Receta Gatimi

Njė ekzekutiv i lartė i Apple largohet “me dėshirė” nga puna


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Njė ekzekutiv i lartė i Apple largohet “me dėshirė” nga puna


    Ekzekutivi i lartė i Apple pėr inxhinierinė e iPhone dhe pėrgjegjėsi pėr dizajnin inovativ (problematik) tė antenės nė iPhone 4, Mark Papermaster ėshtė larguar nga kompania nė fjalė.

    Nuk ėshtė ende e qartė nėse z. Papermaster ėshtė larguar me dėshirė apo me zor, ndėrsa deri mė tani vetėm njė zėdhėnės i Apple Steve Dowling, konfirmoi se Papermaster ėshtė larguar dhe vendin e tij do ta zė zėvendės presidenti i lartė i inxhinieringut tė Macintosh Bob Mansfield.

    z. Mansfield veēse pėrcjellė disa teknologji qė janė pjesė tė iPhone, duke pėrfshirė ēipin A4, ekranin Retina dhe ekranet e ndjeshme nė prekje, tha zėdhėnėsi.

    Papermaster ka arritur tek Apple nė vitin 2008, pasi njė beteje mes IBM dhe kėsaj kompanie, ku personi nė fjalė kishte punuar mbi 25 vjet dhe kishte arritur deri nė nivelet mė tė larta tė menaxhimit. IBM paditi Papermaster nė gjykatė federale nė njė tentim pėr tė parandaluar bashkimin e tij me Apple, duke thėnė se ai ka nėnshkruar njė marrėveshje pėr moskonkrurencė. Palėt u pajtuan pasi Papermaster dėshmoi nė gjykatė se ai nuk ka shpalosur asnjė sekret tregtar.

    Kur Steve Jobs prezantoi iPhone 4, ai ngriti lartė dizajnin e antenės, qė ėshtė e ndėrtuar nė njė shirit metalik qė sillet rreth celularit. Por pothuajse menjėherė pas paraqitjes nė shitje tė iPhone 4 konsumatorėt filluan tė ankohen se kur po prekin njė pikė nė pjesėn e poshtme tė majtė tė pajisjes, valėt do tė bien nė mėnyrė drastike, dhe nė disa raste mund tė shkaktohet edhe humbja e thirrjeve.

    Apple u pėrgjigj jashtėzakonisht dobėt para publikut dhe bėri njė rrėmujė. Sė pari kjo kompani u rekomandoi pėrdoruesve qė ta mbanė celularin nė njė mėnyrė qė eviton kontaktin me pjesėn e poshtme tė majtė tė pajisjes. Mė pas kompania tha se ka gjetur njė problem me softuerin qė ndėrlidhet me matėsin e sinjalit. E tani pėr t’ia vėnė kapakun dhe pėr tė skuqur veten kompania doli dhe tha se problemi nuk ka tė bėjė vetėm me iPhone 4, por edhe me modele mė tė hershme. Gjersa Apple arnoi disi problemin, ankesat pėr antenėn vazhduan.

    Pasi Consumer Reports vuri njė theksim tė veēantė nė problemin dhe tha se nuk do ta rekomandojė iPhone 4, Apple thirri njė konferencė pėr media me 16 korrik ku z. Jobs montoi njė mbrojtje pasiononte ndaj pajisjes. Ai u shpreh se tė gjithė smartphonėt tjerė kanė probleme tė ngjashme dhe kur kapen nė njėfarė mėnyre nė grusht edhe ata humbin valėt, por ky supozim u sfidua nga shumė konkurrent tė Apple.

    Pėr tė vendosur problemin prapa shpinės Jobs ofroi mbėshtjellės pa pagesė pėr konsumatorėt e iPhone 4, tė cilėt duke izoluar antenėn nga prekja zgjidhnin problemin. Mė pas Jobs tha se iPhone 4 ishte produkti mė i suksesshėm nė histori tė Apple, dhe se ankesat e konsumatorėve ishin minimale. Ndėrsa akuzoi mediat se po e zmadhojnė problemin.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Mund ti kene bere dhe presion! Ka shume mundesi...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kam deshire te bej dashuri me...
    Nga ReniX nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 472
    Postimi i Fundit: 13-01-2013, 02:01 AM
  2. Deshire...
    Nga max77 nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 12-03-2012, 06:46 PM
  3. Akuzuesja e ish shefit ekzekutiv tė HP-sė, paraqitet nė skenė
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2010, 04:10 PM
  4. Largohet nga puna shkaku i shkronjave tė mėdha nė e-maila
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2009, 07:13 PM
  5. Largohet nga puna, vetevaret 20-vjecari.
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 09:36 PM