Njė marrėveshje preliminare mes prodhuesit tė celularit tė popullarizuar BlackBerry dhe Arabisė Saudite, pėr tė cilėn qeveria e kėtij vendi thotė se u garanton njė lloj qasje tek tė dhėnat e pėrdoruesve, do tė evitojė bllokimin e celularit tė lartpėrmendur nė kėtė shtet.

Kjo marrėveshje pėrfshin vendosjen e njė serveri tė BlackBerry nė brendi tė Arabisė Saudite, kanė bėrė tė ditur zyrtarė tė rregullatorit tė telekomit tė Arabisė Saudite, dhe sipas tė gjitha gjasave kjo do t’i mundėsojė qeverisė tė monitorojė mesazhet dhe tė shuaj frikėn e zyrtarėve se shėrbimi mund tė pėrdoret pėr qėllime kriminale.

Bandar al-Mohammed, njė zyrtar pranė Saudi Communications dhe Information Technology Commision, tha pėr Associated Press se krijuesi i BlackBerry, Research in Motion Ltd. ka shprehur “qėllimet”, e saja pėr tė vendosur njė server nė brendi tė Arabisė Saudite.

Edhe pse RIM enkripton postėn elektronike, marrėveshja do t’i mundėsojė Arabisė Saudite hapjen e mesazheve, tha Bruce Schneier njė autorė dhe shef oficer teknologjik i sigurisė pranė operatorit Britanik tė telekomunikimit, BT.

RIM me kėtė rast mund tė vendos njė precedent botėror rreth asaj sesi kompanitė teknologjike dhe qeveritė bashkėpunojnė mes vete. Njė numėr i shteteve shohin pajisjen si njė kėrcėnim sigurie pėr shkak tė informatave tė enkriptuara qė dėrgohen nė to dhe tė cilat janė aq tė vėshtira, tė mos themi tė pamundura, pėr qeveritė lokale qė tė monitorohen kur kalojnė pėrmes serverėve tė shtėpisė.

Zyrtarė tė Arabisė Saudite janė shprehur tė frikėsuar se shėrbimi mund tė pėrdoret nga grupet militante pėr tė evituar detektimin. India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanė shprehur gjithashtu tė njėjtin lloj shqetėsimi.

Por posta elektronike (e-mail) e dėrguar pėrmes pėrdoruesve tė BlackBerry enkriptohet vetėm kur kalojnė pėrmes celularėve dhe serverėve tė kompanisė, tha Schneier. Brenda serverit, mesazhet duhet tė jenė tė paenkriptuara pėr tu organizuar dhe shpėrndarė.