėr fėmijėn

  4. #4
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Shme e bukur dhe domethėnese.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Udhėtim nė Fierin e afėrt dhe tė largėt
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-01-2011, 11:16 AM
  2. Dokumentet qė duhen pėr udhėtim nė shengen, pas liberalizimit tė vizave
    Nga ardona nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-2010, 01:57 PM
  3. Oda e Burrave (E ndaluar per femra)!
    Nga medlina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 01:03 PM
  4. Dashuri e ndaluar
    Nga eperhitura nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-10-2009, 01:40 PM
  5. Udhetim me shpejt se drita?
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 11:48 AM