Mesazhi origjinal i postuar nga
catemidleton
mmmmmmmmmmm...pyetje teper e goditur sidomos per ditet e sotme...
ZILIA....
mund te arrije deri aty sa njerezit duke pare qe ti ben nje jete me te mire se ta dhe ke me teper mundesi per t'u argetuar,per te shijuar jeten apo ke me teper gjera materiale te shohin me perbuzje, me neveri,madje dhe shpeshhere te vene ne pah ate qe ata pretendojne se kane me shume se ty.
per mua keta persona jane thjesht shpirtngushte dhe nuk kane me asnje vlere ne personalitetin e tyre.
sinqerisht me vjen keq qe e them,por tani po e njoh boten e vertete...ate bote e cila eshte reale dhe jo e shtirur pasi njerezit ne ditete e sotme jane vertete teper ziliqar dhe nuk duan te te shohin me lart se vetja e tyre.
personalisht nuk kam zili ndonje ne vecanti pasi per fat te mire posedoj pervec se nje familje te mrekullueshme (dhe per kete falenderoj zotin cdo sek qe kalon)dhe nje jete mjaftueshem te mire do thoja qe nuk me mungon argetimi apo dhe ndonje gje materiale qe per shume njerez eshte luks.dhe fakti tjeter eshte se mua do me pelqente shume dhe nuk do e shikoja me zili nje mikun\miken,kushuririn apo kushuriren apo ku ta di une qe ata te benin nje jete me te mire se mua,sepse sinqerisht ne kete rast une ne se do te kisha nevoje do te dija kujt ti drejtohesha.
ka aq shume per te folur ketu saqe duhen faqe te tera per te treguar fakte...ngjarje...etj etj etj...
por me e rendesishmja eshte qe.....JETA VAZHDON..........
dhe le t'ju shtohet zilia ziliqareve dhe mua argetimi,momentet e lumtura,pushimet ne vendet te bukura e te mira te tjera materiale dhe shpirterore qe jane te domosdoshme.